Ali Ahmeti më 2001, i mundi maqedonasit ushtarakisht, më 2020, me kryeministrin shqiptar do t'i mund edhe politikisht

Opinione

Ali Ahmeti më 2001, i mundi maqedonasit ushtarakisht, më 2020, me kryeministrin shqiptar do t'i mund edhe politikisht

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:33
Sulejman Mehazi

Derisa e fshehim të vërtetën nuk do kemi dobi, fshehja e së vërtetës e ka kuptimin e josinqeritetit tonë kombëtar, politik, ekonomik e kulturor, ky josinqeritet na bënë që të vuajmë e të jemi të pakënaqur e të pikëlluar në çdo sferë të jetës sonë.

E vërteta e së vërtetës është se më 2001 Ali Ahmeti i mundi maqedonasit ushtarakisht, me pushkë e me forcë, kurse dal nga dalë, tani, pas tëtëmbëdhjetë vjetësh do i mund edhe politikisht me anë të kryeministrit shqiptar. Asnjëherë nuk e kemi përkrahur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, po pas zgjedhjeve të 15 korrikut na ështe qartësuar, e kuptuar rrugëtimi i tij politik. Ne mendo se nuk di, kurse ai me fitoret e njëpasnjëshme është duke bërë kërdi.

Hajde do themi se kanë vjedhur votat, po nëse BDI-ja ka vjedhur atëherë pse partitë opozitare shqiptare s'dolën me argumente për të dëshmuar vjedhjen para KSHZ. Sot edhe fëmijët e vegjël me anë të celularëve inçizojnë e fotografojnë çdo gjë, e ku simpatizantët, aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit e partive opozitare s'kanë mundur të inçizojnë asnjë vjedhje të votave nga BDI-ja. Prandaj të kota janë sintagmat e "vjedhjes" së BDI-së pa farë argumente e dëshmie. Shumë mirë na kujtohen zgjedhjet parlamentare të 2008 kur KSHZ-ja me argumente e dëshmi anuloi e shpalli në shume zona shqiptare zgjedhjet parlamentare të pavlefshme duke u përsëritur, ku e tërë zona gjashtë u shpall si zonë e vjedhjeve të votave.

Ne mund të folim pa argumente çfarë të na vie në gojë, ama Ali Ahmeti ëndrrën e pamundshme të kryeministrit shqiptar është duke e bërë realitet e zhgjëndërr të vërtetë. Duhet ditur se kryeministri shqiptar i Ali Ahmetit është sfidë e madhe për maqedonasit, është mposhtje politike e partive maqedonase LSDM e VMRO, është dorëzim politik i maqedonasve para shqiptareve të RMV-së.

Shtojcë:

Ju të BDI-së mos kujtoni se ju lavdërojmë, kurrë, vetëm që e tregojmë të vertetën edhe pse keni shumë të pavërteta, për të pavërtetat tuaja mos mendoni se do rrimë të nemosur, por do ju kritikojmë, njësoj si ju lavdërojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat