Letër e hapur për të gjithë zyrtarët shtetëror, të mbarë trojeve shqiptare

Opinione

Letër e hapur për të gjithë zyrtarët shtetëror, të mbarë trojeve shqiptare

Nga: Petrit Dibrani Më: 17 gusht 2020 Në ora: 18:03
Petrit Dibrani

1. Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.

2. Kryeparlamentares, së Parlamentit të Republikës së Kosovës, zj. Vjosa Osmani.

3. Kryeministrit, të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ministrave dhe zëvendës ministrave, të gjithë kabinetit të qeverisë.

4. Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

5. Kryeparlamentarit, të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.

6. Kryeministrit, të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, ministrave, zëvendës ministrave dhe të gjithë kabinetit të qeverisë.

7. Liderëve të subjekteve politike shqiptare, kudo në trojet shqiptare.

KTHJELLUNI....

Jeni bërë si Mujshar, i’u ka mbuluar lakmia, pasuria e tepruar i’u ka vërbuar.

Bashkombësit tanë, të shpërndarë kudo në botë, trojet tona të coptuara në 6 pjesë, shqiptarët, të rrethuar nga të gjitha anët me armiq, kudo, kurdo, ç’doher të nënqmuar, të shkelur, të vrarë; 

Pse?

 Nga injoranca, xhelozia, paturpësia dhe inatet e juaja, ndaj njëri tjetrit!....

1. Akuzat e bëra publike, nga zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale, ndaj Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi dhe ish Kryeparlamentarit dhe Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli, për fat të keq u duartrokitën, vaj medet, për ju shqipfolës, t’iu gëzoheni fatkeqësive të tjerëve.....

2. Xhandarmëria serbe, frikësonë qytetarët shqiptar të Republikës, ndërsa ju vraponi - ngarendni pas postit të Presidentit, ku dihet fare mirë se mandati i Presidentit të Republikës, skadon në muajin prill të vitit 2021.

3. Vdekja tragjike e fëmiut 10 vjeç, duke pritur në pikën kufitare në Kakavijë mbi 72 orë, ndërsa ju të strukur në plazhe, vaj medet ç’ju ka gjetur juve Mujshar prepotent, mjeran.

Bashkombës të dashur, duhet shumë të mendoni dhe Mujsharët, prepotent mos t’i votoni!...

Faleminderit për mirëkuptim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat