Demokracia si fasadë mbi muri?!

Opinione

Demokracia si fasadë mbi muri?!

Nga: Skënder Mulliqi Më: 20 gusht 2020 Në ora: 16:22
Skënder Mulliqi

Askush nuk po brengosët të mbrojë demokracinë dhe liritë njerëzore në Kosovë. Demokracia  ka mbetur fasadë mbi muri. Po humb njerëzorja, po humb interesimi  për fatin e rinisë tonë. Shteti po drejtohet nga struktura mashtruese, nga struktura mafioze, të cilët kanë faj per gjithë këto negativitete shoqërore. Kanë keqpërdorë gjithçka dhe gjithkund duke na gerditë vendin ku kemi lindur dhe shtetin. Kjo klasë politike nuk kanë tru për zhvillim të vendit dhe as nuk i kanë dy lidhje me politikë! Këta kanë mbetur si mbreti lakuriq!

Duke u fshehur pas barazisë  janë duke na diskriminuar dhe degraduar, sa çdo ditë po kemi dhëmbje barku, jo vëtem si fjalë e shkruar. Çfarë strukture politike është kjo kur çdo ditë shkelët dinjiteti ynë, dhunohet liria jonë?

Çfare strukturash politike janë këto, që po e përmbysin shtetin e vetë, po përdhosim çdo vlerë demokratike dhe çdo vlerë kulturore ? Po vendosin pa e pyetur sovranin?! Këta po e konsiderojnë shtetin si parti  të vetën politike?!

Po manipulojnë  me çdo pyetje të paraqitur, edhe për temat e karakterit nacional. Nuk ka më porosi të mbrapshta së janë duke i dhënë rinisë tonë. Jemi duke e humbur edhe identitetin tonë kombëtar.

Jemi duke i humbur edhe miqtë tanë në botë?! Të gjitha këto dukuri negative dhe askush nuk po i pengon. Kjo është varfëruese për shpirtin tonë, kjo është  e dhimbshme dhe brengosëse për fatin tonë. Është e pa kuptueshme se si ky popull po i duron këta njerëz. E dimë së çka është e mundshme dhe e lejueshme. Institucionet e shtetit janë shëndruar në mburojë diktature.Aty ku nuk respektohet vullneti politik i shumicës qytetare, vjen në shprehje represioni me elementët e diktaturës.

Na janë mbushur institucionët me njerëz që e ulin kokën, me njerëz të dëgjueshëm …Ku ka mbetur qendresa jonë? Ku ka mbetur dashuria për atdheun dhe kombin? Në këtë vendin tonë të vogël, pushteti nuk janë vetëm partitë politike. Shumë çka po funksionon sipas normave partiake! Kur shumica dëshirojnë të largohen nga Kosova, atëherë për çfarë shteti mund të flasim? E nuk ka më tragjike kur gati të gjithë po bëhemi protagonistë të kësaj…!!!???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat