A thua njëmend erdhi liria aq shumë e pritshme?

Opinione

A thua njëmend erdhi liria aq shumë e pritshme?

Nga: Agim Vuniqi Më: 13 gusht 2020 Në ora: 17:36
Agim Vuniqi

Pala kosovare ndjehet shumë komod sa i përket trajtimit të serbëve në Kosovë, sepse ata gëzojnë të drejta më shumë se çdo pakicë në botë. Ndërsa shqiptarëve autokton të Luginës së Preshevës iu ndalohet vizita ne pronat dhe te afermit e tyre, poashtu është bërë i pamundur kalimi i kufirit  edhe i zyrtarëve sportiv të Kosovës, por edhe sportistëve të kalibrit evropiane, atyre shpesh iu është ndaluar hyrja-pjesëmarrja në gara evropiane atje. Duket se ndërkombëtarët e kanë synimin tjetërkund. Të legalizojnë ndarjen e brendshme të Kosovës përmes sigurimit të “drejtave“ shtesë për serbët. Atyre nuk u interesojnë të drejtat e romëve, egjiptasve, ashkalinjve, boshnjakëve, turqve dhe grupeve etnike, por vetëm e serbëve. Dhe, këtu është sherri! Këtu është rreziku, sepse të drejtat e serbëve nuk janë të rrezikuara në Kosovë, por ata nuk pranojnë të jenë të barabartë me qytetarët e tjerë, por konsiderojnë se të drejtat e tyre mund t’i realizojnë vetëm në Kosovë si pjesë e Serbisë apo në entitetin politik të tyre brenda Kosovës!

A po ndien mire a? 

Kjo është Kosova e Thaçit. Asnjëherë në historikun e saj Kosova nuk ka parë pamje te tilla, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjegje, athua çka po ngjet me Kosovën, kjo nuk është Kosova e lirë, për të cilën patën kontribuar shqiptarët gjeneratë pas gjenerate... me çka të mburren shqiptarët, kur politika dështake e qeverisë Thaçi I, Thaçi II, tash president, ndryshojë rrënjësisht idenë fisnike të demokracisë dhe të ardhmes, së pari filloi me çoqekun në tendën e Gadafit të politikucëve shqiptarë, pastaj me ofertën e opozitës siriane të shfrytëzojnë Kosovën si kamp ushtrimi, deri te fabula e Ali Babës dhe 40 hajnave, nuk është kjo rastësi...

Në Kosovë nuk ka demokraci sepse nuk ka pjesëmarrje të drejtpërdrejtë vendimmarrëse të popullit. Ka vetëm përfaqësim... Ç'është edhe më keq, edhe ky përfaqësim në realitet është një mashtrim. Nuk mund të gjesh asnjë shqiptar, ose fare pak, që do të thotë se politikanët dhe qeveritarët përfaqësojnë interesat e popullit. Nga njëra anë nuk lëmë gjë pa i thënë social-komunizmit, pronës shoqërore, nga ana tjetër nuk ofrohet ajo e cila i mungonte: prona legale private. Pra, sistemet vijnë në përballje tek prona dhe pronari. Thjesht është ndërruar retorika dhe forma, nga pushtetarët komunistë pa pronësi u krijuan "demokratët" e kuq shumë të pasur.

Athua njëmend erdhi Liria aq shumë e pritshme... E si u mbështoll me mëndafshin korruptiv dhe abuzimet e shumta në pushtet...?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat