Xhamahiria e Ballkanit, para okupimit nga Serbia

Opinione

Xhamahiria e Ballkanit, para okupimit nga Serbia

Nga: Gani Qarri Më: 9 gusht 2020 Në ora: 17:02
Gani Qarri

Fakti se Amerika, Evropa dhe e gjithë bota janë lodhur më tepër se ç`duhet, me turko-arabizimin e vazhdueshëm të vendit tonë, islamizimin arkaik dhe kthimin sistematik të Kosovës, në xhamahiri islamike, kjo më nuk do asnjë koment.

Forma e sundimit të veçantë banditesk në kooketim të ngushtë me organizata të dyshimta të radikalizmit islamik dhe organizimit mafioz të pushtetit, të preferuara nga kasta e politikbërësve kuisling, të shitur e të degjeneruar politik, po i kushton Kosovës me dështim të plotë në shtetbërje dhe riokupim nga Serbia.

Mbulimi nga shqipfolësit e arabizuar me xhami edhe në kohë pandemie,të këtij shteti të vogël, të çliruar nga NATO dhe BE, të cilët jo vetëm se i kanë dhënë krejt pamje tjetër Kosovës, por pothuajse gati e kanë kthyer, në një xhamahiri tipike arabe këtë vend në midis të Evropës, me të drejtë, po bëhet gjithnjë e më ironik e i pakuptueshëm, për të gjitha vendet euroatlantike.

Tjetërsimi i popullit dhe vendit tonë nga evropian, në turko-islamik, jo vetëm se është shndërruar në akt shumë poshtëruese për shqiptarët autokton por i ka vënë edhe SHBA-të, BE-në dhe Bashkësinë Ndërkombëtare nën dilemën e deritanishme më të madhe dhe presion të paparë, se ç`popull dhe vend kanë çliruar ata, nga pushtimi i një shteti të krishterë.

Bota nuk dëshiron, nga një shtet i çliruar prej saj, krijimin e një xhamahirie arabe në zemër të Evropës!

Ndaj argumentet më trishtuese se Kosova o duhet të ndalojë menjëherë me çmenduritë e turko-arabizimit masiv të popullit dhe territorit të saj, ose brenda pak orësh mund ta kemi përsëri ushtrinë dhe policinë pushtuese të Serbisë në derë, sinjalizuan të paktën dy herë brenda kësaj jave, vendin tonë.

Ishin dy ngjarje të „vogla“ në dukje të parë, por mjaft të rrezikshme dhe me domethënie të mëdha, të cilat erdhën brenda vetëm pesë ditësh të të njejtës javë, që fillimisht, ndoshta vetëm sinjalizojnë, por së shpejti mund të kthehen edhe në kërcënim serioz për ekzistencën e mëtejme të shtetit tonë të brishtë, të cilat popullit dhe pushtetarëve të Kosovës, po ua bëjnë publikisht me dije, se ose ejani përfundimisht në vete, ose Bota, shpejt mund të na kthej shpinën dhe të na lë vetëm, në përballje me Serbinë.

E para ndodhi kur ushtria serbe me pajisje luftarake, në mbasditën e dy gushtit hoqi flamurin kombëtar shqiptar nga Ujmani.

Ndërsa pa kaluar as 5 ditë të plota, me 7 gusht edhe një grup tjetër ushtarësh serb të armatosur deri në dhëmbë me armë të gjata dhe helmeta, pa pik droje as frike, u futën në pikë të ditës, në anën tjetër të Kosovës, në Karaqevë të Kamenicës dhe pas një shëtitje me komoditet, bashkë me tufën e qenve që kishin marrë me vete, dolën pa therrë në këmbë, në territorin e Serbisë.

Për tu bërë kjo ngjarje edhe më tragjikomike, përderisa pehlivanët e Drenicës, me metodën e rafinuar të tkurrjes së hartave të ri vizatuara të vendit, u falnin mijëra hektar tokë të Kosovës, FYROM-it dhe Malit të Zi, pas propozimit të të parit të Gjilanit, Ljutfija Haziri për ndryshimin e kufijve me Serbinë, Ramush Haradinaj partia e të cilit është në koalicion me partinë e Lutës, doli në vend të ngjarjes, i cili i pa aftë për të vizatuar harta, nisi ta maste me hapa, se sa territor “duhej” ti falej shtetit pushtues serb edhe në Karaqevë, pasi që Hashimi ka kohë që ia ka falur Veriun e Kosovës, Serbisë.

Këtë e dëshmoi Serbia edhe me 2 gusht, kur tregoi se ajo nuk duron të shihet as për disa orë atje, qoftë edhe një flamur i vetëm shqiptar, i vendosur fshehurazi në shkëmbinj mali të asaj pjese të territorit tonë.

Ndaj çdo arsyetim dhe dhënie kahe tjetër këtij problemi, është vetëm përpjekje për kamuflim dhe mbajtjen e popullit të Kosovës edhe më tej në gjumë të rëndë, derisa ujqit grabitqar serb, kanë filluar ti hanë dhe rrumbullakësojnë pjesët më të vlershme të trupit të Kosovës, ndërsa ne, njëjtë si te përralla e gomarit, kur ajo që i ndodhte në realitet, edhe ai dëshironte të ishte ëndërr, vazhdojmë të flemë aq të qetë dhe pa e prishur fare terezinë e gjumit tonë të rëndë.

Fakti se ndërhyrja e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, nuk kishte të bënte me kurrfarë patrullimi të sinkronizuar me NATO-n, e dëshmoi edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila ka sqaruar se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë fare patrullim i sinkronizuar, por patrullim me Serbinë, për të cilin nuk ka askush mandat e as autorizim.

Por përkundër të gjithave sa ndodhin, për pushtetarët e shitur e të degjeneruar deri në gërdi, të cilët edhe nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit vazhdojnë të qendrojnë në maje të shtetit dhe një pjese të shkalluar të popullsisë shqipfolëse, kjo as që ka fare rëndësi, për ata mjafton që të vazhdojë ndërtimi i sa më shumë xhamive dhe Kosova të kthehet sa më shpejt në xhamahiri islamike, në mënyrë që Amerika dhe bota të ikin prej nesh dhe Kosovën ta pushtojë sa më parë Serbia.

Madje të pa aftë që të mbajnë shtet as të sigurojnë vende pune për të rinjtë e këtij vendi, banda e politik bërësve, totalisht të dështuar dhe të urryer nga i gjithë populli i Kosovës, në vend të përurimit qoftë edhe të një fabrike të vetme në vend, ata urojnë "muslimanët" për ndërtimin e xhamisë së njëmijtë, derisa shteti vijon të zbrazet në vijimësi nga shqiptarët....

Kasta e renegatëve të bastarduar aktual politik, që tash e sa vite, mbajnë me forcë të uzurpuar çdo pore të shtetit, as që lodhen fare, se pikërisht islamizimi brutal i vendit dhe kthimi i Kosovës në xhamahiri të trishtë islamike, po bëhet shkak që përfundimisht bota t`ua kthejë shpinën shqiptarëve, republika jonë të mos ekzistojë më si shtet i lirë e i pavarur dhe Kosova të bie serish nën okupimin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat