Kosova, shteti uron Ditën e rinisë, të cilëve ua mori bukën nga goja?!..

Opinione

Kosova, shteti uron Ditën e rinisë, të cilëve ua mori bukën nga goja?!..

Nga: Nefail MALIQI Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:25
Nefail MALIQI

Dje 12 Gushti, ishte Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Derisa ne tere boten kjo dite po shenohet me aktivitete dhe me hapje te fabrikave, vendeve te teja te punes, ne Kosove shenohet duke hapur rruge te reja eksodi dhe me urime, sikur te ishte Bajram?! Ish-ushtaret e UCK mbledhin kanaqe, abuzuesit me UCK-se ne krye te shtetit dhe Qeveri mbledhin miliona euro?! Kosova, shteti qe ja u qoj rinine neper terr, uron Diten e rinise?!.. Kreret e Qeverise dhe shtetit te Kosoves qe ja shkaterruan rinine, perspektiven rinise kosovare pa fije turpi sot po ju urojne ket dite?! Normalisht sot eshte dashur te hapet nje apo dy fabrika pune. Sot ne Kosove nuk mendon askush per rinine, te gjithe mendojne si me fitu, si me vjedh dhe si me rrezu qeveri siq ndodhi me qeverine Kurti!

Sot rinia me e izoluar me paperspektive ne bote, pas vendeve afrikane eshte kjo e Kosoves! Papunesi e madhe, me diploma n’xhep sillen e pshtillen rrugeve te Kosoves ose Evropes, disave nuk ju njihen diplomat, rinia kosovare sot eshte e izoluar sa nga shteti i dobet qe s’po mund t´ju siguroj liberalizimin e vizave po aq tash edhe nga koronavirusi. Varferia, kriza ekonomike dhe politike, prostitucioni, papunesia, korrupcioni kane bere qe eksodi i kosovareve jashta vendit te jete me i madhi ne Evrope, si rezultat pa perspektives se vendit dhe i zhgenjimit te qytetareve me politikajt dhe shtetin e tyre?!

Dhe jo vetem kaq, nuk perfundon ketu puna e eksodit. Ata qe kane fat, gjejne pune ne perendim, por ata qe s’kane fat i hyjne puneve te keqija droges, vjedhjeve, krimit te organizum dhe pune tjera ilegale te cileve sa ju zgjat ju zgjat dhe dikur bien ne burg, shkarerrojne veten, familjen dhe i humbin imazhin Kosoves dhe emrit shqiptare! Ku mu bere mire ne Kosove qe mediat i udheheq mafia politike, akademikeve ju eshte mbylluar goja, i kane lene jashta insitucioneve te Kosoves, kurse ne krye te qeverise dhe shtetit gjenden njerez te pa shkolle, me diploma falce dhe kriminele qe me vete kane marrur ne «pune» edhe dashnoret?! Ndersa femijet e luftetareve qe sollen lirine dhe pamvaresine skane me ngene buke, ish-luftetaret e UCK-se sot mbledhin kanqe e shesin rrugeve cigare per te fituar kafshaten e gojes, kurse abuzuesit me uniformen e UCK-se ne krye te shtetit dhe Qeverise mbledhin miliona euro ndertojne pallate e shetisin me vetura luksoze, hapin restaurante ngrisin biznese ne Zvicer dhe vendet tjera evropiane ne emer te tjereve, per te fshehur dhe shperlare parate!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat