Ndryshimi i kufijve në Ballkan si dhe këmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, është çështje e mbylluar për BE-në dhe Evropën..!

Opinione

Ndryshimi i kufijve në Ballkan si dhe këmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, është çështje e mbylluar për BE-në dhe Evropën..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 21 gusht 2020 Në ora: 20:35
Rexhep Elezaj

Ata që e njohin mirë strategjinë hegjemoniste dhe serbomadhe të shtetit serb në Ballkan, në veçanti planet për zhdukjen e kombit shqiptar, e kuptojnë faktin se ambiciet e  gjitha regjimeve serbe, pa dallim, për krijimin e Serbisë së madhe, që nga koha e “Naçertanies” së Ilia Garashaninit (1844) si dhe nga Kongresi i Berlinit (1878) e deri më sot, nuk janë ndërprerë asnjëherë!

Pra, luftërat ballkanike të shkaktuara nga serbët në fillim të shekullit 20-të, Lufta e Parë Botërore, e shkaktuar po ashtu nga serbët, formimi i mbretësrisë Serbo-Kroato-Sllovene (SKS) me 1918, pastaj Lufta e Dytë Botërore dhe formimi i Jugosllavisë së AVNOJ-it (1939 – 45), në fakt Serbo-sllavisë nën paradigmën jugosllave, dhe më në fund shpërbërja e ish Jugosllvavisë, e cila ishte një skenar i nacionalistve-shovinist dhe radikalë serbë, të cilë duke e zhbërë krijaturën artificiale, e quajtur Jugosllavi, por e cila gjatë 45 viteve sundim nuk ua mundësoi shndërrimin e saj në Serbi të Madhe, për shkak se kësaj politike shoviniste iu kundëvunë sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët, dhe kështu me radhë, regjimit fashizoid të Beogradit i mbështetur nga ASHAS-së me seli në “Francuska 7” në Beograd, nuk mbeti tjetër, përveç se lufta e armatosur si tentim i fundit për formimin e Serbisë së madhe, duke tentuar të pushtojnë së paku Bosnjen dhe Herzegovinën, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë dhe vendosjen e tyre nën hegjemoninë e saj të “re”..!?

Por, siç dihet regjimiet kriminale të Serbisë njëri pas tjetrit, që nga fundi i shekullit 19-të, gjatë gjithë shekullit 20-të dhe deri me 10 qershor 1999 (datë e njohur kjo për ne shqiptarët),  dështuan në qëllimet e tyre gjenocidale, duke përfshirë edhe tentimin e fundit, që me luftëra të përgjakshme t’ia bashkangjesin Serbisë sa më shumë territore të ish Jugosllavisë, hiç këtu “suksesin” e vetëm siç ishte formimi i “Republika Srpsa” brenda shtetit të pavarur të Bosnje e Hercegovinës, siç dihet botërisht me qëllim që një ditë t’ia bashkangjesin atë Serbisë së madhe..!?

Mirëpo, për fat të mirë te të gjithë popujve, sidomos atyre të Ballkanit perëndimor, të cilët mbi një shekull e gjysmë jetuan nën robërinë fashiste serbe e kamufluar nën petkun dhe parullën e gjoja shoqërisë “socialiste”,”të bashkim-vëllaznimit”, “bashkëjetës së popujve”, “të demokracisë dhe zhvillimit”, etj., siç e dimë, me vendimet e shteteve më të fuqishme të BE-së, të Këshillit dhe Parlamentit Evropian, për më shumë se 25 vite nga përfundimi i luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, “Republika Srpska” nuk u lejua që t’i bashkohet Sebisë, por askund nuk u ndryshuan as kufijtë e ish Jugosllavisë të përcaktuar me kushtetutën e vitit 1974, të cilat në vitin 1991 i njohu dhe i pranoi si të pandryshueshme vetë Komisioni i Badinterit. Pra republikat ish jugosllave të cilat u pavarësuan, si Sllovenia, Kroacia, BH, Maqedonia dhe Mali i Zi, të gjitha u njohen ndërkombëtarisht në kufijtë ekzustues, e që gjatë  25 viteve të kaluara nuk ka ndodhur t’i kenë ndryshuar kufijt midis tyre, ose të kenë bërë ndryshim apo këmbim territotesh, ani se dihet që midis disa prej këtyre shteteve ka ende çështje të hapura kufitare!

Atëherë shtrohet pyetje e pashmangshme, pse vetëm Kosova  u dashka t’i pranojë kërkesat dhe shantazhet e Beofradit zyrtar për ndryshim të kufijve si dhe këmbim të territoreve, pse qenka mirë dhe e domosdoshme vetëm për udhëheqësit shqiptarë të Kosovës të vlejnë rregulla tjera, ose të pranojnë të bëjnë “kompromise të dhimshme” (H. Thaçi) me regjimin serb të Beogradit, gjoja në këmbim të marrjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Pse u dashka që të bisedohet me palën serbe mbi 7 vite dialog, e që asaj në fund të bisedimeve t’i jipet Veriu i Kosovës për “njohjes reciproke”, e cila në fakt nuk do të ndodhë asnjëherë me vullnetin e regjimit hegjemonist të Beogradit, kur dihet fare mirë, se pa miratimin e organeve më të larta të BE-së me seli në Bruksel, nuk mund të ndodhë dhe as nuk do të ndodhin në të ardhmen kurrfarë ndryshimesh të kufijve askund në Evropë, por as në Ballkan !

Kështu që, shumë politikanë miopë shqiptar dhe vasal të Beogradit, shumë serbofilë dhe nostalgjik të ish Jugosllavisë, shumë “miq” të A. Vuçiçit në Prishtinë dhe Tiranë, shumë shijues të muzikës së “Lepa Brenës” në shtetin amë si dhe disa “humanist” të cilët duan ta amnistojnë regjimin fshaist të Serbisë për gjenocidin dhe mbi 15 mijë shqiptarë të vrarë dhe masakruar, për mbi 20 mijë gra të dhunara si dhe shkatërrimin e mbi 650 fshatrave të Kosovës, duhet ta kenë të qartë, se çështje e ndryshimit dhe e këmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka vdekur dhe është vorrosur njëherë e mirë në imagjinatën dhe iluzionet e tyre antishqiptare..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat