Seremb Gjergji: Kisha Ortodokse e Kosovës

Opinione

Seremb Gjergji: Kisha Ortodokse e Kosovës

Nga: Seremb Gjergji Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:54
Arkiv

Priftërinjtë Ortodoks të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, në vitin 2006 i takoj në Malishevë në një organizim edukativo-arsimor me te rinjtë e kësaj Komune. Gjatë darkës biseduam – se pse vërtetë jeni këtu? Përgjigjeje ishte mahnitëse: T’iu ndihmojmë ta krijoni Kishën Ortodokse të Kosovës. Që të gjithë ishin Amerikanë. Ata poashtu, për fëmijët kishin një program i jashtëzakonshme edukativ për të rinjtë – nga gjuha angleze, shkenca dhe zhvillimi njerëzor. Sipas meje – përfitim i dyanshëm – Dituri dhe kthimin e Kishës Ortodokse të Kosovës.

Beteja e Kosovës është filli i gënjeshtrave serbe. Familja ime kanë jetuar në Hade/Fushkosovë. Sipas historikut të familjes, Fusha e Kosovës kanë qenë 97% e banorëve shqiptarë të besimit ortodoks dhe vetëm 3% disa katolik. Familja poashtu tregon kur Car Llazari ka ardhë me rreth tre (3) mijë ushtarë, i ka gjetur gati 10 mijë ushtarë shqiptarë ortodoks. Historia serbe dhe e Kishave aty ka filluar të shtrembërohet – kur deklarojnë se kanë qenë mbi 10 mijë ushtarë serb ortodoks. Rrenë. Luftë e kanë bërë Fisnikët shqiptarë: Gjon Kastrioti, Teodor Muzaka, Gjon Balsha II, Andrea Gropa dhe Dhimiter Jonima – me të gjithë ushtarët e tyre.

Prijësi i Luftës ka qene Krye-Komandanti hungarez Janosh Huniadi nga Hungaria. Huniadi sot e ka lapidarin në oborrin e Kishës Katolike në Prizren. Beteja e 28 qershorit u zhvillua ndërmjet 20 mijë ushtarëve të koalicionit të krishterë kundrejt 20 mijë ushtarëve të Perandorisë Osmane. Të krishterët humbën – kurse Serbet edhe sot e festojnë humbjen si fitore. Por, për ta edhe ndoshta ka qenë fitore – pasi kanë ngërthyer në vetë komplet USHTARËT SHQIPTARË ORTODOKS të Fushës së Kosovës.

Heroi i vërtetë i të gjithë luftës ishte dhe mbetet vetëm Millosh Nikollë Kopiliqi (Obiliqi) i cili e vrau Sulltan Muratin i dhe askush tjetër. Emri Millosh, derivon nga emrat Miros, Milos, Milo, Milot, Molos, etj; të gjithë emra shqiptarë. Madje poeti Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI është i famshmi i fundit që e kujtojmë.

Perandoria Osmane, menjëherë pas pushtimet, realizoi regjistrimin e popullsisë në Kosovë (Referencë: Arkiva Perandorisë Osmane), dhe rezultoi që në Kosovë kishte më pak se 1% serb. Të gjithë ishin shqiptarë. Gjatë pushtimit 536 vjeçar, në Perandorinë Osmane kanë shërbyer 13 Vezir Ortodoks Shqiptarë nga Kosova, pa llogaritur Vezirët katolik, nga gjithsejtë 47 Vezir shqiptarë; sa kanë shërbyer gjatë gjithë pushtimit.

Pas rënies heroike të 16 burrave – familja jonë u shpërngul kah Dukagjini dhe brenda 300 vjetëve krijoj të paktën dy fshatra: 1. Fshati Gjergjaj (sot Gergjica/Gjurgjica) dhe fshatrat Gjergjaj II (sot fshati Gjurgjevik i Madh dhe i Vogel). Në Klinë me rrethinë janë pozicionuar para 309 vjetëve; ku kanë gjetur familjen Peshkatari.                

Kishat Katolike dhe Ortodokse shqiptare në Kosovë, janë të ndërtuara në një model Lindje-Perëndim. Altari në Lindje dhe salla në Perëndim. Baba (Jak Gjergjaj) tregonte që në vitin 1973 tek Kisha Katolike në Zllakuqan, i ka parë 3 pleqtë e fundit që para se të hyjnë në Kishë, kthehen kah Dielli dhe thonë: “NA FAL” dhe futen në Kishë – duke ia kthyer shpinën Diellit. Përderisa (figurativishtë) Prifti e shikon Diellin dhe i thotë – ja tash këta janë me mua. Janë konvertuar në të Krishterë. Shqiptarët/Arbanët, besimin e parë e kanë pasë në DIELL.                  

Kisha Serbe në Serbi, më bashkëpunimin e ngushtë me Perandorinë Osmane e shfrytëzon rastin për pozicionimin strategjik të saj. Në shekullin XVI, Papa Piu i shkruan Patrikut serb: “Ma kthe Kishën e Graçanicës që e keni uzurpuar, së është Katolike shqiptare. Patriku i përgjigjet: “Hajde merre”? (Arkivi Online i Vatikanit). Bashkëpunimi i Kishës Ortodokse të Serbisë më Perandorinë Osmane në dëm të shqiptarëve, krijoi mundësi për pushtimin e një pjese të territoreve me popullsi ortodokse shqiptare dhe të pushtimit të te gjitha Kishave të mundshme Katolike, e veçmas Ortodokse nga ana e Klerit të Serbisë. Në këtë mënyrë u përvetësua Manastiri i Deçanit, Patrikana e Pejës, Manastiri i Graçanicës. Kisha e Novobërdës, Kisha e Shën. Premtes në Prizren. Kisha e Ortodokse e Lipjanit; e shumë të tjera të cilat janë asimiluar në Kisha Ortodokse të Serbëve.

Sipas censusit të fundit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë në vitin 2011 – në Kosovë jetojnë 0.3% shqiptarë Ortodoks të cilët nuk kanë mundësi t’i kryejnë shërbimet fetare në gjuhën shqipe. Presioni ndërkombëtarë ka bërë që në Manastirin e Deçanit nga një të diele – liturgjia të behet SHQIP – pasi që një prej Priftërinjve Ortodoks në Manastir, është shqiptarë i Kosovës. Kjo vlen edhe për besimtarët shqiptarë ortodoks që vijnë nga Shqipëria dhe trevat tjera shqiptare.

Patrikana e Pejës është një tregim i veçantë në Historinë e Kishës Katolike dhe Ortodokse në Kosovë. Shën. Sava kishte shkuar në Jerusalem dhe kishte marrë modelin e Kishës së Krishtit për ta ndërtuar të njëjtën Kishë në Kosovë. Kisha behët në miniaturë rreth viteve 1266-1270. Pasi kisha ishte shumë e vogël; në dy vjetët e ardhshme, janë ndërtuar edhe dy (2) kisha të tjera dhe janë bërë tri (3) kisha ngjitur njëra me tjetrin. Të gjitha me arkitekturën Lindje-Perëndim. Për çudi në vitin 1345 u ri-dekoruan freskat (afreskat) nga ato katolike në ortodokse – me pretekstin e dekorimit të Kishës së katërt (4) të ndërtuar të Shën. Nikollës. Për Patrikanë u bënë edhe ndryshime të tjera si NARTEKSI Monumental. Por ajo që mbeti është edhe sot, Arkitektura Iliro-Shqiptare - Lindje-Perëndim.

Në vitin 2002 – Patrikana e Pejës pëson dëmtimin dhe ndryshimin më të madhin në 500 vjetët e fundit – ngjyroset komplet e KUQE dhe i humbin të gjitha gjurmët e freskave dhe muraleve që nuk ishin serbe ortodokse. Një tmerr në dëmtimin kulturor, historik, etnografik, kombëtarë dhe shkelje mbi pasurin dhe historinë e Kosovës. Në Arkivin e Kosovës është një Album me fotografitë origjinalë të bëra gjatë viteve 1950-1970 të Patrikanës dhe ndryshimet që shihen sot – janë nënçmim për kulturën tonë të Kosovës.

Nga koha e Car Dushanit 1355, as serbet dhe as mbretëria e Serbisë nuk kanë pasur qasje në Kosovë. Kishat kanë qenë shqiptare; janë ruajtur, përkujdesur, rindërtuar dhe rinovuar nga Shqiptarët. Mbi të gjitha, kanë shërbyer shqiptarët deri në pushtimin të serishëm nga Serbia në vitin 1918 nga Mbretëria Serbe – menjëherë pas luftës Ballkanike, kur ka vazhduar persekutimi i madh i shqiptarëve nga Beogradi e deri në Beqiq, Petrovac, Tivar, Ulqin, e Shkodër.

Thirrjet serbe që Kosova është djepi i Serbisë janë tërësisht gënjeshtra të folklorit serb. Kjo thirrje është ngulitur edhe me dhunë në mendjen dhe ndjenjën e popullit Serb.

Në vitin 2007 për festën mbarë-shqiptare të Shën. Gjergjit, fshatarët e 7 fshatrave të Kaçanikut, nisen të ndezin qirinjë në Kishën e përhershme të tyre – e cila ishte e rrethuar me tela gjembor dhe ruhej nga ushtarët e KFOR-it Polak. Pas shumë bisedave, fshatarët u tregojnë se kjo nuk është kishë e serbëve, por e shqiptarëve. Polaket e hulumtojnë, e vërtetojnë dhe nga ajo ditë s’ka rrethoja me gjemba e as roje ushtarake - fshatarët çdo Shën. Gjergj dhe Shën. Mitër (Shëmitër), ndezin qirinj për bereqetet, të mirat dhe vet jetën që ua ka falur i madhi Zot.

Akademiku dhe Deputeti Frashër Demaj ka hulumtuar disa vjet gjenezën e kishës së Shën. Premtes në Prizren e cila ka filluar se ndërtuari në vitin 1106 dhe ka filluar shërbimi në vitin 1186 – në kohën e Themelimit  të Shteti të Arbrit. Shteti më modern i mijëvjeçarit të fundit.

Në vitin 1953-56, kur Serbia ka shkatërruar 3 institucionet më të rëndësishme fetare në Kryeqytet, Kishën Katolike, Sinagogën dhe Xhaminë – me gurët e Sinagogës, e ndërton një kishë të vogël – si kancer shtesë e kishës së vjetër shqiptare të Shën. Premtes në Prizren. Për fat të keq në trazirat e marsit 2004 kisha digjet nga Vehabinjët, dhe tash Serbia pretendon që është e saj. Materialin, foto dhe videot  e njerëzve që e kallin, të gjitha i ka AKI dhe KFOR-i.

Kisha e fundit Ortodokse e Kosovës, që edhe sot e kësaj dite përkujdesjen e bëjnë shqiptarët; është në Komunën e Podujevës, në fshatin Rakinicë. Edhe kjo kishë e ka dizajnin dhe drejtimin Lindje-Perëndim – dhe gjithmonë dera dalëse është në Perëndim. Këtë e konfirmon kujdestari i Kishës z. Hasan Zeka, i cili për 30 vjet me radhë ka luftuar t’ia ruaj identitetin Kosovës dhe identitetin shqiptarë. Kisha e Shën. Mëhillit është ndërtuar në shekullin XVI nga shqiptarët e përndjekur nga trojet e tyre në Nish – tash Republika e Serbisë.

Kosova si Shtet dhe Komb i ri në Botë, në Kushtetutën e saj nuk lejon thirrje mono-etnike. Kështu që thirrjet e institucioneve fetare janë: Kisha Katolike e Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, Komuniteti Bektashian i Kosovës, Bashkësia e Sufi Tarikateve të Kosovës; kështu duhet të jetë Kisha Ortodokse e Kosovës, e jo Kisha Ortodokse Serbe. Jo serbe dhe jo shqiptare, por e Kosovës. Është e vetmja rrugë e zgjidhjes së të gjitha problemeve; një herë e përgjithmonë. Poashtu, toleranca ndër-fetare në Kosovë, që është më e madhja në Botë, përshtatet me këtë thirrje. Pa dallim Etnik apo Kombëtar.

Kur e kanë pyetur Krishtin – “a me pagu tatimin Cezarit”? Ai përgjigjet: “Ajo që i takon Cezarit, jepjani Cezarit, e ajo qe i takon Zotit, jepjani Zotit”. Kosova e Pavarur duhet të veproi si Shtet – merr vendime të mbështetura në Kushtetutë.  Por edhe ta mbështesim idenë e miqve Amerikan edhe për Kishën Ortodokse të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat