Thaçi dhe hezitimi i tij për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme ?!

Opinione

Thaçi dhe hezitimi i tij për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme ?!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:06
Sherif Ramabaja

Kurti na ishte njëherë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, po presidenti Thaçi nuk flinte i qetë, duke thur plane, si ta rrëzonte nga pushteti.

Duke mbetur peng i absurditetit të tij, Thaçi paraqiste propozime, që tek qytetarët ngjallnin pasiguri dhe frikë. Shpesh mendohej, i ka presidenti të gjitha në kokë.

Një propozim absurd i tij ishte kur ftonte popullin, për mosbindje qytetare, ndaj vendimeve të qeverisë.

Masat për mbrojtje ndaj pandemisë i quante, kufizim të lirive ndaj qytetarëve. Akoma nuk ishin më shumë se 20 veta të infektuar, kurse Thaçi kërkonte me ngulm shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Kjo dëshmonte se presidenti i Kosovës nuk e kishte hallin te qytetarët dhe pandemia, po si ta rrëzonte Kurtin nga pushteti.

Netët pa gjumë që i kishte kaluar duke thurur plane tinëzare, me shfaqjen e pandemisë mendoi se i erdh momenti për të vepruar.

Me shpejtësi prandaj reagoi, pa zgjidhur mjete t´i realizoi objektivat e tij djallëzore.

Kur më në fund Thaçi së bashku me Isa Mustafën ia arritën qëllimit dhe qeverinë Kurti e rrëzuan nga pushteti, u lehtësuan sikur t´ishin liruar nga barra më e rëndë, të cilën e bartnin në shpinë.

Këto ditë nga pandemia në Kosovë po vdesin deri në 16 veta në dite, kurse presidenti Thaçi s´po dëgjohet që po cek, të drejta të qytetarëve, cenim të lirive të tyre, apo Gjendje të Jashtëzakonshme.

Kjo vetëm po e vërteton bindjen se presidenti i Kosovës së bashku me Isa Mustafën, nuk e kishte hallin te qytetarët, as te mbrojtja e tyre. Gjithëçka që u interesonte, ishin planet e tyre personale të mosdurimit ndaj Albin Kurtit.

Tash pengesa më e madhe ndaj planeve të Thaçit është paraqitur Gjykata Speciale, të cilën vetë, e ka krijuar, po populli thotë : Më mirë se ia përgaditë veti kurthën, s´ta përgaditë askush.

Ne nuk na mbetet tjetër përpos të shpresojmë që presidenti Thaçi, i cili qe 20 vjet po e mban pushtetin sikurse Putini, Erdogani, Rama e Vucici, Lukasenko etj. ta kuptoi njëherë, se shteti nuk është pronë private e tij.

Është me rëndësi që Thaçi të zbres në tokë dhe të shikoi, pse Kosova nuk ka shtresë të mesme, po vetëm të pasur dhe të varfër.

Shtresa e pasur janë pushtetarët milionera, shtresa e mesme do të mund të quheshin vetëm deputetët, po që edhe prej tyre ka milionerë, të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Mbetet shtresa tjetër, populli i varfër dhe armata e të papunëve, të dëshpëruarit, të uriturit dhe të pa shpresët, potencialët për t´u larguar nga Kosova, për të mos u kthyer kurr më.

Ky pra ëstë bilanci i juaj dhe udhëheqëve të deritashëm tragjik njëzetvjeqar i qeverisjes së shtetit.

Ju mund të ankoheni se ka edhe gjëra pozitive. Ndryshimi është i madh pas luftës, thoni ju shpesh.

Keni të drejtë, po ai ndryshim vërehet vetëm te klasa e juaj, të pasurit. Keni ndërtuar rrugë dhe keni përfituar miliona prej tyre.

Keni ndërtuar xhami dhe po ndërtoni akoma që rininë ta orientoni aty, sepse kështu po kërkojnë punëdhënësit dhe donatërët e juaj.

Rinisë ia keni fshirë trurin dhe ua keni dhuruar lirinë fetare, në vend se të investoni në arsim, t´i orientoni dhe t´i përgaditni për shekullin industrial 4.0, sikurse bota perendimore. Perspektiva do të dukej ndryshe, nga ajo që ju dhe klasa e juaj politike e prezentoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat