Xhandarmëria serbe, po hyn në territorin e Republikës, ku jeni strukur ju, të mjerë!... - Bota Sot
Xhandarmëria serbe, po hyn në territorin e Republikës, ku jeni strukur ju, të mjerë!...

Opinione

Xhandarmëria serbe, po hyn në territorin e Republikës, ku jeni strukur ju, të mjerë!...

Nga: Petrit Dibrani Më: 9 gusht 2020 Në ora: 08:40
Petrit Dibrani

Ju të mjerë zyrtarë shtetëror, lider të subjekteve politike, tani s’është momenti për mocion, mos të flasim për zgjedhje, o MUJSHAR!...

Xhandarmëria serbe, po hyn në territorin e Republikës, ku jeni strukur ju, të mjerë!...

Edhe pse KFOR - është, përgjegjës për siguri në tërë, territorin e Republikës, ju të mjerë MUJSHAR, duhet të reagoni, si një trup i vetëm.

O Mujshar, xhandarmëria e shkijeve, po frikëson me qëllim të caktuar, qytetarët e Republikës, kuptoni o MUJSHAR, as që duhet të mendohet për mocion, apo rrëzimin e qeverisë, kur kriminelët serb frikësojnë qytetarët e Republikës, kthjelluni....!

As që duhet të mendohet, për mocion e lëre më për rrëzimin e qeverisë, kriminelët na kanë hy, në Republikën tonë të përbashkët, kuptoni.

Edhe pse KFOR, është!..

KFOR - Përgjegjës, për sigurinë e përgjithshme, të Republikës së Kosovës!

KFOR - janë një trupë ndërkombëtare e armatosur, formuar nga bashkësia ndërkombëtare, pas luftës në Kosovë, me qëllim të sigurimit të armatosur të Kosovës.

Formimi i kësaj trupe nën komandën e NATO - s është thirrur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara më 10 qershor 1999 në rezolutën 1244 me qëllim të krijimit të një hapësire të sigurt për kthimin e të dëbuarve të luftës.

Qendra komanduese e trupave gjendet në, kryeqytetin e Kosovës Prishtinë. Në vitin 1999 trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi ushtarake, prej 50,000 ushtarakëve. Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5,565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.

Ne jemi shtet, duhet - duhet si shtet menjëherë të reagojmë, kuptoni o ju Mujshar...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat