Njerëzit, si ish anëtari i kryesisë së LDK-së dhe ish Kryetari i Gjakovës z.Aqif Shehu, që ka bërë aq shumë për kombin e vet, nuk e merituan t'u organizohen kurthe e linçime

Opinione

Njerëzit, si ish anëtari i kryesisë së LDK-së dhe ish Kryetari i Gjakovës z.Aqif Shehu, që ka bërë aq shumë për kombin e vet, nuk e merituan t'u organizohen kurthe e linçime

Nga: Haki Latifi Më: 31 gusht 2020 Në ora: 20:11
Haki Latifi

Një shkrepje e blicit dhe shkrimi me shkas, për takimin e rastit me mikun tim, ish Kryetarin e Gjakovës, bashkëpunëtorin shumëvjeçar të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, z. Aqif Shehu.

Bisedat dhe evokime kujtimesh rrjedhin si lum, ku herë pas here(për shkak të angazhimeve në Apartamentin e tij, “Albani“ në Shëngjin), na bashkangjitet edhe miku ynë i përbashkët z.Kristë Coli, nga aktiviteti i përbashkët shumë vjeçar, që ta bëjnë ndejën si një sekond. Evokime kujtimesh nga e kaluara jo e largët, nga historia e lavdishme e kombit dhe ditët e krenarisë kur është punuar pa hile për bërjen e shtetit të Kosovës. Gjatë bisedës, ish anëtari i kryesisë së LDK-së dhe ish kryetari i Gjakovës me emocione përmend edhe organizimin dërgimit të arkivoleve nga Gjakova për Familjën Jashari në Prekaz, ku me shumë sakrifica duke u përballur me dhunën dhe maltretimet e forcave pushtuese serbe, kishte arritur të shpërthente rrethimet policore-ushtarake për të shkuar në Prekaz.

Në të cilën forcat barbare serbe donin ta pengonin ceremoninë e dinjitetshme të varrimit në Prekaz.

I bindur se, ata që e menduan të bëjnë linç kundër tij, kanë gabuar shumë rëndë. Se njerëzit atdhetarë, si Aqif Shehu, për kurrfarë klani, nuk duhet t'u sillet dhimbje. Nuk duhet të vihen në pozita zhgënjimi. Se ia lënë vetes një hije të keqe. Prandaj, ata që vepruan kaq keq ndaj Aqif Shehut, duhet t'ia vënë gishtin kokës e të mendojnë mirë se çfarë gabimi kanë bërë. Dhe, pasi ta bëjnë këtë, ta përmirësojnë atë dhe së paku të kërkojnë falje publike.

Në rrethanat e para dhe pasluftës, deri sa shumë nga ata që e kanë linçuar ish kryetarin Aqif Shehun, fshiheshin pas krahëve të tij, ky punoi me tërë qenien që LDK-ja të jetë prijetare jo vetë në Gjakovën e tij të dashtun por edhe në tërë Kosovën. Derisa shumë sish që organizuan puqe dhe linçim për Aqif Shehun nuk dukeshin kund para luftës. Si pinioll i një familje të shejtë dhe atdhetare që është Aqif Shehu, përmes flakës së luftës, depërtoi kudo në Kosovë, për t'i dhënë krah popullit. Dhe, pastaj, dikujt iu tek ta shkarkojë nga posti i kryetarit të komunës, një vit pa i skaduar afati, duke i sjellë dhimbje në shpirt, dhimbje kjo që pasqyrohej në shpirtin e tij, tek fliste për puçin dhe linçimin që i ishte organizuar nga pa kurrizorët.

Ata që e shkarkuan Aqif Shehun, kurrsesi nuk duhet t'ia lejojnë vetes këtë mëkat që e kanë bërë. Se njerëzit, si Aqif Shehu, janë pesha të rënda kombëtare. Ndaj tyre, të gjithë duhet të kemi kujdes se si sillemi. Se, në fund të fundit, nuk i koritim ata. Por, vetëm veten...

Se njerëzit, si Aqif Shehu, që ka bërë aq shumë për kombin e vet, nuk e merituan t'u organizohen kurthe e linçime. Nuk e meritojnë të linçohen në këtë mënyrë. Ata që e kanë planifikuar linçimin e tij, kanë gabuar shumë rëndë. Tepër rëndë. Dhe e kanë koritur veten para Gjakovës, që i do bijtë e vet, që i kanë dalë zot me krejt qenien e tyre, siç bëri edhe Aqif Shehu.

Ishte vet Aqif Shehu me bashkëpunëtorët , në ato rrethana të vështira, kur plasi lufta, depërtoi në të gjitha zonat e Kosovës, për t'u ndihmuar familjeve që humbën bijtë e vet. Aqif Shehu, me duart e tij, varrosi shumë dëshmorë e martirë anëmbanë Kosovës. Kurrnjëherë nuk u ndal në punën e tij kombëtare. Pas luftës, me guximin e tij bëri që LDK-ja të mbetej partia më e madhe në qytet, edhe pse ishte i kërcënuar nga bandat mafioze, të cilat, për ta ndalur punën e tij, ia plagosën djalin dhe ia shqetësuan të shoqen.
Ata që e përgatitën këtë kurth, nuk menduan fare se a i dëmtohet imazhi LDK-së dhe me veprimet e tyre të mbrapshta e prunë Degen e LDK- së në Gjakovë në 4%. Vepruan sikur Aqif Shehu të ishte një leckë, e jo një njeri që tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.
Dhe të tillë që përjetuan fatin si miku im Aqif Shehu, në LDK dhe Kosovës ka mjaft.

Marre ju koft!

Image
Image

Ps. ( I kërkoj falje publike mikut tim, ish anëtarit të kryesisë së LDK-së dhe ish kryetarit, z. Aqif Shehu për këtë shkrim pa lejën e tij)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat