Pse duan ta zhbëjnë pagëzimin e presidentit Rugova?

Opinione

Pse duan ta zhbëjnë pagëzimin e presidentit Rugova?

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 13 gusht 2020 Në ora: 19:27
Toni Blair dhe Ibrahim Rugova

Presidenti Ibrahim Rugova u pagëzua para më shumë se 25 vjetësh. Çdo përpjekje për ta fshehur a për ta zhbërë pagëzimin e tij është absurde. Një grusht zhagutanash orientalë a nga katundi nuk mund ta korrektojnë aristokratin evropian. Ai dinte çfarë bënte e si vepronte. Ishte shumë hapa para të tjerëve.

Çfarë synojnë zhbërësitë e pagëzimit? Duan ta mbrojnë Ibrahim Rugovën nga Ibrahim Rugova? Duan ta paraqesin me një fytyrë e moral tjetër politik? Duan ta instrumentalizojnë sipas politikës së tashme pro turke e pro islamike? Duan ta shpërfytyrojnë një personalitet të përmasave kontinentale? Duan ta bëjnë si vetën?

Ibrahim Rugovën para dhe pas vdekjes e kanë ndjekur gënjeshtra, shpifje dhe pasaktësi të shumta. Në të gjallë nuk i ka përgënjeshtruar, as nuk është marr fare me to, e ndiqte parimin "qentë lehin, karvani ecën para".

Kur u përkul në shenj nderimi para varrit të Jan Pallahut, heroit çek që e dogji vetën, sepse nuk u pajtua me okupimin sovjetik të atdheut, propaganda e ulët ia shpifi kinse Rugova u përul para varrit të një serbit!

Kur u bë zhurmë për ndërtimin e xhamisë së Erdoganit dhe rrjedhimisht edhe vazhdimit të kishës së Milosheviqit, me marrëveshje të fshehtë, islamikët sajuan gënjeshtrën kinse Rugova qenka përpjekur ti ndërtoj që të tri faltoret në një vend: kishën e Milosheviqit, xhaminë e Erdoganit dhe Katedralen! Ideja për xhami, Qendrën Islamike dhe Kishën e Milosheviqit ishte ide e një tyxhari politik, fatbardhësish i dështoi, por ish- truproja e presidentit Rugova përpiqet ta ringjalli, duke ia vënë Rugovës fjalët që kurrë nuk i ka thënë as nuk i ka menduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat