Serbia për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Opinione

Serbia për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Nga: Skënder Karaçica Më: 10 gusht 2020 Në ora: 15:40
Skënder Karaçica

Nis fushata ‘Serbët për Trumpin’

Në Çikago jeton kumuniteti më i madh i diasporës serbe, që, nëpër vite ishte një zë përmes nëntokës për çështjen e (njëfarë)Jugosllavie dhe për forcimin e Serbisë.

Shteti i Serbisë është aleat i Rusisë së Putinit, ndërsa me njërën këmbë po mundohet të mbajë karshi Amerikës, për gjoja njëfarë(miqësie) e ,,dashurie,, për Amerikën(sic!).Këtë duhet pasur parasysh se, politika me buzë në gaz serbe e arrin qëllimin duke luajtur çdo guri dhe madje e kemi të njohur ,,logjistikën dhe diplomacinë ,,se shkojnë tutje për njëfarë ryshfeti më të bukurat serbe, vetëm e vetëm për të arritur qëllimin.

Kështu, në vitet Perandorisë Otomane, ata shkuan aq larg saqë disa nga pashallarët e njohur të kohës i bënë dhëndurë me të bukurat serbe në aromën e ,,luleve të miqësisë,,(sic!).

Për interesat politike dhe kundër shtetit sovran të Kosovës, regjimi i Serbisë me Aleksandër Vuçiq në Beograd ka organizuar diasporën serbe në qendër të Çikagos dhe në mbarë Amerikën me sloganin(politik-mashtrues),,Serbët për Trumpin,, që ka nisë fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale për muajin nëntor 2020.

Serbia dhe populli serb nuk janë miq të vërtetë për Amerikën! Këtë duhet bërë me dije administratës në Washington. Krejt kjo bëhet për shkak të Kosovës, duke aluduar se me (ri)zgjedhjen e presidentit Donald Trump (ia lejon Kushtetuta mandantin e dytë) në krye të shtetit të Amerikës, Serbia pas shpinës së Putinit dhe Rusisë do të bëj që administrata Trump të ,,ndryshojë qëndrimin për Kosovën,,(sic!)kështu është fund e krye kjo fushatë e Serbisë për zgjedhjet në Amerikë dhe me sloganin e diasporës ,,Serbët për Trumpin,,!

I bëhet thirrje diasporës shqiptaro-amerikane që përmes unifikimit me një zë dhe të koordinuar pranë LQSHA-së Joe DioGuardi, si dhe asociacioneve tjera kombëtare të shoqatave, të shoqërive, veteranëve, të veprimtarëve të devotshëm, të intelektualëve, të biznesmenëve dhe të fushës së kulturës dhe të sportit, të dalin në ballë për të treguar se Amerika nuk ka miq më të mirë në botë se sa popullin shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, gardian dhe garantues për jetë e mot është Amerika!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat