Debati për Ligjin anti Covid 19, po eskalon nga Ligj për menaxhim të situatës me Covid 19 në një Ligj të diktaturës me Civid19

Opinione

Debati për Ligjin anti Covid 19, po eskalon nga Ligj për menaxhim të situatës me Covid 19 në një Ligj të diktaturës me Civid19

Nga: Hisen A.Berisha Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:06
Hisen A. Berisha

Ky po pretendon sipas spozorizueseve Osmani, Reshitaj, Nagavci &Co, që përmes tij të shndërrohet një Ligj diskriminues dhe me pasoja demografike për qytetarët e Kosovës. Përmbajtja e tij, përjetësia e tij për çdo situatë pandemike apo endemike, do të tejkaloj dhe dalë mbi kushtetutën.  

Po ashtu ky ligj do të krijojë ekipin e zbatimit njëjtë si ato në filmat triller apo ekipet SS naciste për zhdukjen e hebrenjve nëpër comora gasi, që do i përbejnë llozha si mbiemrat me sipër & Co dhe punëtoret shëndetësor e ata policor. Besoj së shpejti këtu do ti fusin edhe inteligjencën. Për fat se Forcat Ushtarake janë nën mandat të NATO dhe asistence të FA të SHBA-së së do ti kishin futur në ekipin triller edhe ato. Në ekip shumë shpejt do të përfshihen edhe drejtoria e burgjëve dhe qendrat  rehabilituese e ato sociale.  

Habit fakti se drejtori i përgjithshëm i policisë  me qëndrimet e tija në debatin "publik" me dyer të mbyllura në sallën e Parlamentit dhe me struktura të ordinuara nominativisht, kërkoi që ky ligj të autorizoj Policinë e Kosovës,  popullit e shtetit, që të kenë të drejtë të aplikon në gjoba ndaj qytetarëve, edhe ashtu në zgrip të ekzistencës. Shto kësaj edhe shpërndarjen e aparaturave testuese nëpër Qendrat Klinike rajonale dhe ato private, si dhe lejimin e aplikimit të testimeve me  pagesë nga qytetarët privatisht. Është kjo një plaçkitje moderne tipike pirateske. Përndryshe të gjitha këto pajisje e masa anti Covid mbulohen nga buxheti i shtetit dhe qytetaret  do të duhej te liroheshin nga çfarëdo obligimi financiare, ngase këto shpenzime mbulohen me taksat e vet qytetarëve.  

Për mendimin tim asnjë i sëmurë qofte me simptoma apo pa simptoma nuk do të duhej të mjekohej jashtë institucioneve shëndetësore.  Duhet angazhuar staf profesional edhe ambiente madje qoftë edhe nëpër hapësira të adaptuara enkas për këtë pandemi.  

Një i sëmurë pozitiv sado që të jetë i kujdesshëm paraqet rrezik për vazhdimin e zingjirit epidemiologjik.  

Nuk jetohet në një shtëpi në një familje një ose disa te infektuar me pjesëtarët tjerë të familjes e të shëndoshë. 

Pra, te gjithë të sëmuret që dalin pozitiv duhet të grupëzohen, varësisht prej pasqyrës klinike por ama të gjithë duhet me qenë brenda institucioneve nga dita e parë deri në ditën e fundit të mjekimit. 

Po ashtu këto kategori përballen me vështirësitë që parashikon protokolli i trajtimit të të sëmurëve me Covid, kur trajtohen në ambientet jo spitalore.  

Ndaj vlerësoj se kjo shtron nevojën që qeveria aktuale me e mare përsipër koston e mjekimit te të gjithë të sëmurëve, ashtu siç edhe nevojën për testime të të gjithë qytetarëve në nevojë. Pa lëne anash këndesin shëndetësore ndaj qytetareve me sëmundje tera kronike e emergjente. 

Ti kthehemi debatit mbi ligjin anti pandemi dhe afektimin në ekonomi dhe gjendjen sociale te qytetareve. 

Në situatën kur bizneset e vogla e të mesme nuk lejohen të punojnë fare dhe po falimentohen, edhe ndërmarrësit e vegjël e të mesëm të sektorit bujqësor po ashtu janë të ndaluar me masa ligjore e policore të punojnë, në ndërkohë që lejohen të punojnë ndërmarrësit e mëdhenj pas të cilëve qëndrojnë pushtetarët dhe pjesa e llozhës së LUFTES anti Covid19, që do të rezultojë me dy kategori të shoqërisë ata të varfëruar dhe të pa fuqishëm as të bëjnë teste as trajtohen meritorisht nga çfarëdo pandemie dhe as nga Covid19, do të vaksinohen me preparate që nuk iu dihen efektet anësore që konspiracionit Maltusiane të mgnatecmve që kriminalizojnë botën si Gates, Soros etc, do të reduktojnë natalitetin natyral të qytetarëve dhe do stimulojnë vetëm klasën elitare të ndërlidhur me llozhat anti Covid 19 në botë dhe vendin tonë të varfër e pa identitet ende. 

Baci Rashi Çalaj besoj do ta realizoj intervenimin e tij ne Ligj për shtimin edhe të një lloji tiketë për gjobitje krahas një morie që i ka në Ligjin për policinë.  Me nxjerrjen e detyrimeve edhe nga Ligji anti Covid  Gjenerali partizan i policisë po dëshmon se është aty jo rastësisht dhe se ka harruar se mbi çfarë  baze ligjore dhe kushtetuese është ndërtuar Policia e Kosovës. Me këto hapa duket se do të shkoj drejt modelit të milicisë së El Salvadorit dhe metodave të policimit atje në kohë pandemie. Kjo po është një krim i pa falshëm kur dihet mirëfilli se Policia e Kosovës sot është model në rajon se u ndërtua mbi koncepte e doktrina të pastra perëndimore për sundim të ligjit mbi parimet e lirisë, barazisë, himanitetit dhe demokracisë. 

Shpresojmë se do të ketë deputet të ndërgjegjshëm në Tempullin e popullit që do ta kundërshtojnë këtë ligj, duke konsideruar se Kosova tashme e ka ligjin për raste të epidemive dhe pandemive e fatkeëesive tjera natyrore apo humane dhe s’ka nevojë për një të tillë diskriminues që bazën filozofike e ka nazistë  gjenicidiale të diktaturave të majta që i një historia jo e largët dhe forma e dytë e atakimit të jetë dërgimi në Gjykatën Kushtetuese e cila duhet ta rrëzoj si antikushtetues dhe jo i moralshëm për qytetarët e Kosovës. Po ashtu pres që edhe vet punëtorët shëndetësor të dalin kundër një nismë të tillë anti humane nëse në karakterin e tyre qëndrojnë vlerat e BETIMIT TË HIPOKRATIT  dhe nëse këto parime humane nuk janë kthyer tashmë normë parime hipokrite siç e përfaqësojnë sponzorizuesit/et e këtij projekti maltusian e hitletian ligjin mbi pandemitë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat