Edhe pas 20 viteve, breshëri dhe fatkeqësitë natyrore po i shkatërrojnë prodhimet bujqësore në Kosovë! - Bota Sot
Edhe pas 20 viteve, breshëri dhe fatkeqësitë natyrore po i shkatërrojnë prodhimet bujqësore në Kosovë!

Opinione

Edhe pas 20 viteve, breshëri dhe fatkeqësitë natyrore po i shkatërrojnë prodhimet bujqësore në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 10 gusht 2020 Në ora: 19:46
Ismail Muçiqi

Shteti i Kosovës vite me radhë e anashkalojë sektorin e bujqësisë dhe kjo politikë e qeverive dhe ministrive përkatëse tani dëmet dhe dështimet po i paguan vetë bujku apo fermeri i cili me ndjerës dhe mundë punon natë e ditë duke i pritur prodhimet e drithërave dhe të kulturave tjera të cilat janë burim i ushqimit dhe jetës.

Gjatë kësaj vere në shumë Komuna të Kosovës breshëri bëri gërdi dhe shkatërrojë me qindra mijëra hektar kultura bujqësore. Në rajonin e Komunave të Istogut, Klinës, Shtimes, Suharekës, Rahovecit, Dragashit dhe shumë fshatrave tjera anekënd Kosovës.

Shumë bujq të cilët tërë kohën e kaluan nëpër arat e tyre për ti kultivuar sa më mirë të mbjellat bujqësore, përpos që derdhën shumë djersë dhe dështuan për ti vjelur prodhimet e drithërave dhe kulturave tjera shumica prej tyre kanë mbetur me obligime ndaj bankave nga të cilat kishin marr shuma të caktuara të mjeteve për të rritur dhe zgjeruar prodhimtarinë.

Shiu, breshëri dhe era e fortë e cila para dy dite përfshiu një pjesë të Kosovës e sidomos disa Komuna të rajonit të Dukagjinit stuhia bëri gërdi jo vetëm në kulturat bujqësore por dëmtojë edhe shumë pullaze të shtëpive, dëmtojë objekte të bizneseve të ndryshme dhe në disa fshatra vërshimet dëmtuan edhe infraskurturën rrugore, dëme këto të cilat sipas banorëve të cilët ishin dëshmitarë thuhet se rrallë apo fare nuk mbahet mend për një stuhi të tillë.

Qeveritë e Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse, vite me radhë bujqësinë e kanë lënë anash dhe kështu nuk bërë asgjë që shteti të formojë një fond rezervë i cili mision kryesorë duhet kishte kompensimin e dëmeve të cilat shkaktohen nga fenomenet si pasojat e motit të ligë dhe nga dëmet tjera të cilat në Pranverën e hershme kultura bujqësore po i dëmton bryma apo temperaturat e ulëta nën 0.

Është paradoks dhe i pa justifikueshëm problemi i ngritjes të stacioneve kundër breshëritë.

Dikur para lufte në të gjitha Komunat e Kosovës kanë qenë të instaluara aparatet meteorologjike dhe qendrat me objekte përkatëse dhe teknologji të avancuar kundër breshëritë.

E vetmja Kosova sot nuk posedon me këtë teknologji, për ti mbrojtur kulturat bujqësore dhe drithërat përkatësisht bukën e popullit.

Për të folur dhe shkruar për këtë temë nuk duhet shumë energji.

Çdo familje kosovare apo mbi 90% prej tyre janë direkt apo indirekt të varur nga bujqësia apo blegtoria.

Sot në familjet tona nuk mundë të shtrohet sofra pa prodhimet bujqësore të cilat i bënë toka e Kosovës.

Mjerisht një pjesë e sipërfaqeve më pjellore gjithandej Kosovës, ju është ndryshua destinacioni ato sipërfaqe tani janë shndërrua në objektet të ndërtimit dhe betonit.

Sot Shteti i Kosovës për shkak të zvogëlimit të sipërfaqeve të tokës së bukës dhe të pasojave tjera të cilat i krijuan qeveritë e pas luftës duke lënë anash sektorin e bujqësisë, Kosova i përmbushë vetëm 60% të nevojave të bukës për qytetarët e saj.

Këto janë dështimet e një pas njëshme të politikës në Kosovë të cilat degraduan sektorin e arsimit , e plagosen shëndetësinë dhe tani sektorin e bujqësisë e lanë pas dore dhe nuk e patën prioritet asnjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat