Një qasje më ndryshe, për marrëveshjen e Uashingtonit

Opinione

Një qasje më ndryshe, për marrëveshjen e Uashingtonit

Nga: Skënder Mulliqi Më: 5 shtator 2020 Në ora: 13:51
Skënder Mulliqi

Kush doli humbës dhe kush fitues nga marrëveshja e Uashingtonit? Nëse dikush duhet ngre lartë si trofe, këtë marrëveshje trepalëshe, atëherë ajo është pala serbe. Nuk them së integrimet rajonale tregtare dhe ekonomike nuk janë të mira , por unë dua të laborojë këtë ngjarje nga një kënd tjetër politikë, së çdo negociatë dhe çdo marrëveshje e firmosur më Serbinë edhe ka karakter politikë. Pse Serbia nuk ishte dashur te dale fituese ?Për faktin së kreu gjenocid mbi popujt jo sllavë më rastin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, dhe nuk u dënua për gjenocid nga GJND-ja në Hagë. E dyta, kurrë ky shtet nuk e bëri një kërkim falje të vetme për vrasjet në masë të gjerë të njerëzve të pa uniformuar. E treta, Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës si realitet. Këtë nuk e bëri as në marrëveshjen historike siç u cilësua nga presidenti amerikan , Donald Tramp.

Vuqiq e largoi pikën 10 si pikë kruciale të mos njohjes të pavarësisë të Kosovës, që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e kishte përmendur disa herë , së nuk do të ketë marrëveshje pa njohje reciproke. Kjo nuk ndodhi së atje delegacioni ynë ishte në formacion të dobët politikë dhe ishte në formacion të dobët kur bëhet fjalë edhe për ekspertë te lëmive ekonomike. Në një prononcim për gazetën Bota Sot , kamë thënë së Uashingtoni do të ndalë hegjemonin ruso- serbe në Ballkan, pikërisht në këto bisedime ndodhi bukur shumë e kundërta. Serbia u avansua pa të drejtë në aspektin ekonomik , duke u bërë qendra kryesore nga e cila niset gjithçka.

Fitojë të drejtën e daljes në det , që është privilegj shumë i madh për një shtet, i cili është dashur ti vuajë pasojat e luftës gjenocidiale edhe së paku për 50 vitet e ardhshme si Gjermania naziste. U shpërblye pikërisht më territor të Kosovës, duke pasur qasje në Liqenin e Gazivodës.Ka pasur në Uashington edhe marrëveshje të mira për Kosovën, por sigurisht jo të nivelit çfarë ju ofruan Serbisë më këtë rast. As pala jonë e dobët , dhe as Grenel nuk i vunë asnjë kusht palës serbe .Kjo është shumë e çuditshme për një marrëveshje që u cilësua si historike .Gjatë gjithë maratonës së bisedimeve Kosovë -Serbi vetëm nga pala shqiptare u kërkuan të bëhën koncesione politike , thua së ne jemi ata që e kemi shkaktuar luftën!Asnjë kusht i vetëm pos nga Gjermania e Merkelit ,që ju ka bërë të ditur Serbisë së pa e pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk kanë mundësi të inkuadrohet në strukturën e BE-së. Gati harrova lexues të nderuar të përmendi faktin së Kosovës në Uashington i është ngrirë inkuadrimi në qdo strukturë ndërkombëtare për një vit , në shkëmbimin absurd të ndaljen së lobimit të Serbisë për çnjohje .Çfarë kuptimi ka kjo kur Kosovën tashmë e kanë pranuar shtetet më peshë në botë. Nese kan ardhur 16 çnjohje ato kan ardhur nga mos puna e strukturave më të larta të Kosovës, dhe kanë ardhur nga faktorizimi politik i Serbisë në rajon.

Kështu që marrëveshjet dhe 13 miliardët e premtuara nga Amerika , ku për qendër të menagjimit të gjithë këtyre parave është Beogradi zyrtar, është një bingo tepër e madhe për palën serbe ! Doli fitues Vuqiq së u realizua projekti i Minishengenit Ballkanik, për të vu kontroll mbi të gjitha shtetet e rajonit si superfuqi. Në krejt këtë mesele nuk dua që e gjitha apriori te hudhet poshtë nga Marrëveshja e Uashingtonit. Ne, me këtë garniturë katastrofale politike, të cilët nuk dinë çka donë ,te korruptuar,nuk bëjmë kurrë shtet si duhet. Unë them që ndoshta do të kemi fat, që bisedimet do të vazhdojnë edhe për një kohë në Bruksel, dhe së aty është zonja Merkel, e cila serbëve më të drejtë ju bën "pordhën kaps", e cila do të kërkon tash pas ngjarjeve te Uashingtonit, që të formatizohet pavarësia e Kosovës.

Është më rëndësi më duket një deklaratë në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe nikoqirit të takimit dyditor, Robert O’Brien, i cili tha se "Serbia dhe Kosova për vite të tëra kanë qenë të bllokuara në një vend dhe nuk mund të lëviznin . O’Brien gjithashtu tha se mendon se kjo “do të jetë ‘ngrirje’ njëvjeçare”, për t’i dhënë hapësirë palëve që të diskutojnë një sërë çështjesh politike, në kuadër të dialogut politik të Brukselit. Duket së në Evropë ka mbetur që të lidhen lmezat kësaj pune jetike për Kosovën...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat