A po manipulohet me pandeminë- Covid-19 si dhe me vdekjen e qindra qytetarëve, si alibi për zgjatjen e mandatit të qeverisë “Hoti”..!?

Opinione

A po manipulohet me pandeminë- Covid-19 si dhe me vdekjen e qindra qytetarëve, si alibi për zgjatjen e mandatit të qeverisë “Hoti”..!?

Rexhep ELEZAJ Nga Rexhep ELEZAJ Më 10 gusht 2020 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Mjerisht, por duket të jetë i vërtetë fakti, se qeveria ilegjitime “Hoti” e dalë nga rrënojat e Kushtetutës së shkelur nga dhjetë gjykatësit e saj, në marrëveshje interne dhe të koodinuar mirë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën, pas rrëzimit me puç juridik të qeverisë “Kurti”, pas dy muajve keqqeverisjeje, e ka kuptuar më në fund, se nuk mund të formosh qeveri me harrna nga thasët e shkyer të mullixhinjve, si dhe as të mbetesh në pushtet me zor, duke kërkuar lëmosh nga “Srpska Lista”, e cila me mjeshtëri politike po e luan ruletin e saj hegjemon, që ngadalë dhe me hapa të sigurt ta rikthejë “Kosovën dhe Metohinë” nën sundimin e çetnikêve serbë dhe nën pushtimin e Serbisê fashizode..!?

Dhe, po ashtu, bazuar në paralizën dhe bllokadën që e ka kapluar qeverinë inerte “Hoti”, në çdo resor të ekonomisë, në shëndetësi, arsim, etj., pra e cila ka shënuar vetëm dështime në udhëheqjen e saj me qeverinë, duhet theksuar hapur, se pranë disa rezervave humane, mund të merret si i qëndrueshėm dyshimi, se kjo qeveri, siç po quhet, “qeveri koti”, duke mos pasur guxim politik që të jep dotëheqje, po vazhdon me e keqpërdorë në mënyrë johumane tragjedinë e popullit në ballafaqim me pandeminë vdekjeprurëse, ku çdo ditë mesatarisht po vdesin nga 10 qytetarë për shkakun e vetëm, ngase ndaj tyre kjo qeveri nuk ka qenë në gjendje të ofrojë, pothuajse kurrëfarë kujdesi të domosdoshëm për shërimin dhe shpëtimin e tyre nga vdekjet..!?

Gjithashtu, këtu duhet vu në pah edhe heshtjen morbide dhe shumë antihumane të udhëheqësve partiak të PDK-së, të cilët nuk po bëjnë asgjë prej gjêje për ta ndihmuar mbrojtjen e popullatës nga goditjet e kësaj pandemie, përveç duke bërë zhurmë dhe lojë politike në Kuvendin e Kosovës, duke futur spica dhe kuj përçarës mes grupeve parlamentare me një fjalor shumë helmues..!?

Andaj, siç kam shkruar ditë më para, e përseris me bindje të thellë, se vetëm shkuarja urgjente në zgjedhje të jashtëzakonshme mund ta ndalë trendin negativ të rrokullisjes së shtetit tonë drejt një krize humanitare, politike dhe ekonomike me pasoja të rënda për popullin tonë të varfëruar dhe të degraduar..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat