“Marrëveshja Trump”, në interes të Trump, Grenell e Vuçiq

Opinione

“Marrëveshja Trump”, në interes të Trump, Grenell e Vuçiq

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 6 shtator 2020 Në ora: 08:18
Pamje nga takimi në Uashington

Po mos të ishte kampanja zgjedhore në ketë kohë në ShBA, më siguri se rrjedhat do të ishin ndryshe ku më të vërtetë do të shihej një narracion krejt ndryshe nga pala amerikane por edhe nga ajo Kosovare. Turrevrapi zoti Grenellit që ky “pompozitet” të jetë në momentin e duhur për të tret qe i titullova në krye të këtij artikulli, më qellim që të ja servojnën popullit amerikan si “ marrëveshje historike”, nuk zgjodhi as rregulla e as kriteriume, as parime diplomatike e demokratike përpos, arritjes së qëllimit: rrëzimi i Qeverisë Kurtit por, edhe zonjës Osmani siq po vërtetohet nga vet zoti Grenell i cili, nuk po mund të përmbahet nga agresiviteti tij dhe mosdurimi ndaj kësaj zonje ma të votuar nga populli, të cilës ju vërsul në twiter se, nuk na duhesh ti duke u ankuar, pa dhenë kurrfarë ideje.

More zotëri, Qeveria Kurti, pjesë e së cilës ishte edhe Hoti, bile në postin e zëvendës- kryeministrit si përfaqësues i koalicionit quajtur edhe i shpresës, nuk e pranuat solucionin e kërkuar dhe të votuar nga populli por, u lëshuat në aventurat e Thaçit, Ramës dhe Vuçiqit të cilët, i kishin bërë gati gërshërët, thikat dhe hartat por, për fatin e Kosovës, Kancelarja, zonja Merkel, jua hoqi nga dora e ti, nuk ishe fort i mirëseardhur në atë shtet që, rezultojë më largimin tënd nga ky post.

“Antiamerikani” Kurti, por jo vetëm ai, tani, “edhe zonja Osmani” e cila i përfundojë studimet akademike në ShBA që, assesi nuk mund të jetë antiamerikane sepse, u edukua dhe mori tiparet e një demokracie të vërtetë të këtij vendi, mikut, çlirimtarit, themeluesit dhe gardianit të shtetit të Kosovës, e ju, zotëri, qëllim primar i juaj ishte që, Presidentit Trump t’i ofroni atë që në ketë moment të fushatës zgjedhore i duhet: një arritje e madhe në politikën e jashtme, duke aluduar në një “marrëveshje historike”, sigurisht për juve, Trump dhe Serbinë por, fatkeqësisht jo edhe për Kosovën dhe popullin e sajë.

Zotëri, ju na shndërruat në shtet mysliman në kuadër të Emirateve të Bashkuara Arabe, anipse shtet laik në zemër të Evropës, më kombësi shqiptare nder popujt ma të vjetër në Ballkan, popull i Nenës Terese e i Gjergj Kastriotit Skënderbeut i cili e mbrojti krishterimin dhe ju kundërvu Perandorisë Otomane e cila, më dhunë jua imponojë fenë myslimane shqiptarëve por, jo edhe serbëve, bullgarëve, grekëve dhe të tjerëve.

I zbatove më përpikëri kërkesat e Serbisë që, Kosovës ti hiqet fjala Republikë para emrit Kosovë duke e emërtuar Kosovën në atë marrëveshje më bashkë shtesë të Prishtinës dhe Beogradit. Kërkesa kryesore e Delegacionit të Kosovës ka qënë, njohja reciproke për çka, Qeveria e ka marr obligim, është zotuar para Parlamentit dhe popullit.

Na e hoqët përkatësin kombëtare duke na prezantuar si mysliman njëjtë sikur shtetet arabe, përderisa në Kosovë i kemi tri konfesione: mysliman, krishterë dhe ortodokse si shembull i vetem në botë për marrëdhenie të shkëlqyera reciproke.

Na shndërruat bashkëpronar të liqenit të Ujman më Serbinë, I cili është pronë e Kosovés që nga viti 1945 kur, Kosova ka investue, e ka zgjerua, e ka rregullue dhe përgatitur për nevojat vitale: furnizim më ujë pije, ujitje të tokave dhe ftohjen e turbinave në termocentralin kryesor të Republikës së Kosovës.

Na e hoqët shtetësinë, na e suspenduat republikën, na larguat për një vit nga mekanizmat ndërkombëtar, na e imponuat minishengenin të cilin e kemi kundërshtuar nga të gjitha instancat shtetërore të Kosovës, përpos, Thaçit e Ramës, pra edhe nga ky vetë tani në krye të delegacionit të shtetit të Kosovës.

I mundësuat Serbisë dalje në detin Adriatik, ëndërr shekullore e tyre të cilët në mendje, gjithnjë e kanë pasur, okupimin e Shqipërisë dhe shfrytëzimin e pasurive turistike të një bregdeti më shumë potenciale ekonomike këtij vendi.

Sikur Serbia e Vuçiqit, ministrit të informatave të Milloshviqit, tani në këtij të Serbisë, më siguri së lidhjet ndërkombëtare ekonomike dhe levizja e kapitalit në mes shteteve mike, është esenciale dhe dëshpëruese për të dy popujt.

Por, zotëri, qasja e juaj është e gabuar sepse, esenca e marrëdhenie të këtyre dy popujve, janë purompolitike. Dhe, pa e përfunduar këtë kapitull në të drejtën e Kosovës, tek i thonë, sikur kur të prashitësh në ujë. Po habitem së si ende nuk po bindeni në këtë. Do të bindeni, megjithatë por, mos të behet shumë vonë kur, nënshkruhen dokumentet ndërkombëtare dhe atë, pa dijen dhe vullnetin e popullit.

Ja mundësuat shfrytëzimin e infrastrukturë rrugore, hekurudhore përmes rrugës ma të shkurtër duke ja ndërruar kahjen e drejtimit hekurudhor nga ajo Leshak-Fushë Kosovë Hani i Elezit, e cila, para lufte ishte edhe linjë ndërkombëtare hekurudhore për transportin e udhetarëve dhe mallrave bile, edhe të trenave transportues të mallrave më afate të shkurtra të skadimit të përdorimit, të cilat duheshin të arrinin në destinacion më prioritet të para trenave të udhetarëve. Qarkullonin trenat ndërkombëtar, Paris-Athinë nëpër vijën kryesore frekuentuese si dhe trenave afarist, Fushë Kosovë-Beograd. Flas si njohës së lamisë time profesionale në kohërat kur stacioni hekurudhor i Fushë Kosovës, ishte ndër nyejt kryesore të hekurudhave më gjithësejt, nëse nuk gabojë 335 kilometra, pa i llogaritur binaret industrial të ashtuquajtur të cilët i kanë lidhur fabrikat, kombinatet për ngarkim shkarkimin e mallrave për destinacione të brendshme dhe ndërkombëtare.

Favorizuat eksterritorialitetin për kishat ortodokse serbe syresh 45 sosh Republikën e Kosovës të cilat, nen diktatin e Beogradit, pengojnë zhvillimin e infrastrukturës rrugore më interes të lidhjeve ma të shkurtra rrugore, Kosovë -Mali i Zi si dhe për zhvillimin e blegtorisë, turizmit malor, siç ndodhi me Manastirin e Deçanit. Ju deklaruat në fillim së, nuk pranojmë “jo” dhe “ pikë” nga palët e që në të vërtetë,” jo-ja” dhe “pika” ju ndodhi.

E para dhe kryesorja për interes të Kosovës, njohja reciproke, kategorikisht u refuzua nga Vuçiqi dhe, siç deklaroi ai, kjo është pikë nga Serbia. E ndalet frymën zotëri sepse, keni hyrë në obligime ndaj Serbisë e cila si agresore, është deshtë të lëshojë pe, e, ajo, në rrolin “ e viktimës”, ju diktojë dhe ju vendosët sipas kërkesave të sajë. Asnjë kërkesë e Kosovës nuk u realizua bile, as ajo që Ujmani mos të ketë dy pronar. Zoti Haradinaj kishe reagojë por u tërhjekë, po e marr më mend reagimin e juaj drejtuar Haradinajt ndoshta së, kurrë ma nuk do të hyjë në Amerikës. Rreziku, nuk ndalet me kaq. Frika është të ajo ma e keqja. Gërshërët dhe thikat. Ose, Asociacioni i komunave serbemë kompetenca egzekutive pasi, e keni lazdruar Serbinë zotëri duke ja plotësuar dëshirat në dëm të Kosovës. Përfaqësuesi i Kosovës, nënshkrues i kësaj marrëveshje, është zotuar për politikat e proklamuara, që janë në kundërshtim më premtimin për njohje reciproke, e që deshtoj.

Si të kuptohet kjo marrëveshje realisht. A është marrëveshje në mes Serbisë dhe Kosovës apo marrëveshje vetem më Amerikën. Nëse ata deklarojnë së ata, nuk kanë nënshkruar kurrfarë marrëveshje mes vete, pra që i bie së Serbia ka nënshkruar vetëm më ShBA-t e jo marrëveshje trelaterale, duke e mos njohur Kosovën si subjekt në marrëdheniet ndërkombëtare, atëherë, në çfarë cilësie paraqitet Kosova në ketë rast. Nuk i përdoret flamujt shtetëror sepse, Serbia ju ka kushtëzua. Pra, Kosova, nuk u prezantua as si ish Autonomi por, ma tepër “provincë” serbe, ashtu po i bie, pasi Kosova në Kushtetutën e Serbisë figuron si pjesë e sajë. Si të ja hiqni këtë nga koka dhe Kushtetuta?! Si mund të interpretohen të drejtat dhe obligimit të cilat nuk figurojnë askund. Ndaj kujt dhe, kush është përgjegjës për mos zbatimin e tyre. A ka ndonjë dispozitë obliguese apo “ ndëshkuese” për moszbatimin e kësaj “marrëveshje”?. Kjo i ngjan sikur asaj thënies së, u dridh mali, lindi miu, bile për Kosovën, nuk jam i sigurt edhe për Serbinë.

Zoti Grenell, më gjithë respektin, dashurinë dhe mirënjohjen ma të lartë ndaj ShBA-ve, në këtë rast, as ju e as Presidenti Trump, nuk keni tregue tiparet, përkushtimit të sinqertë ndaj një populli ma dashamirës në rruzullin tokësor.

E kuptojmë dëshirën dhe angazhimin në fushatë zgjedhore por, na falni së interesi kombëtar është më i lartë së një post i pushteti, çfarëdo qoftë ai. Më shtyn të mendojë së, po mos të ishit në fushatë elektorale, a do ta kishit të njëjtin perceptim ndaj Kosovës. Të na kuptoni së, plagët ende janë të njoma dhe të paharruara tek prindërit e të pagjeturve të cilët pashpresë presin në kthimin e eshtrave të tyre, për t’i varrosur që ta dinë së ku i kanë eshtrat e tyre, që regjimi gjenocidal i Millosheviqit, për të cilat, Serbia në mënyrë arrogante dhe provokues po i i grithë, në vend së të sillet si fajtore, ajo vepron sikur mos të kishte të ndodhur asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat