Komandantët në politikë duan Ligj për UÇK-në pasi votuan Specialen, harruan veriun dhe u pasuruan në emër të luftës! - Bota Sot
Komandantët në politikë duan Ligj për UÇK-në pasi votuan Specialen, harruan veriun dhe u pasuruan në emër të luftës!

Opinione

Komandantët në politikë duan Ligj për UÇK-në pasi votuan Specialen, harruan veriun dhe u pasuruan në emër të luftës!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 14 gusht 2020 Në ora: 15:54
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Me u pas kontrollo veriu i Kosovës, nga shteti ynë, nga Policia dhe Ushtria, ekipi i RTK-së sot nuk ish ndalu nga serbët. Pas kësaj, deputeti Mërgim Lushtakut, i cili pa fije trupi dhe me plot krenari reagoi në Facebook. Ai do duhej të reagonte te partia e tij dhe Qeveria aktuale për situatën në të cilën gjendet veriu, dhe banorët shqiptarë matanë lumit Ibër.

Nuk duhet harruar se gjendja aktuale në veri është si pasoj e komandantëve në pushtet, të cilët e formuan edhe Gjykatën Speciale, pastaj po duan edhe ligj për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Mbrojtja e UÇK-së më së miri bëhet kur pushtetarët, milionerët, dhe komandantët e pushteti nuk flasin kurrë për UÇK-në, sepse janë pikërisht ata që ia humbën dinjitetin luftëtarit të UÇK-së. Pikërisht janë këta personalitete që andej në veri, vazhdojnë të bëjnë edhe kontrabandë me kriminelët serbë që Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës të UÇK-së, nuk vlen për ta, por për qytetarin i cili nga mllefi me gjendjen e krijuar reagon ndaj komandantëve milionerë që u pasuruan në krahë të luftës e në kurriz të popullit shqiptar të Kosovës.

“Si Kryetar i Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, me shqetësim e mora lajmin për ndalimin e ekipit të Radio Televizionit të Kosovës, në Zubin Potok nga një grup personash me uniformë ku shihej flamuri i Serbisë.

Veprimet e tilla ndaj gazetarëve dhe profesionistëve të mediave janë të patolerueshme.

Askush nuk ka të drejtë që të frikësoj gazetarët në raportimin e tyre të lirë dhe të pavarur në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës duhet të reagojnë dhe të marrin masa që kjo të mos ndodh më si dhe t’ju ofrohet gazetarëve siguri gjatë punës së tyre”, ka shkruar Lushtaku në reagimin e tij në Facebook, ku edhe e publikoi një fotografi nga pjesa veriore e Kosovës.

Është fatkeqësi për ne, për shqiptarët, për popullin e Kosovës dhe vet Kosovën, që pas çlirimit të Kosovës, politikanët tanë u lëshuan dhe rënë për toke, nga heroizmi i tyre i luftës u shndërruan në uzurpues, zhvatës, e çka jo tjetër vetëm që të pasurohen, duke harrur kështu idealin dhe gjakun e derdhur për këtë tokë shqiptare!

Po thuajse të gjithë politikanët, e harruan veriun e Kosovës, përveç fjalëve të kota, tashmë të cilët janë fjalë boshe, që pa turp krenohen që Kosova e ka nën kontroll veriun e Kosovës, e në realitet kjo as për së afërmi nuk është e vërtetë.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, pasurimi i madh i politikanëve është bërë dhe po bëhet pikërisht nga veriu, me kontrabandë, e me gjëra tjera jolegale. Të gjithë këto tmerre bëhen nga politikanët dhe njerëzit e fuqishëm të Kosovës në bashkëpunim me kriminelët serbë të veriut, e që shumë prej tyre akuzohen për vrasje dhe krime të tjera.

Një shtet, një udhëheqësi e tëra, një politikan apo çfarëdo njeri që bashkëpunon me kriminelët, e në këtë rast me kriminelët serbë, për të rritur kapitalin e tyre, nuk është dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç një kriminel ordiner, që në Kosovë ka shumë të tillë.

Në veri, shumë politikanë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve kanë kryer kontrabandë, kanë kërcënuar e shantazhuar shumë shqiptarë të asaj treve, të cilët me shumë mund e sakrifica janë duke qëndruar në shtëpitë e tyre, vetëm e vetëm që mos të lejojnë që Mitrovica por edhe krejt veriu të mbetët vetëm me popullsi serbe.

Sot në veri, nga 25 mijë shqiptarë sa ishin në kohën e luftës, kanë mbetur rreth 2 mijë, asnjë më shumë! E kjo ikje e shqiptarëve ka ardhë përshkak të institucioneve të Kosovës, të cilat nuk kanë bërë asgjë, nuk u kanë ofruar as sigurinë më të vogël që ata të jetojnë në shtëpitë e tyre, dhe mos tua shesin kriminelëve serbë tokat dhe shtëpitë e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat