Thirrje ndërgjegjes! - Bota Sot
Thirrje ndërgjegjes!

Opinione

Thirrje ndërgjegjes!

Nga: Hisen A.Berisha Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:04
Hisen A. Berisha

I fortë në politike është ai politikan apo subjekt politike që në momente kritike për vlerat e shtetit e qytetarëve tejkalon vetveten dhe dalin mbi interesat e ngushta partiake. Shteti pra Kosova është mbi çdo interes tjetër. Në kontekst të kësaj PDK si parti shtet formuese dhe që ka kreditë monumentale në lirinë, vlerat e saje dhe procesin politik, diplomatik dhe vendimtare për krijimin e shtetit, i takon të sakrifikoj nëse duhet të vihet në mbrojtjen e këtyre vlerave.

Sot interes mbi interesa është Kosova të bëhet shtet funksional me ekonomi, arsim, shëndetësi të fortë, drejtësi e barazi për të gjithë dhe qytetarët të ndjehen të sigurtë e të satisfaksionuar për të jetuar, punuar e vepruat për shtet.

Në rrethanat aktuale kur Republika e Kosovës po pengohet në të gjitha format politike dhe jo vetëm, nga jashtë dhe nga brenda me qëllim apo pa vetëdije, që të vihet në binarët e funksionalitetit institucional shtetërorë, mendoj se PDK duhet të shqyrtojë më seriozisht raportet zyrtare, jo zhurmën mediatike dhe ta konsideroj obligim moral e politik mbrojtjen e shtetësisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat