Këta politikanë, shumë i duroj kjo tokë?! - Bota Sot
Këta politikanë, shumë i duroj kjo tokë?!

Opinione

Këta politikanë, shumë i duroj kjo tokë?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:03
Skënder Mulliqi

Çka është, këtu është. Dhe, shumë pyetje të cilat janë të rëndësisë publike, edhe kërkojnë përgjigje adekuate publike. Sa na është koklavitur skena politike, zor është edhe të jepen përgjigjet, por ndoshta deri diku. Mjetet e informimit gjatë këtyre viteve Kanë pasur shumë punë. Kanë pasur shumë ngjarje të rëndësishme, shumë ndodhi, e shumë fenomene negative të cilat e goditën Kosovën e pas luftës. Madje ndodhën edhe vrasje për motive politike. Liritë elementare dhe të drejtat e qytetarëve ende nuk janë të nivelit të dëshiruar. Unë për vete dëshirojë që të gjithë popujt e botës edhe populli im ti kenë të drejtat që u takojnë më konventa ndërkombëtare. Kohët dhe rrethanat historike na kanë pru deri këtu ku jemi. Në kontestin historikë shumë pak kemi ndryshuar nga logjika e vjetër e të menduarit.

Kosova erdhi deri të liria pas shumë viteve dhe pas shumë sakrificave njerëzore e materiale. Qysh kur u organizuan shkollat paralele dhe filluan përgatitjet për luftë, si dhe kur për president te Kosovës, u zgjedhë dr. Ibrahim Rugova, më duket mua së është zgjedhur problemi i Republikës. Por, problemi i të bërjes shtet si duhet nuk është zgjidhur ende! Kjo nuk po behët së presidenti ndërrojë jetë në vitin 2006. Vdekja e Rugovës la zbrazëtirë të madhe në jetën politike të Kosovës. Nuk pati kush e zëvendëson në mënyrë të denjë. Këta që u ngjitën në pushtet pas tij, nuk e kanë dijen, e as vullnetin politike të punojnë mirë.

Dhe, kështu erdhëm ku erdhëm më 100 adalete në një fazë që të luftojmë për jetë a vdekje. Për jetë a vdekje të Kosovës si shtet , dhe të luftojmë për një jetë më të mirë, se shumica që janë duke jetuar! Kur shtyhet diçka më zor, edhe me zor rregullohen punët .Kosovën në këtë dergje e prunë qeveritë që nuk punuan për interesin e qytetarëve, por punuan për interesin e pushtetarëve. Pushtetin e humbën më votë të lirë, por këtë pushtet të humbur e kthyen më qyk të zorit. U bashkuan humbësit që mos ti humbin pasuritë e kontrabanduara, që mos të humbin pozitat pushtetarë, së përfitimet po i lidhin fort njeri më tjetrin. Milionerët e politikës, nuk lanë gurë pa lëvizur që ta rrëzojnë Qeverinë e mire Kurti. Nuk ka kush që më bindë së kjo punë, u bë për të mirën e Kosovës?!

Këto ishin marifete të tyre politike, të plasuara për opinion, ishin paravan për ta kthyer pushtetin e humbur. Ama çdo ditë u paraqitën para gazetarëve, thua së ka kërcit kiameti mbi këtë tokë, pse më në fund erdh në pushtet një koalicion qeverisës, I cili vërtetë ishte shpresa e këtij populli. E morën pushtetin në mënyrë tinëzare e hileqare, së kështu do të vazhdojnë hajnit ,deri sa nuk do të kemi një revoltë qytetare për ti hequr qafe këta keqbërës të pangopshëm, që e kanë kapur shtetin fort për gryke. Cili institucion i shtetit është duke punuar mirë? Pak e hiq. Po na qesin hi syve , së punët nuk janë keq në Kosovë! Këta politikanë, shumë i duroj kjo tokë ?!E kanë zhbi Kosovën duke e plaçkitur, veç ju ka mbetur edhe më e shitur! E kanë lënë këtë popull açik të ngujuar si në burgun famëkeq të Kolldiçit!I vetmi vend ku qytetarët e saj janë mbyllur hermetikisht nga Evropa e Civilizuar! Kohën e fundit është duke na qitë fare pandemia, e këta kanë mbetur duke bërë sehir!

Kanë mbetur duke I numëruar viktimat e virusit pa bërë gati asgjë. Çdo ngjarje politike po e shfrytëzojnë për marketing politik ,po e shfrytëzojnë për ta zhvendosur vëmendjen e qytetarëve nga problemet që po vlojnë. E kanë shndërruar Parlamentin në “Klub të Cirkut”, dhe atë qëllimisht. E kanë okupuar shumë hapësirën informative pikërisht për arritjen e qëllimeve të tyre?! Me shpallë konkurs , nuk kishim gjetur ma klasë hileqare politike. Edhe rastin e fundit të hyrjes të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, po e shfrytëzojnë që edhe disa ditë të zhvendosët vëmendja në këtë temë?! Pak e hiq dert e patën së po na cenohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës…?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat