Injoranca e qytetarëve ndaj njëri-tjetrit po i mban në pushtet katundarët

Opinione

Injoranca e qytetarëve ndaj njëri-tjetrit po i mban në pushtet katundarët

Nga: Shpend Salihu Më: 27 gusht 2020 Në ora: 21:24
Shpend Salihu

Derisa xhelozia patologjike e qytetarëve ndaj njëri-tjetrit, dhe ndaj intelektualëve e analistave të mirëfilltë të profilit të lartë, ishte dhe është prezente, në Kosovën e pasluftës, katundarët arritën të monopolizojnë pushtetin. Oligarkia ekonomike dhe politike të cilët ata me dinakëri e krijuan në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme, arriti të zhvlerësojë paranë publike dhe gllabëritë djersën e qytetarëve.

Pjesa dërmuese e zyrtarëve të lartë nëpër komuna, ministri, gjykata, e shërbim sekret AKI, u vendos nga këta katundar të pacipë që para lufte ecnin me opinga e çorape të bardha e pas lufte vunë kollaret dhe morrën pushtetin e bën çfarë duan me këtë shtet të brishtë?

Këta katundar filluan të uzurpojnë prona e të shkruajn e xanun, imagjinojeni as në gjuhën e tyre, këta mjera nuk dinin të shkruanin, u pasuruan shpejt i krijuan milintatët e tyre morrën institucionet në duar dhe filluan të kërcënojnë e largojnë nga rruga e tyre këdo që u nxinte rrugën, bile aq më tepër edhe ata që i përkrahnin e ishin më inteligjent se ta nga frika se do u marrin pushtetin u larguan nga skena. Këta maskarenj dhe horra bën kapital, përmes drogës, prostitucionit, filluan ndërtime të larta edhe pse në kundërshtim me planin hapësinor të Kosovës, nuk i ndërtuan rrugët kur UNDP dhe USAID deshtën të u ndihmojnë në rrugët qarkore mes shteteve fqinje, sepse ishin të vetëdijshëm se nuk mund ato fonde të i menaxhojnë vet, dhe priten derisa UNMIK dhe agjencionet e tyre u larguan që të i rregullojnë rrugët me buxhet të Kosovës, normal sepse kishin prej 15 deri në 20 përqind të përfitimeve nga tenderët, i bastarduan ndërmarjet shoqërore dhe publike duke ua ndërruar destinacionin që e kishin më parë, e rritën shkallën e papunësis dhe hapen kolegje të shumta duke krijuar analfabeta me diploma, etj.

Shtrohet pyetja ku ishim ne qytetarët të i parandalonim veprimet e tyre, ku ishin analistat dhe shkencëtarët tonë sidomos të shkencave shoqërore që flinim e nuk i vetëdijësonim masat, që Kosova prej këtyre katundarëve të pacipë po shkon drejt shkatërrimit. Erdhën shumë investitor të jashtëm të injektonin në ekonomin Kosovare e këta filluan të u kërkojnë para dhe u larguan pothuajse të gjithë investitorët potencial të jashtëm, u futën vetëm Turqit sepse u jepnin riskun ose ishin hisedar të përbashkët me këta maskarenj.

Pronat bujqësore u shëndrruan në prona afariste dhe ndërtimore, dhe nëse vazhdon ky trend, shumë shpejt do kemi problem me bujqësi dhe blegtori. Kamatat bankare i lejuan të rriten e kishim kamatën rrëshqitëse e cila ishte asgjë tjetër pos një fajde e legjitimuar publike, sepse këta katundar kishin hise në sistemin bankar në Kosovë. Filluan të marrin të sapodiplomuar pa përvojë të i vendosin në pozita kyqe sepse ishin militant të tyre ose familjar të tyre, nuk ishte me rëndësi përvoja ose aftësia personale, por afiniteti ndaj tyre, pozitat e militantëve të padijshëm ishte këshilltar ose sekretar permanent ose pjesë e korrit diplomatik. Është çuditëse si miqët tonë Amerikan dhe Anglez që i njifnin këta horra mirrë i lejuan të bëjn çfarë të duan. Të gjithë ishim kundër speciales, por le të ndalemi e të mendojmë. 20 vite shkuan e Kosova vetëm po zhytet në humner, u zhdukëm aq shumë njerëz sepse nuk iu konvenuan bosave e frikësoheshin nga aftësit e tyre, u izoluan aq shumë kuadro e u degradua shteti nga arsimi e gjetiu në të gjitha poret e sistemit administrativ, politik, gjyqësor etj.

Qenët endacak që askund në Europë nuk i ke në Kosovë rrezikojnë jetën e qytetarëve, pajisjet medicinale shkatërrohen, procedurat gjyqësore zvarriten, krimi udhëheq shtetin, bandat shëtiten në grupe rrugëve siç ishte në wild west, e askush nuk i penalizon, kapot bëjn ligjin, njerëzit e tyre ecin të armatosur e askush nuk i kontrollon etj etj atëher të nderuar, çfarë integrimin në Europë në kërkojmë, këta bosa na i lejuan heshtazi rrymat radikale Islamike sepse kanë biznes e hotele nëpër Turqi e Lindje të Mesme, ku janë qytetarët e moderuar të mobilizohen dhe japin fund këtyre injorantave, deri kur do jetojmë në Gheto?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat