Gëzim i madh vëllau ynë  Agimi –Z.Z na u bë Kryeministër gëzuar dhe urime vëlla

Opinione

Gëzim i madh vëllau ynë  Agimi –Z.Z na u bë Kryeministër gëzuar dhe urime vëlla

Nga: Ejup Berisha Më: 31 gusht 2020 Në ora: 19:03
Ejup Berisha

Urime postin e të parit të Qeverisë vëlla Agim-Zoran të dëshiroj suksese dhe  mbarësi gjatë kryerjes së kompetencave që të takojnë me Kushtetutë dhe me ligjet egzistuese të RMV-së. Vëlla i nderuar Agim Z.Kryeministër i vendit tani e tutje ti je shqiptar ashtu të ka prezentuar partneri yt i koalicionit qeveritar vëllau i madh A.A. Kjo sado që dikuj i duket qesharake  është qasje e trashëguar nga ish sistemi monist i cili ishte prezent më shumë se katër dekada te ne pas luftës së dytë botërore. Atëher në të promovohej ideja e Vëllazërim Bashkimit ne me automatizëm i  gëzonim të gjitha liritë dhe të drejtat e barabarta. Apo çfar ishte më interesant   u gëzoje apo nuk i gëzoje fare ato të drejta dhe liri kombëtare ti  ishe i obliguar të brohorisje Rroftë Vëllezërim Bashkimi. Edhe debati në raport me prezentimin tënd si Kryeministër shqiptar do të zhvillohet me të njëjtat parime dhe  metoda.

Ti vëlla Agim-Z.Z je Kryeministri i parë shqiptarë dhe pikë ani se ti nuk je apo nuk ndjehesh shqiptar siç të thashë më lartë ti je Kryeministri shqiptar. Sa jamë i gëzuar vëlla Agim se ti u zgjodhe sërish Kryeministër sepse ke premtuar se do të sigurosh Shoqëri të barabartë për të gjithë. E di që në mandatin e kaluar edhe pse e premtove ky premtim apo zotim i yti nuk u bë realitet për mua vëlla. Shpresoj se gjatë këtij mandati do të përkushtohesh të më bësh pjesë të projektit i cili u mirprit nga unë gjat mandatit tënd të shkuar  si Kryeministër edhe pse me një dallim sepse atëher askush nuk tha se ti je Kryeministër shqiptar por të gjithë të pritëm sikur të ishe i tillë. Dhe tani kur edhe zyrtarisht të prezentuan si Kryeministër shqiptar gëzimi dhe optimizmi im sa shkon e rritet edhe më shumë. E cili është gëzimi më i madh për vëllanë është pra ai kur vëllau të bëhet Kryeministër.

Vëlla pashë nënën dhe pashë familjen  të lutem dhe të përgjërohem mendo edhe për mua dhe mirqenjen time pak sepse ky vëllau ynë i mëparshëm më ka marrë inat disi as nuk pyet për mua dhe atë as formalisht e faktikisht të mos flasim se si jamë e lere më të bëj diçka të mirë dhe konkrete dhe të bukur për mua dhe mirqenien time. Vëlla Agim-Zoki e quditshme është çasja e vëllaut tonë A.A ndaj meje ja psh ty të bëri Kryeministër ashtu të paktën po thotë por mua i njëjti as Sigurim porte apo dhe as pastrues W.C-shë smë bën. Unë të paktën një gjë e di se në raport me vëllaun më të madh A.A asnjë të keqe nuk ja kamë bërë atij. Por ja që atij ju ka tekur të më anashkaloj apo dhe të më injorojë. Ok unë skam çfar i bëj por të paktën jamë shumë i kënaqur që tani e kamë edhe një vëlla Kryeministër të kamë ty pra vëlla Agim-Z.Z. Post më të lartë nuk ka ku shkon ti je alfa dhe omega e politikës dhe qeverisjes shtetërore. Funkcion rreth të cilit sillet gjithçka në shtet. Ti në fakt je mbreti apo aty diku afër Perendisë. Vëlla Agim-Z.Z të thash mos më harro se shumë shpejtë të ikin edhe dy apo më së shumti tre vitet e mandatit të dytë të të parit të Qeverisë dhe do të duhesh të kërkosh mandat të ri nga vëllezërit e tu shqiptar apo nga vëllau ynë i madh A.A e këtë nëse e bën nervoz siç të thashë nuk do të mund të bëhesh as sigurim portash.

Çudi e sheh atë Kandidatin vëlla që e promovoi për Kryeministër e kamë fjalën për  vëllaun Naser atë për shkak se ky një ditë pa dashje e ka shikuar  shtrembër nuk e bëri Kryeministër por do ta bën Avokat mileti. E sheh se sa maxhike është fara e Partisë së vëllaut të madh Ajo premtoi Kryeministër por pas ca kohësh si duket do të mbijë Avokat  mileti-apo i popullit. Si duket këtu gabim është paketimi ta paketosh Kryeministrin në një pako të Avokatit të miletit ai del Avokat i miletit e jo Kryeministër. Nuk e di pse nuk morrën mësim nga periudha e Shokut Tito pra se di pse nuk promovuan Farkatar ashtu siç ishte edhe vetë shoku Tito ai kandidat i promovuar nga vëllau i madh  sigurisht do të zgjidhej Kryeministër e jo Avokat mileti  sepse vëllau Naser është Jurist si duket përgatitje akademike jo e përshtatshme për kryeministër në këto troje. Edhe pse vëllau Naseri e meritonte këtë postin të cilin ta fali vëllau i madh A.A ty vëlla Agim-Z.Z.

Tash atë vëllaun Kryeministër për tre muajt e fundit të Qeverisjes që  do ta bëjnë më mirë që se bëjnë vëlla Naserin sepse ajo është periudha më e lodhshme për një Kryeministër i cili do të duhet të angazhohet maksimalisht dhe atë në dy pista dhe atë nën 1. Që ta udhëheq Qeverinë dhe nën 2. Që të bëj fushatë. Këtu duhet një maratonist me kondicion si të Karl Luisit apo ndonjë Espidi Gonzales  Kryeministër që do të duhet ti kryej obligimet 200 km në orë.  Ok vëlla Kryeministër Agim-Zoki më fal që të lodha me këtë shkrim por pranoj urimet e mija më të sincrta vëllazërore me rastin e fillimit të mandatit të dytë si Kryeministër i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat