Vjeshta, dimri dhe pranvera e fundit e Rilindjes!

Opinione

Vjeshta, dimri dhe pranvera e fundit e Rilindjes!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:27
Qamil Gjyrezi

Mbas ardhjes në pushtet të Rilindjes në vitin 2013, menjëherë filluan të projektohen strategjitë afatshkurtëra dhe afatgjata për mbajtjen e pushtetit, gjoja nën “mburojën” e reformave të mëdha. Flitej se Edi Rama dhe “sekti” i Rilindjes do ta mbanin pushtetin për tre ose katër mandate. Projekti ishte “real”, në bashkëpunim me disa elementë në opozitë, që bashkëpunonin me Edi Ramën. Skema ishte krejt e qartë, gjoja reformat e mëdha, shteti autoritar dhe oligarkik, koncesionet, lobime me përfaqësues ndërkombëtar jo serioz dhe eleminimi i opozitës, në stilin e bashkëpunimit për reformat e integrimit që mendoj do të përfundojnë deri në vitin 2028-2030. Ky projekt eleminonte opozitën e vërtetë dhe i jepte fuqi të madhe oligarkisë dhe shtetit të modelit të Lukashenkos në kurriz të njerëzve që luftojnë cdo ditë për bukën e gojës.

Por qëndrimi i Zotit Lulzim Basha, P.D.-së, opozitës, opinionit opozitar e penguan këtë projekt, i cili duhet të “varroset” përfundimisht në zgjedhjet e ardhëshme me votën e shqiptarëve.

Prandaj debati opozitar i pabarabartë me qeverinë e Rilindjes, për dekriminalizimin e politikës dhe dorëzimi i mandateve në vitin 2019, ia prishi planet Edi Ramës dhe Rilindjes, për “ëndrrën” e mandatit të tretë dhe të katërt.

Prandaj shtatori, vjeshta është edhe muaji i fillimit të aksionit opozitar, për largimin e Edi Ramës dhe Rilindjes në zgjedhjet e ardhshme në fillim-pranverën e vitit 2021.

Qeverisja Rilindjes u shoqërua me ngjarje të jashtëzakonshme, sic ishte tërmeti i vitit 2019 dhe Pandemia e vitit 2020. Në këta ngjarje të jashtëzakonshme opozita dhe Zoti Lulzim Basha, prezantuan një profil politik njerëzor në shërbim të njerëzve dhe nuk i përdorën për përfitime politike, sic bën Rilindja që kërkon të “zhvasi” xhepat e shqiptarëve edhe në moment shumë kritike. E njëjta situatë është prezente edhe në muajt e ardhshëm të aksionit opozitar.

Familje të dëmtuara nga tërmeti që abuzohen nga zyrtarët e Rilindjes, Pademia që mendohet se do të përkeqsohet në muajt e vjeshtës, fëmijë pa shkollë dhe mbi 300.000 mijë familje që ushqehen njëherë në ditë dhe nuk kanë mundësi të blejnë libra dhe veshje dhe ilace për fëmijët dhe të moshuarit.

Opozita do të përballohet me të gjithë këtë situatë ekonomike dhe shoqërore, prandaj aksioni opozitar është shumë i vecantë dhe besoj se do të përmbyllet me fitore e P.D.-së, opozitës dhe kryeministër Zotin Lulzim Basha në vitin 2021.

Edhe në ditët e muajit Gusht, përfaqësues serioz të P.D.-së dhe opozitës po prezantojnë projektet për daljen nga kriza ekonomike, shoqërore, psikologjike që i ka shkaktuar Rilindja dhe Edi Rama në këta 8 vite të një qeverisje shumë të mbrapshtë.

Prandaj ky aksion opozitar që fillon në vjeshtë, besoj se do të sjelli ditë më të mira për të gjithë në fillim pranverën e vitit 2021!

Jam optimist!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat