A do të mund ta bësh këtë?!...

Opinione

A do të mund ta bësh këtë?!...

Nga: Dibran Demaku Më: 2 shtator 2020 Në ora: 10:50
Dibran Demaku

As si mendje e as si fizik nuk je më i miri i Kosovës!Sëpaku këtë e tregon edhe vetë kur flet.Në paraqitjet tua publike jep përshtypjen e një personi anemik dhe jo bindës në atë çfarë thua!Si duket as vetë nuk i beson vetëvetës në ato çfarë thua,por i thua sepse ashtu duhet thënë!Dhe kur i thua i thua keq!

Megjithate duhet të dish dhe të kuptosh se je në vendin më të rëndësishëm politik të një vendi që ende nuk është bërë dhe ti ke marrë barrën e rëndë qëta bësh atë?!

Se si ke ardhur në atë post dhe a e ke merituar atë është çëshjtje tjetër.Por,ajo që duhet pranuar si meritë jotja është guximi yt të marrësh postin më të rëndësishëm politik të një vendi ende të pabërë siç është Republika e Kosovës në këtë moment?!Dhe për këtë ti nuk mund të quhesh fajtori kryesor(janë ca të tjerë që e vendin e sollën aty ku është sot)!Janë ca të tjerë që nisën bisedimet me Serbinë(armiken e përherëshme të Kosovës në veçanti dhe të kombit shqiptar në përgjithësi)në kohën kur Kosova e pavarur (pavarësia e saj ishte vulosur nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë)dhe në vend që Kosova të ecte rrugës së vetë drejtë,dikush u kujdes që ajo të ngatërrohej sërish me armiken e saj të përherëshme,Serbinë?!Në fillim ishte thënë se po bëheshin vetëm bisedime teknike,për të përfunduar në fund në bisedime politike në mes të Beogradit dhe Prishtinës apo Republikës së Serbisë dhe krahinës së saj jugore Kosovën dhe Metohinë?!...

Dhe punët kanë shkuar deri aty që Serbia në mos të tërën sot ta kërkojë (dhe bëjë si të vetën)sëpaku gjysmën e Kosovës?!

A ke dije dhe kaçik siç thotë populli ,ti Abullah Hoti që t‘i përmirësosh gabimet e të tjerëve dhe Kosovën e cila në këto momente po noton në ujëra të trazuara dhe dhe të rrezikshme ta kthesh në ujëra të qeta?!Apo së bashku me përcjellsit tuaj keni shkuar në Washington si në një ekskursion sa për të ia bërë qejfin vetes duke bërë edhe foto për miqtë dhe të afërmit tuaj?!...Apo keni shkuar në Washington me idenë se punët e Kosovës i rregullon Amerika?!...

E cekëm edhe në fillim të këtij shkrimi se ti Abdullah ke marrë mbi supet tua një barrë të rëndë,tepër të rëndë:që duke qenë në postin më të rëndësishëm politik të vendit,të bësh të pamundurën-të mundur përballë Serbisë armike?!...Nëse ia arrinë kësaj emri yt do të shënohet në histori?!...

A do të mund ta bësh këtë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat