Përpos Pikëkalimit kufitar Hani i Elezit me Republikën e Maqedonisë, është edhe kalimi kufitar Glloboçica.

Opinione

Përpos Pikëkalimit kufitar Hani i Elezit me Republikën e Maqedonisë, është edhe kalimi kufitar Glloboçica.

Nga: Irfan Luma Më: 10 gusht 2020 Në ora: 12:54
Përpos Pikëkalimit kufitar Hani i Elezit me Republikën e Maqedonisë, është edhe kalimi kufitar Glloboçica.

Pikekalimi kufitar Glloboçica gjendet ne kilometrin e 68 te magjistrales Prishtine – Tetove dhe neper këtë pikekalim kufitar është i autorizuar vetëm kalimi i automjeteve dhe autobusëve me pasagjere me ç’rast lejohet edhe zhdoganimi i mallrave qe këta udhëtarë i bartin me vete, por është e ndaluar me udhëzim administrativ kalimi i maunave me mallra komerciale dhe zhdoganimi i tyre, kjo për shkak te infrastrukturës momentale.

Ne baze te strukturës organizative te Shërbimit Doganor, ky pikekalim kufitar konsiderohet ne kuadër te degës doganore te Hanit te Elezit, orari i punës ne këtë pikekalim kufitar është 24 ore

Sikur ne shumicën e pikekalimeve kufitare te Republikës se Kosovës, edhe ne këtë kalim janë te montuara kamerat e sistemit CCTV për monitorimin e lëvizjeve gjate 24 orëve.

Kështu shkruan në faqen zyrtare të Doganës së Kosovës, mirëpo në fakt po bëhen pesë muaj që kur ky vendkalim kufitar është mbyllur me arsyetimin për ndalimin e përhapjes të Korona Virusit që nga data e 14 marsit të këtij viti dhe si duket vetëm dryri i mungon!E keqja më e madhe është se askush nuk di të thotë se kush e mbylli dhe kush duhet të marrë vendim për t'a hapur?! As edhe protestat e banorëve të këtij fshati organizuar më datë 7 Korrik të këtij viti, nuk patën efekt për sensibilizimin e ketij problemi. Veshët e organeve kompetente mbetën të shurdhër,ndërsa glloboçicasit dhe banorët e fshatrave përreth vazhdojnë të ngelen në karantinën kolektive! Pothuajse tashmë edhe shpresat i kanë humbur dhe thonë: athua si do t'i bëhet halli mbijetesës pa punë dhe para? sepse pjesa dërmuese e punëtoreve të këtij katundi kanë punuar më parë në Tetovë dhe rrethinë e saj!Nuk janë vetëm banorët e kësaj ane, pothuajse s'kaloj ditë që të mos vijnë makina  që destinacion e kanë Tetovën?!
Për të qenë paradoksi edhe më i madh komplet stafi i pikë kalimit kufitar në anën e shtetit të Kosovës është për çdo  ditë në vendet e punës ,ndërsa pala maqedonase as që e ka mbyllur zyrtarisht vendkalim kufitar Jazhincë.

Kjo pikë kufitare e cila nuk është mbyllur edhe gjatë kohës së luftës ja që u mbyll në kohë paqeje bashkë me të po shuhen edhe shpresat e këtyre banorëve se edhe mund të gjendet një ilaç opo vaksinë jo vetëm për virusin por për funksionimin e këtij vendkalimi kufitar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat