A mos po ngushtohet Kosova, në veri nga Serbia, e në perëndim nga Mali i Zi?!

Opinione

A mos po ngushtohet Kosova, në veri nga Serbia, e në perëndim nga Mali i Zi?!

Nga: Hafiz Shala Më: 3 shtator 2020 Në ora: 10:11
Hafiz Shala

Përfunduan zgjedhjet në Mal të Zi, humbi Gjukanoviqi i korruptuar por sa duket, properëndimor.

Tani, shtrohet pyetja së, çka është për neve ma keq. Nuk kam kurrfarë njohuri për zotin Dritan Abazoviqi prandaj, nuk mund të komentoj lidhur me personalitetin e tij si dhe çfarë orientimi do të merr në duar të cilit qëndron fati i Qeverisë malazeze e cila pas humbjes së Gjukanoviqit, shanset për të ardhur ne pushtet, i kanë forcat proserbe të kontrolluar dhe dirigjuar nga Kisha ortodokse e cila njëherësh ishte organizatore, ideatore dhe udhëheqëse e grupeve radikale proserbe të financuara nga Rusia.

Dorën në zemër, Edi Rama më tërë qenien ishte në anën e Gjukanoviqit të cilit dhe votuesve për habinë time, ju drejtua në gjuhën angleze, më nja dy fjalë në gjuhën serbishte por, që, pothuaj asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Se a ndikoi kjo pozitivisht apo negativisht, megjithatë partitë shqiptare, nuk u bashkuan dhe në vend se t’i fitojnë 4 deputetë, I fituan dy.

Sipas paraqitjeve të para të zotit Abazoviq, duket së, do të formojë qeveri me grupet proserbe. Çka për Kosovën?!

Tani, premtimi i Ramushit se ende çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk ka marrë fund dhe se do te ridizajnohet apo kthehen Kulla e Çakorri, do të jetë vetëm fontanë dëshirash bile, edhe shumë më keq sepse, do t’i bashkëngjiten Serbisë në kërkesat për korrigjim të kufijve më Kosovën, gjoja përmes demarkimit dhe, Kosova mund të ngushtohet edhe nga veriu edhe nga perëndimi.

E patëm një telashe, tani na u bënë dy dhe atë shumë serioze që, mund t’i shërbejë Serbisë për t’i ndërsye serbet për të ngritë tensione për një gjë “të vogël prej 8200 hektarësh“ për të ardhur te Trepça e Ujmani që, nuk është larg mendsh që të hapen si tema të mundshme të diskutimit në takimet në Washington, si kontinuitet i  bisedimeve për çështjet ekonomike.

Mbase, edhe prekje pulsi që, po qe se nuk jemi të kujdesshëm, tërthorazi mund të futët në agjendën e bisedimeve të ardhshme si vazhdimësi e temave ekonomike “për mirëqenien e të dy popujve”.

Serbia, me siguri se i ka të gjitha variantet sepse, ata, nuk vijnë më duar në xhepa sikur Thaçi këtyre herë por, me plane  dhe propozime konkrete. Ato, nuk janë dhe assesi nuk mund të jenë në favor të Kosovës.

Delegacioni i Kosovës, kërkesat kryesore për të cilat është përqendruar e që do të ishte në rregull por që nuk do të ndodhë, është njohja reciproke.

Serbisë, me siguri së i konvenon zgjatja sa ma shumë e bisedimeve për t’u ikur atyre politike sepse, aty ajo e sheh momentin ku duhet të deklarohet definitivisht se a është e gatshme ta njeh Kosovën, njëherësh a  është penduar për atë qe i ka shkaktuar Kosovës, a është e gatshme që të kërkojë falje si shenjë afrimi për të arritur marrëveshje përfundimtare e domosdoshme për të dy popujt më shekuj të hasmuar.

Ajo që më brengosë ma së shumti është së, asgjë nuk po shkon në favor tonin. Fajet dhe përgjegjësitë i ka klasa politike e cila që nga çlirimi ishte dhe është në pushtet duke marrë veprime të gabuara, duke e sjellë Kosovën në pozitë inferiore karshi Serbisë dhe njëherësh duke ia mundësuar Serbisë ta luaj rolin e viktimës e cila më mjeshtri është duke e shfrytëzuar, posaçërisht kur Kosova e ka një qeveri të pakicës në këmbët e qelqit, në mëshirën e Listës Serbe, kur spektri politik është i përçarë qoftë edhe përbrenda koalicionit aktual.

Dy partitë më të mëdha opozitare, nuk ju përgjigjen ftesës së Kryeministrit për t’iu bashkuar delegacionit që nënkupton së kjo qeveri, shumicën e partive shqiptare e ka në opozitë dhe, për të sjell vendime të karakterit të marrëveshjeve ndërkombëtare, i duhen 2/3 e deputetëve që, gjithmonë paraqet rrezik të bllokimit si arsye e mostransparencës në të gjitha nivelet shtetërore dhe partiake dhe jashtë dijenisë së sovranit.

Prandaj, në një gjendje të rëndë më pandeminë dhe gjendjen e rëndë ekonomike, Kosova si shtet mund të përjetojë një fiasko që i duhet një periudhë e gjatë për t’u rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat