Lukaschenkoja shqiptar, Edi Rama, a po e përgadit terrenin t’i vjedh zgjedhjet?

Opinione

Lukaschenkoja shqiptar, Edi Rama, a po e përgadit terrenin t’i vjedh zgjedhjet?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:27
Sherif Ramabaja

Diktatorët të verbuar pas pushtetit mendojnë, po u larguan nga pozita udhëheqëse e tyre, do të rrokulliset bota. Për shtetin dhe popullin nuk qajnë kokën ata.

Po të shikohet në mënyrë kronologjike, kështu po ndodh me Putinin, Erdoganinin, Maduron, Vucicin, Lukaschenkon, Ramën, kurse Thaçin vetëm nëse e zbrapsë Gjykata Speciale, sepse njejtë do të vepronte edhe ai.

Këta diktatorë, apo autokratë, mendojnë se janë të vetmit që kujdesen dhe ia duan të mirën popullit. Po mos të ishin ata që t´i mbrojnë interesat e shtetit dhe popullit, do të binte shteti.

Në realitet diktatorët e tillë luftojnë për interesin e tyre personal, pozitën udhëheqëse të tyre dhe jetën luksoze.

Duke shfrytëzuar propagandën dhe aparatin shtetëror, ata mbjellin frikë dhe ua fshijnë trurin masave. Në këtë rast populli identifikohet dhe mishërohet me (me dhunuesin ) ata që ushtrojnë krim mbi ta, duke menduar se këta janë shpëtimtarët tanë.

Kjo më së miri shihet te presidenti i Kosovës Thaçi i cili qe 20 vite ndodhet në vendet kyqe, udhëheqëse të shtetit dhe siç e dinë të gjithë, ai në emer të mbrojtjes së Kosovës, e ka kapur shtetin.

Thaçi së fundit e rrëzoi qeverinë dhe vet vendosi për kryeministrin. Vetem e ka udhëhequar dialogun me Serbinë dhe vetë vendosi se çfarë marrëveshje dëshiron.

U kompromitua me tendencën e shkëmbimit të territorit dhe tash, sharra i hasi në gozhdë.

Për këtë ai nuk mërzitej sepse e dinte se me shqiptarët vepron si të don, ngase në Kosovë i kishte institucionet e kapura, kurse në Shqipëri e kishte vëllaun e gjakut, kryeministrin Edi Rama.

Pengesë e kishte zonjën Merkell dhe shtetin gjerman, që kategorisht ishte kundër shkëmbimit të territoreve.

Përshtypja ishte se Gjermania i frikësohej një domino- efekti në mbarë Evropën dhe pastaj barra kryesore do të binte mbi Gjermaninë, si përgjegjësja kryesore e EU-së, se sa mendojnë disa, Gjermania mbronte interesin tonë. Pra këtu ishte në pyetje një interes global, që i përgjigjej edhe interesit të Kosovës.

Pra mund të thuhet, personat më tragjiko - komik nga të gjithë diktatorët dhe autokratët që i cekëm, janë dhe mbeten kryetari i Kosovës Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama ka menduar se është personalitet dominues dhe i paprekshëm, po dështimet e tij janë aq të mëdha, saqë ai e ka humbur rrugën dhe ka filluar të trulloset dhe të flet përqartë.

Tashmë nuk e din kush, ishte ai basketbollist i dështuar, gazetar i dështuar, kryebashkiak i dështuar, piktor i dështuar, kurban i dështuar dhe së fundi po ashtu, kryeministër i dështuar.

Rama në fund është tmerruar nga bashkimi i opozitës për zgjedhjet e ardhëshme dhe me vrap vendosi për ndryshimin e kushtetutës, për ti penguar koalicionet.

Ramës në fund i kanë mbetur dy opcione : të kërkoi mëshirë që mos ta ndjekun penalisht, apo t´i vjedh zgjedhjet si Lokaschenko në Bellarusi me 70 %.

Në të dy rastet do ta ketë vështirë sepse, si mund të falet pa dhënë përgjegjësi para gjyqit për mjerimin, dështimin, vjedhjen, persekutimin dhe krimin e organizuar që u ka bërë shqiptarëve në këto 7 vitet e fundit.

Nëse mendon t´i vjedh zgjedhjet si Lokaschenko me 70 %, kush do t´i ndal shqiptarët që ta përmbysin dhe ta çrrënjosin si diktaturën e diktatorit Hoxha.

Ndoshta opsion real do të ishte që Rama dhe Thaçi të lajmërohen vullnetarë për misionin e Marsit, që e planifikon Elon Musk.(Biletë, njedrejtimshe)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat