Partia e Vjosa Osmanit do ishte e mirëpritur edhe në Shqipëri

Opinione

Partia e Vjosa Osmanit do ishte e mirëpritur edhe në Shqipëri

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 31 gusht 2020 Në ora: 20:54
Vjosa Osmani

Formimi i LDK-së së Ibrahim Rugovës pati një rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë, pasi nën shëmbullin e saj edhe në Shqipëri u inkurajua pluralizmi shqiptar, formimi i partive të reja politike në Shqipëri.

Populli opozitar në Shqipëri ,kundër diktaturës komuniste në Shqipëri,  ishte me LDK-në dhe me Rugovën. E Djathta shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar të përndjekur dhe të  persekutuar në Shqipëri ishte me LDK-në e Rugovës. 

Mirëpo pas Rugovës LDK-ja devijoi dhe u largua nga programi, demokracia dhe nga vizioni i LDK-së historike, dhe LDK u kap nga klanet e  korrupsionit dhe të pazareve e matrapazllëqeve të ulta për interesa personale, duke bashkëpunur me gjithcka e gjithkënd vetëm per interesa personale, familjare e klanore të cilat tashmë dihen dhe prej të cilave LDK vetëm sa erdhi , u diskreditua, u tkurr dhe u ndëshkua ashpër nga votuesit në Kosovë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare LDK-ja arriti që të marrë një rezultat të mirë në ato zgjedhje vetëm falë asaj se Vjosa Osmani ishte kandidaturë e LDK-së për kryeministre.

Këtë tashmë e dinë të gjithë ,jo vetëm antarët e simpatizanët e LDK-së, por edhe kundërshtarët dhe inkuizitorët:  lidershipi i LDK-së të cilet e përjashtuan Vjosën nga postet e larta të LDK-së pikërisht për këtë arsye;këtë  e dimë edhe ne këtu në Shqipëri që e ndjekim politikën në Kosovë;këtë e dinë edhe diaspora dhe kudo ku ka shqiptarë.

Dhe meqenëse është i pamundur reformimi i LDK-së, meqenëse është i pamundur demokratizimi i saj dhe clirimi i saj nga autokracia dhe nga kapja që  është bërë asaj nga uzurpatorët që nuk kanë asgjë as nga trashëgimia e vyer e LDK-së , dhe nuk kanë as vizion dhe as interesim për ndryshim e progres, në këto kushte gjykoj se formimi i një Lëvizje apo i një LDK-je të re të drejtuar nga Vjosa Osmani do t’i shërbente shumë demokracisë, shtetit modern, sundimit të ligjit, crrenjosjes së korrupsionit, integrimit të Kosovës, zhvillimit dhe perspektivës së saj, të cilat mbahen peng nga kjo elitë politike aktuale dështake dhe kundër interesave publike e kombëtare. Kundër Vjosës dhe forcës së re politike të formuar nën drejtimin e saj  do të ishin  elita politike aktuale në Kosovë, LDK-istë që do të mbesin në LDK-në e privatizuar nga Mustafa me kompani, disa mediatikë e letraxhinj , ndonjë opininist e analist  servilë dhe intelektualët mercenar.

Këta do të ishin opozitarët e Partisë së Re të Vjosa Osmanit, dhe këta do të mbesin të humbur përballë verdiktik dhe vullnetit të popullit të Kosovës i cili kërkon ndryshimin.

Edhe Shqipëria po vuan dhe e ka pësuar rëndë nga establishmenti apo nga elita aktuale politike e saj. Dhe në biseda që kam me shumë qytetarë dhe  intelektualë nga Durrësi ,edhe ata janë të mendimit se opinioni publik dhe mediat   në Kosovë janë më të avancuara politikisht se sa opinioni dhe mediat  në Shqipëri, dhe  janë më të ndjeshëm. Populli i Kosovës ka intuitën politike dhe mëncurimin politik e intelektual  për të bërë ndryshimin dhe për të ndëshkuar politikën dhe politikanët e këqij me votë. Prandaj edhe në Shqipëri një Lëvizje e re politike në Kosovë mirëpritet pasi do të inkurajonte ndryshimin, një lëvizje reformatore nga opozita,  apo një pol të tretë politik antiestablishmentit politik aktual në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat