Shkupi u çlirua nga forcat ushtarake shqiptare, Aleanca Ballkanike iu vërsul kërkesave të shqiptarëve për mohimin e qytetit të Dardanisë

Opinione

Shkupi u çlirua nga forcat ushtarake shqiptare, Aleanca Ballkanike iu vërsul kërkesave të shqiptarëve për mohimin e qytetit të Dardanisë

Nga: Skënder Karaçica Më: 13 gusht 2020 Në ora: 06:08
Ilustrim

Sot mbushën 108 vjet nga çlirimi i qytetit dardan të shqiptarëve SHKUPI,që për pesë shekuj ishte nën robërinë e Perandorisë Otomane.

Viti 1912 ishte ora e lirisë së qytetit SHKUPI,kur forcat luftarake shqiptare të prira nga Hasan Prishtina,Isa Boletini,Idriz Seferi çliruan kryeqytetin e shqiptarëve dhe prisnin të realiozohet ëndrra e tyre shekullore për liri dhe mëvetësinë e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Por,kjo nuk ndodhi!Ndonëse forcat e boshtit pansllavistë(Serbia,Bullgaria dhe Greqia)ia mësyen qytetit të çliruar nga shqiptarët e të gjitha anët shqiptare dhe e morën të gatshëm në duart e veta qytetin dardan,që,nëpër dredhitë e mëdha historike të përkrahura nga fuqitë e mëdha(Rusia cariste),qyteti dardan dhe shqiptar ra në duart i regjimeve sllave në këtë pjesë të Ballkanit.

Sot në Shkup,shqiptarët dhe institucionet të historisë dhe të spektrit politik,mezi i thanë (disa fjalë)për 108-vjetorin e çlirimit të Shkupit,ndonëse kjo datë historike ka mbetur e anatemuar në analet e historisë shqiptare dhe,kur vjen dita e përkujtimit ato dalin me rolin e ,,përkujtimit,,në stilin me ka çua nëna sa më la gojën...(sic!).

Për më tepër se kjo,tash e sa vjet që nga koha kur Maqedonia u shkëputë pa luftë e pa asnjë plumb nga ish-Jugosllavia(1990),partitë politike shqiptare sot e kësaj dite,ende nuk i kanë selitë e veta në Shkup,por ato i kanë radhitur në bulevardet e qytetit të Tetovës(sic!).

Pse shqiptarët dhe partitë politike po e (harrojnë)dhe po e lanë në harresën historike qytetin dardan të Shkupit dhe luftën e përgjakur të shqiptarëve në vitin 1912 për çlirimin e tij dhe ëndrra shekullore që qyteti dardan të mbetët vertetë kryeqyteti i kombit shqiptar!

Të njoftohet BE-ja dhe Washingtoni,që qyteti i dardanisë shqiptare të (çlirohet)nga kryqat dhe ngjyrat e ,,shtetit,,, të pa qenë  të kohës,që,përmes skenarëve nacionalist dhe antishqiptar i pati krijuar mbi majat e maleve VMRO-ja e Nikolla Gruevskit(sic!).

E kohës,shqiptarët në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut të kthehen në qytetin e tyre në Shkup,aty ku sot zhvillohen tërë rrjedhat e jetës demokratike dhe të participimit të vlerave kombëtare shqiptare me popujt e bashkuar në Evropën e shekullit XXI!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat