Interneti dhe besueshmëria e informacioneve të rreme

Opinione

Interneti dhe besueshmëria e informacioneve të rreme

Nga: Skënder Mulliqi Më: 27 gusht 2020 Në ora: 23:58
Skënder Mulliqi

Hulumtimet kanë treguar së interneti është bërë burimi sot kryesor i informacionit.Interneti ngjanë në një bibliotekë të madhe, ku nese nuk ke dije dhe gjindshmëri, do të vini në një situatë të pa lakmueshme.

Interneti siç është bërë për rini e një rëndësie jetike, po ashtu është bërë edhe vend ku po plasohen dezinformata dhe lajmet e rreme, shumë të dëmshme, të cilat ndikojnë shumë keq ne çdo shoqëri demokratike. Çdo ditë po luftohet me rrena dhe dezinformata.

Kush e ka thënë? Çka ka thënë? Sa mund ti besojmë. Sa është rrëfimi i vërtetë? Çka thojnë të tjerët? Si është pritur diqka e tillë në opinionin e gjerë publik…? Shumë çka këtu shërben për konsum të brendshëm, për interesa dhe përfitime të ndryshme?! Pastaj, shtrohet pyetja, së kush është autor? A është ai burim kredibil? Kush e financon dhe ku është qëllimi? Ajo që është qenësorja në gjitha këto raste, është së gjithmonë kanë ekzistuar lajmet e rreme, veçse tash me anën e internetit rrufeshëm po plasohen për opinionin e gjerë publik.

Një lajm i tillë senzacional i plasuar, është vështirë të demantohet shpejt, pa u shkaktuar dëmi. Veç sa lajmet e rreme i kemi dëgjuar nga njerëzit e politikës vendimarrëse për gjithë këto vite, që nuk duhet në asnjë mënyrë të shfaqen si të tilla, për shkak të peshës së prej nga vijnë ato.

Krerët e lartë të shtetit të Kosovës, plasuan disa herë për një periudhë jo të shkurtër kohore, lajme të paverifikuara, se më këtë datë apo në këtë vit, do të kemi liberalizim vizash. E mos të flasim për ndryshim qëndrimesh të tyre, lidhur me gjendjen politike, ekonomike dhe të proceseve të tjera zhvillimore në Kosovë. Lajmet e rreme mund të janë të rrezikshme edhe për jetën. Rrena thuhet sr lejohet kur është fjala për të shpëtuar jetë njerëzish, e në asnjë rast tjetër. Dhe, marrim shembullin më të ri lidhur më vaksinimin nga korona. Po qarkullojnë tash e bukur një kohë lajme së vaksina është e rrezikshme, se mund të dedikohet për plane dehumanizuese etj! Këtu e kemi shkencën që duhet megjithatë më i besua e jo thashethemeve dhe lajme intriguese.

Shkenca thotë se vaksina shpëton njerëz. Por, që qytetarët po bombardohen me gjithë farë lajmeve lidhur me këtë temë. Njerëzit kanë filluar të besojnë në pseudoshkencë dhe rrenacakë të ndryshëm që po na paraqitën! Çka është më keq se gjithë këto lajme po ndikojnë keq të fëmijët tanë, të cilët po i nënshtrohen propagandave të tmershme, që kanë për qëllim krijimin e një klime kaotike. Epoka e digjitalizimit ju mundëson gjithëfarë profiterëve të vijnë në shprehje. Madje, po shohim edhe budallakina të ndryshme, që ta shtojnë numrin e përkrahësve të tyre në rrjete sociale përfituese.

Pasojat e lajmeve të tilla janë të mëdha për secilën shoqëri demokratike. Duhet të vetëdijësohemi për besueshmërinë e plasimit të një lajmi, se vetëm kështu bëhemi serioz dhe hyjmë në kategorinë e njerëzve eminent të arsimuar, që nuk i pranojnë lajmet dhe dezinformatat e tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat