As me këtë Qeveri, nuk do të mund të arrihet liberalizimi i vizave!

Opinione

As me këtë Qeveri, nuk do të mund të arrihet liberalizimi i vizave!

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:37
Prof. Dr. Riza Smaka  

Sikundër edhe qeveritë paraprake, as  Qeveria aktuale e RK-së , nuk është e organizuar sipas Ligjit për Qeverinë ,nga se, edhe pse kërkohet me Kushtetutë, nuk egziston ai Ligj - sic , në një anë dhe, si e tillë, ka numër të stërmadh   të ministrive dhe  numër enorm  të  funksionarëve publikë  krejtësisht të panevojshëm por, për paranë e popullit, hargjues të paskrupulltë , në anën tjetër!

Seandejmi ,  edhe Qeveria aktuale e RK-së,  del të jetë  e  pa ligj, apo, ilegale dhe,   fillimisht, korruptive për kah numri i stermadh i ministrive dhe  njësive organizative të administratës publike   si dhe i  funksionarëve publikë  ,shumica  e tyre , tërësisht të panevojshëm, të padobishëm , të  mirëpaguar dhe të mirëprivilegjuar  por  në dëmin e parasë së popullit të  përvuajtur!

Qeveria e RK-së do të  duhej të ishte e organizuar sipas Ligjit për Qeverinë dhe, në atë mënyrë , paraprakisht, do të   fiksohej numri   i ministrive dhe i funksionarëve  qeveritarë, për secilën ministri   si dhe për  çdo  titullarë të funksioneve publike do të  definoheshin dhe caktoheshin  konkretisht  të përshkruara  funksionet, punët dhe detyrat zyrtare!

Në anën tjetër Qeveria e RK-së do të kishte ,në vend të një dyzine, deri në shtatë ministri dhe ,shumfish më pak   titullarë  fiktivë të funksioneve publike.  Konkretisht , Qeveria e Zvicrës, shtet  i përbërë dhe shumfish më i pasur se sa Kosova,  i ka  gjithsesjt  shtatë ministra pra ministri    ashtu që  një sish   për një vit e ushtron  funksionin e kryeminitrit.Pra ajo  Qeveri , ndryshe e përgjegjshëshme, efikase  dhe  eficiente,konvencionalisht, i ka  gjithsesjt  gjashtë minitri. Në anën tjetër Qeveria e RK-së ka afër tri herë më shumë  ministra përkatësisht ministri!Sikundër dihet SHBA-të nuk kanë qeveria klasike por ekzekutiv i  cili gjithsesjt i ka  këto  14  departmente – ministri: për Bujqësi,  për Tregti, për Mbrojtje, për Edukim, për Energji, për Shëndetin dhe  Shërbimet Publike, për Banim dhe Zhvillimin  Urban, për Punët e Brëndshme, për Drejtësi, për Punë, për Shtetin  dhe për Transport ( Outline of U.S. Government, OIIP, US Department of State, 2020, p.67). Sipas  “logjikës qeveritare kosovare”, Qeveria e Zvicrës ,në vend të  7 ministrive ,do t’i kishte pasë   sëpakut 30  sosh e ,ekzekutivi i SHBA-ve , në vend të 14 departmenteve – ministive do t’i kishte pasë sëpakut 170  të tilla!

Ndryshe,nuk  dihet ndonjë shtet i demokrative parlamentare bashkëkohore qe ekzekutivin , në vend, sipas ligjit,  e organizon ad hoc, sipas hireve ,  kompromiseve politike korruptive , apetiteve pushtetare, ambicjeve funksionale e   financiare ,çfarë  është rasti në vendin tonë.

Për të qenë e keqja edhe më e sppikatur, Qeveria e organizuar jo sipas Ligjit për Qeverinë por sipas aktit nënligjor qeveritar – alas, del të jetë  inflative  , harghuese e papërgjegjëshme e parasë publike  dhe për aq inefikase dhe ineficiente.

Si e tillë, as Qevria aktuale e RK-së , edhe nga shkaku i apatisë politike   mbase edhe  mungesa e vullnetit politik energjetik,  jo qe  nuk do të mund   të luftojë, por, as të përballej me korrupsionin dhe krimin e organizuar , mr defektet funksionale të adminitratës publike të stërfryrë numërikisht as të  prokurorive e të gjykatave.

Ndaj , vërejtjet e  funksionarëve përkatës të EU-së në këtë drejtim, janë simptome  paralajmëruese se as gjatë këtij viti nuk do të mund të pritej liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë , të dënuar për t’i vuajtur pasojat pushtetare korruptive e ilegale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat