Pretendimet karjeriste për karrikën e Presidentit të Kosovës!

Opinione

Pretendimet karjeriste për karrikën e Presidentit të Kosovës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:59
Ismail Muqiqi

Në kohën kur Kosova po përballet me një varg fenomenesh të cilat rrjedhën dhe mbarimin e kanë të pa parashikueshme klanet partiake tani të konsumuara deri në fund kanë filluar ti fërkojnë duart për të rrëmbyer karrikën e Presidentit të Kosovës.

Kjo anomali e kohës e cila u shëndërrua në epidemi për ta grabitur pushtetin pa u ndal dhe pa mendue se koha e këtyre liderve të pa ngopur tani më ka përfunduar.

Këto e/pshe dhe tendeca për pushtet përkatësisht për ta zënë karrigën e Presidentit të Kosovës në momentin e pikërishëm tregojnë mendësin dhe mjerimin e këtyre figurave të cilat qe 20 vite e kanë rjepur deri në ashtë qytetarin, punëtorin,bujkun, mjekun,intelektualin pa mëshirë dhe pa nderë.

Këto kalkulime politike të pa ndershme po bëhen në mënyrë perfide nëpër grupet dhe klanet e ngushta të ashtuquajtura parti politike të cilat më shumë janë të përbëra nga familjarët, miqët dhe fare fisi se sa i takojnë ndonjë subjekti me përmasa dhe vlera të organizimit politikë.

Se deri ku ka shkue imagjinata e individëve qe me gjdo kusht ta mbajnë pushtetin tregonë vendimi i anëtareve të partisë të Ramush Haradinaj për ta propozuar liderin e saj për President të Kosovës.

Eshtë e pa tejkalueshme shprehja e lirë e mendimit të njeriut- qytetarit normalë të këtij vendi të shtrojë pyetjën.. A thue ku është vetëdija e zgjuar e inteligjencës nëse ka mbetë fare.

Si mundë të qëndrojmë indiferentë ndaj këtyre liderëve të cilët që nga pas lufta përmesë formave më përfide të organizimit e mbajtën pushtetin duke i ndërrue pozicionet në krye të Institucionit të shtetit.

Puna e këtyre liderëve të cilët na dolën si shpëtimtarë të Kosovës dhe më gjerë është devalvuar skajshmërishtë në të gjitha aspektet në zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit.

Pazaret politike të cilët këta i bënë vazhdimisht mes veti për ta ruajtur interesin e tyre personal dhe për të qëndruar në pushtet e sollën popullin në geto, pa pasur të drejtë lëvizje jashtë kufijve të Kosovës.

Këta janë përgjegjës për privatizimin e pasurisë së popullit të Kosovës.

Qeverisja e tyre e sollën Arsimin dhe Edukimin në nivelin dhe cilësinë më të ulët që ka pasë ndonjëherë Kosova.

Këta e shkatërruan sistemin shëndetësorë e pasojat tani po i paguan populli përmesë Korona virusit ku Kosova po prinë në top listën Botërore të numrit të infektuar dhe të atyre që po vdesin për ditë.

Këta i shkatërruan edhe ndërmarrjet publike të cilat janë para falimentimit.

Këta politikaj të cilët nuk po i kërkojnë falje popullit por po kërkojnë pozat edhe më të larta i falën mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës Republikës të Malit të Zi këta politikaj kanë krijue kapitalë dhe pasuri e disa nga ta ende nuk i dinë të gjitha pronat kah dhe ku i kanë.

Në këto momente kur të njëjtat figura politike po sillën vërdallë rreth boshtit të pushtetit, Kosova po përballet me sfida më të ndryshme të cilat pa tjetër kërkojnë zgjidhje dhe ndryshim të gjendjes.

Derisa këta liderë organizojnë tubime me klanet e partive për të marrë sa më shumë pushtet gjandarmëria e Serbisë defilon rrugëve dhe fshatrave të Karaqevës duke shkelur haptas territorin e Republikës së Kosovës.

Eshtë i pa tejkalushëm edhe mendimi rreth aktivitetit dhe angazhimi të Shoqërisë Civile në Kosovë.

Kjo pjesë e organizimit civilë ka rolë të pa kontestueshëm në monitorimin e gjendjes në Shoqërinë Kosovare Zëri dhe roli i Shoqërisë Civile duhet të ndihet gjithandej Kosovës në drejtim të zhvillimit të drejtave të njeriut dhe në zhvillimin e demokracisë në shoqëri dhe institucionet e shtetit të Kosovës.

Derisa njerëzit në krye të politikës po i konsolidojnë monopolet për të vazhduar karrierën në pa fundësi organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë kanë obligime dhe përgjegjësi që të fillojnë iniciativën për ndryshimin e neneve të Kushtetutës, apo për organizimin e një referendumi përmesë të cilit do të rregullohet baza ligjore e cila përcakton mënyrën kushtetuese përmes të cilës Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet dhe votohet nga Ppoulli i Kosovës në mënyrë demokratike e jo nga kalkulimet dhe pazarët e liderve dhe partive politike të cilave ju është limitue imazhi deri në shkallën më të fundit.

Është e pa kuptimtë dhe e pa justifikueshëm qëndrimi pasivë i një pjese dërmuese të intelektualeve të cilët dikur kishin emër për punën dhe veprimtarin e tyre qoftë në politikë apo në shkencë.

Qëndrimi pasivë i kësaj pjese të inteligjencës Kosovare i ka mundësue vazhdimin e karrierës politike të këtyre figurave që tani po të kishte liri të plotë nuk do ti votonte as familja e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat