Një Nobel për Jusuf Buxhovin…

Opinione

Një Nobel për Jusuf Buxhovin…

Nga: Skënder MULLIQI Më: 18 gusht 2020 Në ora: 18:27
Skënder MULLIQI

Disa njerëz  në këtë botë lindin  për të  bërë vepra kolosale, lindin  për tu bërë emer ,  për të mos vdekur kurrë.Talenti është dhunti nga Zoti.Kur gërshetohen talenti e puna,  e suksesi në jetë pastaj nuk mungojnë.Sigurisht së synimi në jetë dhe profesion  më këmbëngulësi edhe arrihet. Kështu arrihen edhe majat e suksesit.Fatin e gjejmë dhe ja përcaktojmë vetit ne jetë , punë e krijimtari.

Ti Jusuf Buxhovi zgjodhe fatin e e jetës të bëhësh shkrimtarë dhe historian i madh. Zgjodhe fatin të bëhesh së pari njeri më virtyte te larta njerëzore  e atdhetare.Zgjodhe dhe pate fatin të jesh  themelues i LDK-së, më të madhin Ibrahim Rugova . Rrugëtimi i jetës i gjën vet  bashkëudhëtarët, i gjënë njerëzit e kalibrit .Jeta jote Jusuf nuk ishte shkëlqim I rremë, ajo  ishte jetë më plotë sfida , më plotë  guxi m, ishte jetë për fitore të shumta si kronikan i kohës moderne, si historian , shkrimtar, publicist , studiues e  që la gjënë gjurmë  të pashlyera. Së bashkë më përsonalitetin tënd , ngrite lartë edhe krenarinë tonë kombëtare.Veprat e shumta  janë treguesi  më i mirë I gjithë  shkëlqimit tënd, që të fusin në radhën e njerëzve më emintet të historisë, kulturës dhe të artit shqiptarë.Jusuf Buxhovi i ngjanë historisë tonë.

Si komb  gjithmon  luftuam për kauzë të drejtë , bëmë luftë mbrojtëse ,jo luftë pushtuese  e grabitqare si fqinjët tanë serbosllavë, që aq bukur e thua në shumë botime tuaja që tashmë janë përkthyer dhe vlerësuar  lartë në shumë gjuhë të botës . Gjuha jote  është gjuhë  e popullit tënd, së më te bashkëjetove ne jetë dhe më vepra. Ishe dhe ke mbetur historian proevropian , historian dhe shkrimtarë i kohës së modernitetit.U dashtë shpesh të mbrohesh nga  njerëzitë e  pa cipë, nga njerëzit  ziliqar, të mbrohesh  dhe nga ata që nuk krijuan  vepra  qfarë i krijove ti i madhi i letrave shqipe, Jusuf Buxhovi.

Ti mik i nderuar  më studimet dhe më  veprat Tua po ja zbardhe fytyrën atdheut dhe  kombit.E qite përtoke propagandën e urryer serbe  në sytë e botës demokratike . Edhe kur të sulmuan zgjodhe mbrojtjën , zgjodhe  penën tënde të mprehtë  për ti shkallmuar  ziliqarët  dhe armiqët.Ti pate fatin më dy milion shqiptarët ose  edhe më shumë ishim dikur, të jeton nën ish-Jugosllavi, ku ishim popull  i përbuzur  dhe  ishim popull i pa mbrojtur , por kurrë  popull i gjunjëzuar .Njerëzit si Ti,Jusuf  që natyrish që nuk  janë  të pakët sot  e mbajtën  gjalle  kete popull te vuajtur .Ti z.Buxhovi dëshmove së shqiptarët janë njerëz të ditur, së janë njerëz përparimtarë dhe atdhetarë.U ngrite më gjithë pengsat e jetës në një shkrimtarë të madh, në një politikan dhe publicit të shquar.U tregove armiqëve  serbe kulturën tonë , u tregove së shqiptarët mund të ngritën mbi kulturën  e tyre .U ngrite mbi të gjithë akademikët  më veprat tua, e jo më fjalë.Kj o është dhurata më e mirë për Ty dhe dhurata më e qmuar për popullin shqiptare në trojët etnike .Ti i nderuari Buxhovi po bëhësh njeriu më i adhuruar.Ti je një yll që po shëndritë fuqishem mbi nënqiellin shqiptarë.

Këtë po e dëshmon më përkushtimin  dhe punën që po e bën .Ti Jusuf Buxhovi më veprat tua të përkryera denjësisht do të përfaqëson shqiptarët në botë.Pa dyshim së e meriton edhe konkursin  për  Çmimin  Nobel, së paku të jesh në radhën e parë të pënave më të shquara  botërore .Ky  është viti Yt i arritjeve  të mëdha  në fushën e  krijimtarisë . Nga mendja jote e ndritur dolën  një mori    veprash  brilante.Jusuf Buxhovi arriti ti bëhët krah i të madhit  të letrave  shqipe,Ismajl Kadarës,  dhe shumë rilinidaseve tanë ,që na zbardhen fytyrën me vepra të paharruara e kolosale…  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat