Kriza e koronës po e çon Turqinë në një humnerë ekonomike. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, po përdor mjete gjithnjë e më radikale, për t´i mbajtur nën thundër bashkatdhetarët. Metodat e tij mund të arrijnë në largimin e plotë të Turqisë nga një shtet modern.
Kur Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ripërcaktoi monumentin legjendar, Hagia Sophia në Stamboll, në një xhami në fund të korrikut dhe 350,000 turq u gjunjëzuan në lutje përpara ndërtesës 15-shekullore, erdhi momenti kur Turqia i tha lamtumirën modernitetit. Ali Erbas, kreu i zyrës fetare turke Diyanet, mburri me kokën lartë, në Hagia Sophia kryetarin Erdogan.
Me një shpatë në dorë, mantelin e gjatë dhe vathën e ngadaltë, ai pothuajse të kujtonte kreun e milicisë terroriste të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi, kur ai shpalli kalifatin në Mosul në 2014.
Erbas madje përdori tonin e islamistëve fanatikë kur ai bëri kërcënime të errëta kundër themeluesit të shtetit turk Mustafa Kemal Ataturk në predikimin e tij.
Por Ataturk e çoi vendin në modernitet laik në 1923 dhe e shndërroi Hagia Sophia nga një xhami në një muze.
Presidenti Erdogan që më parë kishte deklaruar se ceremonia do të ishte triumfi i Islamit dhe një fitore kombëtare mbi Perëndimin.
Në të njëjtën kohë, ishte një alarm beteje në Detin Egje.Të shoqëruar nga avionët luftarakë, Erdogan lejon të shoqëroi deri në 18 anije luftarake për të kërkuar gaz natyror pranë ishullit Grek të Kastellorizo. Greqia u përgjigj duke mobilizuar flotën e saj. Nuk mungonte shumë, që vendet e NATO-s të qëllonin ndaj njëri-tjetrit. Kancelarja Angela Merkel ndërmjetësoi. Por, derisa Marina amerikane dërgoi një aeroplanbartëse në Mesdheun lindor, Erdogan tërhoqi anijet e tij
Erdogan lufton kundër humbjes së pushtetit
Të dyja këto ngjarje kanë përqëndruar vëmendjen e botës drejt Turqisë. Menjëherë nga perëndimi kritikat u intensifikuan masivisht drejt Ankarasë. Por provokimi i një trazire të tillë, larg vendit të tij, është shumë i mirëpritur për autokratin Erdogan, sepse ai mund ta portretizojë "si armiqësi ndaj popullit turk" dhe kështu opinionin publik ta ketë pas tij, thotë kryeredaktori i portalit të lajmeve turke nga mërgimi Ahvalnews, Yavuz Baydar. "Erdogan është e qartë, është i mbrojtur për momentin, por në një mënyrë ndodhet në defanzivë, prandaj kjo e bënë ate jashtëzakonisht agresiv. Për momentin Erdogan gjithçka bënë për të stabilizuar forcën e tij shkatërruese ".
Kreu i shtetit është i njohur për armatosjen e tij kundër të gjitha kërcënimeve të imagjinueshme. Tre vjet më parë Erdogan bëri një sistem presidencial të prezantuar me referendum, sepse nuk dukej më i sigurt se do të mbante pushtetin në një demokraci parlamentare.
Sigurisht, tash për tash ka vetëm një kundërshtar, që ai nuk mund ta parashikonte në atë kohë: koronavirusi , i cili solli ekonominë turke, e cila edhe ashtu ishte në rënie, në prag të humnerës. Situata është serioze.
Corona zhytë AKP në krizë
Pandemia e ka goditur fort Turqinë, sepse Erdogani hezitoi për një kohë të gjatë përpara se të impononte, ndalesën për lëvizjen e lirë . Kriza rezultoi në një humbje të paparë të mbështetjes së votuesve për autokratin, AKP-në e tij, i cili ka qeverisur 18 vjet, dhe partnerin e saj të aleancës së ekstremit të djathtë MHP. Sipas sondazheve me reputacion, AKP mezi do të merrte 30 përqind të votave për momentin - një rënie prej më shumë se dhjetë pikë përqindje në krahasim me zgjedhjet parlamentare dy vjet më parë.
Erdogan ende konsiderohet politikani më i njohur në vend, por edhe sondazhet e tij po përkeqësohen vazhdimisht. Në një krahasim të drejtpërdrejtë, kundërshtarët e mundshëm nga CHP i opozitës social demokratë, kryetarët e komunave Ekrem Imamoglu nga Stambolli dhe Mansur Yavas nga Ankaraja, janë pothuajse në një paralele apo edhe përpara tij.
Erdogan duhej të zbulonte në fund të qershorit se sa e paqëndrueshme është situata. Ekipi i tij mediatik papritmas ndërpreu një debat të drejtpërdrejtë me të rinjtë e zgjedhur në YouTube pasi shikuesit e rinj kishin klikuar në qindra mijëra herë në butonin "Nuk më pëlqen". Në fakt, sondazhet e opinioneve tregojnë se kreu i shtetit po humb në mënyrë dramatike, aprovimin midis gjeneratës Z të rinjtë, të dhënë pas internetit, sepse ai nuk ka përgjigje për problemet e tyre siç janë, papunësia e lartë e të rinjve.
Edhe nëse dhëndri i tij dhe ministri i financave të Erdoganit Berat Albayrak, vazhdimisht shfaqen para kamerave dhe premton rritje pozitive ekonomike, faktet vërtetojnë të kundërtën: Prodhimi industrial ka rënë me 31 përqind. Në fillim të javës, lira u ul në nivelin e saj historikisht më të ulët kundrejt euros. Turizmi si pjesë e ekonomisë jetësor turke, është i shtrirë për toke.
Vendet e tjera janë fajtore për dështimin ekonomik
Papunësia ishte 12.8 përqind në prill dhe preku 3.8 milion njerëz - zyrtarisht. Federata sindikale Disk vlerëson numrin aktual në 17.7 milion. Disa ekonomistë madje besojnë se Turqia është në prag të falimentimit kombëtar.
Në rast nevoje, populistët organizojnë manovra të shumta diversionare, si gjithmonë kur ndodhen nën presion. Qeveria e tij rrit shpenzimet publike dhe fajëson vendet e huaja "të fshehta" për rrëzimin e lirës.
Skenari mbi Hagia Sophia është çlirimi i tij më masiv deri më sot. Ai supozohet të mobilizojë elektoratin fetar-nacionalist të AKP-së. Por ka më shumë se kaq. Erdogan kishte planifikuar me dashje shfaqjen e konvertimit në përvjetorin e Traktatit të Paqes në Lozanë të vitit 1923, me të cilin themeluesi i shtetit Ataturk, siguroi kufijtë e vendit pas rënies së Perandorisë Osmane. Erdogan dëshiron të rishikojë atë që ultra-nacionalistët e quajnë një marrëveshje "ngushticë". Kjo supozohet të thotë se regjimi turk nuk ndalet, në një zgjerim të jashtëm.
Retorika e luftës anti-perëndimore
Gazetari Baydar parashikon që një debat do të shpërthejë gjatë disa muajve të ardhshëm në lidhje me Traktatin e Lozanës, i cili do të stimulojë nacionalizmin dhe do të përkeqësojë polarizimin shoqëror. “Vënia në pyetje e këtij traktati dhe retorika e luftës antiperëndimore duhet të shqetësojë botën. Ky është një ndryshim radikal i paradigmës, në sistemin e koordinatave politike të Turqisë, "thotë ai. Por deri më tani, as BE dhe as SHBA nuk janë përgatitur në mënyrë strategjike për rrezikun.
Makineria propagandistike e Erdoganit po nxehet që nga ngjarja, Hagia Sophia. Sikur të konfirmonte analogjinë e IS (Shteti Islamik), revista pro-qeveritare "Gercek Hayat" kërkoi kthimin e kalifatit në faqen e saj të parë, një ditë pas masës së lartë nacionaliste. Komentuesit afër qeverisë po kërkojnë rivendosjen e kalendarit islam dhe sistemit ligjor të Sheriatit dhe zhvendosjen e kryeqytetit përsëri në Stamboll. Përfaqësuesit e pakicave etnike dhe fetare si kurdët, armenët dhe Alevitët, tashmë kanë frikë nga një valë dhune.
"Erdogan nuk do të shkojë vullnetarisht"
Në një fjalim shumë emocionues, Erdogan deklaroi se Turqia po sulmohej nga e gjithë bota. Rihapja e Hagia Sophia si xhami ishte vetëm fillimi i luftimeve, "me ndihmën e Zotit", "Turqia e fuqishme do të kapërcejë të gjitha sfidat". Ai premtoi se do të "përfundojë punën".
Në të njëjtën kohë, autokrati po intensifikon shtypjen e mediave dhe opozitës. Për disa javë tani, forcat e sigurisë kanë arrestuar në mënyrë të konsiderueshme më shumë njerëz, mbi të gjitha politikanë, gazetarë dhe ushtarak. Për të parandaluar shpërndarjen e informacionit të pavarur, Erdogan gjithashtu kërcënoi të mërkurën mediat sociale: Facebook , Twitter dhe Co. janë duke u censuruar dhe do të ndëshkohen me gjobë masive për mosbindje. Komentuesit turq i shohin masat si përgatitje për zgjedhje të parakohshme.
Po sikur të mos funksionojë asnjë prej kësaj? Tsunami i krizës tani po shqetëson edhe menaxherin me përvojë të konfliktit Erdogan. Me sa duket ai po përgatitet për trazira të reja në Turqi. Shumica e qeverisë në parlament vendosi në mes të qershorit të pajisë me armë zjarri deri në 30,000 policë ndihmës. Opozita flet për një "milici private paramilitare". "Erdogan nuk do të shkojë vullnetarisht," thotë eksperti nga Esseni – Gjermani, për Turqi Burak Copur. "Nëse Erdoganit frenat nuk ia heqin nga dora, ky mjeshtër i gjenerimit të krizave do ta polarizojë dhe destabilizojë vendin më tej, në mënyrë që njerëzit ta ri-zgjedhin atë."
Nëse kjo nuk funksionon, Plani C është ende në vend.
Opozita CHP zbuloi kohët e fundit se klani i kreut të shtetit duket se po transferon asetet publike në Fondacionin „Turken“ të lidhur në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 90 milion dollarë amerikanë thuhet se kanë hyrë për të financuar një rrokaqiell në Nju Jork dhe për të blerë një pjesë të tokës që i përket legjendës së boksit, Muhamed Ali. "Ata blenë fermën e Muhamed Aliut në Michigan, sepse e dinë që do të shkojnë në SHBA, nëse koha ndryshon", tha udhëheqësi i opozitës Kemal Kilicdaroglu. "Kjo është aty ku ata përqendrojnë pasuritë e tyre."
Autori, Frank Nordhausen - nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja