Kush do t’i mbrojë banorët e Karaçevës?! - Bota Sot
Kush do t’i mbrojë banorët e Karaçevës?!

Opinione

Kush do t’i mbrojë banorët e Karaçevës?!

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:31
Xhandarmëria serbe në territorin e Kosovës

Tre liderët e Kosovës,kryetari Hashim Thaçi, kryekuvendarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Abdullah Hoti, sot me urgjencë është dashur të shkojnë në Karaçevë, ku do t'i takonin dhe bisedonin me banorët e këtij fshati, lidhur me atë se çfarë ndodhi të premten kur xhandarmëria serbe shetiste pa therrë në këmbë në Karaçevë të Kamenicës.

Kumt i hidhur nga ky fshat. Sepse, në gjithë këtë situatë të nderë nuk mjafton vetëm të dërdëlliset nga Prishtina se: "E njoftuam KFOR-in për Karaçevën, nuk hasëm në ushtri serbe" (Rashit Qalaj,drejtor i Policisë së Kosovës), apo: "Po presim informacionet e sakta nga KFOR-i (Anton Quni, ministër i Mbrojtjes), si dhe: "Do të veprojmë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës" (Abdullah Hoti, kryeministër i Kosovës). A mjaftojnë këto deklerata të këtyre zyrtarëve të lartë për banorët karaçevas

Me siguri se jo.

Ndaj,ata të mllefosur me këtë gjendje u kanë dërguar "selam" kryeparësisë së vendit: "Na mbroni ose do t'i mbrojmë vet tokat tona". Porosia është e qartë për ata që marrin vesh. Edhe çka pritet të ndodhë tjetër në Kosovë që pushtetarët tanë të reagojnë? A të vijnë xhandarët serbë edhe në Prishtinë?! Si duket, pushtetarëve tanë nuk u bëhet vonë për hyrjen xhandarmërisë serbe në Kosovë.

Mjerë populli që ju ka dhe që ju ka zgjedhë!

Kupa është mbushur dhe po derdhet. Sepse, nuk është kjo hera e parë që trupat ushtarake sebe hyjnë në territorin e Kosovës, konkretisht në Karaçevë.

Krejt në fund, po të mbahej sot ndonjë tubim në Karaçevë ku do të bëhej përurimi i ndonjë objekti, e ku nuk do mungonin pijet e freskëta dhe tepsijat me mish qengji, me siguri se kasta pushtetare e Kosovës do të shkonte në Karaçevë madje edhe në këmbë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat