Redaksia “Bota Sot”, të jetë me ne për jetë e mot

Opinione

Redaksia “Bota Sot”, të jetë me ne për jetë e mot

Rexhep Torte  Nga Rexhep Torte Më 6 shtator 2020 Në ora: 10:49
Bota sot

Redaksia “Bota Sot” me punën e saj  përkushtuese  profesionale është bërë ambasadore e çeshtjes mbarëshqiptare nëpër botë, në mungesë të angazhimit të domosdoshëm dhe efektiv që duhej ta bënin  Qeveria e Kosovës dhe  Qeveria e Shqipërisë.

Mund të themi me krenari dhe ballëhapur se Redaksia “Bota Sot” është mediumi i mirfilltë, i rëndësishëm dhe tejet i dobishëm kombëtar mbarëshqiptar.

Redaksia  “Bota sot” për tërë shqiptarët është bërë dritare e përditshmë  dhe Yll polar për lexuesit  anë e mbanë botës.

Redaksia  “Bota Sot” është bërë furnizuesi më i begatë  i lexuesve të saj me informacione të  shpejta, cilësore,  objektive  dhe hulumtuese.

Redaksia “Bota Sot” në rafshin shqiptar është bërë fanar ndriçimi dhe demaskimi i armiqve dhe tradhëtarëve të trojeve dhe të mbarë popullit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” është bërë detektuese e saktë dhe e shpejtë e rreziqeve që po u kanosen trojeve, detit  dhe popullit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” është bërë kështjellë e mbrojtjes dhe ruajtjes së integritetit territorial, të Pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” është bërë barometër i çdo çasti për ngjarjet dhe rreziqet që po i kanosen Kosovës dhe popullit të saj brenda dhe jashtë Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” në mënyrë të shpejtë dhe me saktësi lakmuese është duke i ndjekur lëvizjet politike brenda dhe  jashtë Kosovës.

Redaksia “Bota Sot” i ka vënë në peshore të saktë dështimet e udhëheqësve të derisotëm të Kosovës në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Redaksia “Bota Sot” në çdo moment njofton për destruktivitetin e udhëheqësve të derisotëm të Kosovës dhe për pasuritë e tyre milionëshe të pasluftës, në para të gatshme dhe në pasuri të paluajtshme.

Redaksia “Bota Sot” hap pas hapi është duke ndjekur synimet ekspansioniste të Serbisë agresore gjenocidale ndaj Kosovës, të cilat nuk kanë të ndalur.

Redaksia “Bota Sot” në vazhdimësi është vënë në mbrojtje të viktimave të agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, dhe të sensibilizimit  që kriminelët e Serbisë të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen për krimet e kryera në Kosovë.

Redaksia “Bota Sot”  në mungesë të transparencës nga Qeveria e Kosovës për përgatitjen  e dialogut Kosovë-Serbi, me një angazhim maksimal arrijti  ti informojë shqiptarët lidhur me mungesën e përgatijeve serioze si edhe lidhur me  ekipin e dobët dialogues të Kosovës për  këtë dialog aqë të rëndësishëm  në Vashington më datë 4 shtator 2020.

Redaksia “Bota Sot” me profesonalizëm dhe korrektësi i informoi  shqiptarët për ecurinë, procesin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi në Vashington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, për pasojat negative të kësaj marrëveshje karshi Kosovës dhe për kundërshtitë e kësaj marrëveshje me të drejtën, Kushtetutën e Kosovës dhe ceninim e sovranitetit të Kosovës nga Serbia agresore gjenocidale.

Serbia me nënëshkrimin e Marrëveshjes  Kosovë-Serbi në Vashington  për bashkëpunim ekonomik,  i shtoi  orekset e saj të pashuara  që edhe  pas 21 viteve nga agresioni gjenocidal në Kosovë, pa kërkuar as falje publike për krimet e kryera, pa i dënuar kriminelët serbë për krimet e kryera dhe pa e paguar faturën e shkatërrimit të Kosovës gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99, në çdo mënyrë përpiqet  ta dëmtojë Kosovën dhe të jetë pjesëtare edhe e resurseve pasurore të Kosovës, që don të thotë ti shtrijë sërish kthetrat serbe në Kosovë.

Synimet e Serbisë  për të vënë dorë në Liqenin e Ujmanit të Kosovë.

Synimet e Serbisë  për të vënë dorë në minierat e Trepçës, që gjithmonë kanë qenë të Kosovës dhe janë  begatia e Kosovës.

Synimet e Serbisë për të vënë dorë në vreshtarinë e Suharekës.

Synimet e Serbisë  që nëpërmjet kishave, manastireve dhe patriarkanave orthodokse serbe, të cilat fillimish kanë qenë objekte kulti krishtere shqiptare, por Kisha Orthodokse Serbe i ka  okupuar, ndryshuar, përshtatur  e i ka përvetësuar dhe tani i konsideron  si  serbe.

Janë  këmbanë e fuqishme sinjalizuese  se shqiptarët duhet të jenë vigjilentë, të guximshëm dhe këmbëngulës, që me argumente bindëse historike ti parandalojnë dhe pengojnë   këto synime ogurzeza dhe hegjemoniste të Serbisë .

Shqiptarët duhet të mobilizohen  dhe të veprojnë  si një grusht  i vetëm  kudo që jetojnë e punojnë, për të nxjerrë në pah dhe për të godatur pamëshirshëm çdo tentim  për të rrëmbyer çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare dhe të detit shqiptar.

Shqiptarët duhet të  mobilizohen dhe të veprojnë urgjentisht dhe sistematikisht, duke përfshirë  tërë akademikët,  intelektualët, historianët, gjeografët, gjeostrategët, analistët, opinionistët, gazetarët   dhe ekspertët e  fushave tjera, ne drejtim të ruajtjes dhe mbrojtjes së trojeve dhe të detit shqiptar.

Redaksia “Bota Sot” nëpërmjet rubikës  Lajme dhe  asaj Opinione, ka bërë të mundur pasqyrimin e problemeve kombëtare shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Çamëri, Greqi, Maqedoni, Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës.

Në këtë drejtim mendimi ynë është se do të ishte shumë e dobishme, që të shikohej mundësia që Redaksia “Bota Sot”  të bëhej edhe menaxhere, ose të gjente ndonjë mundësi tjetër, ndërsa financimin duhet ta përballonin  Qeveria e Kosovës dhe  Qeveria e Shqipërisë, ose sponsorizues shqiptarë, për përkthimin në gjuhë të huaja të lajmeve opinioneve të botuara në të mirë të Kosovës, Shqipërisë dhe të mbarë trojeve shqiptare dhe të detit shqiptar, dhe dërgimin e tyre suksesivisht  ambasadorëve në OKB, BE dhe KE.

Kjo mënyrë e sensibilizimit të problemeve mbarëshqiptare do të ishte misioni më i mirë, për ta informuar opinionin botëror me padrejtësitë që u janë bërë dhe po u bëhen edhe sot e kësaj dite shqiptarëve,  trojeve shqiptare dhe detit shqiptar.

Në këtë drejtim mund të përzgjidhen   lajmet dhe pinionet më të qëlluara të botuara në “Bota Sot”, si për shembull , Opinioni i autorit Fahri Xhara, i botuar më 1 shtator 2020, me titull “Serbët nuk anë histori. Do i Godasim rrenat srbe!”

Opinioni i autorit Spartak Ngjela, i botuar më 3 shtator 2020, me titull ”Erdogan ka të drejtë kur u shpreh: Nuk ka komb dhe etni greke”, por ai duhet ta dijë  se në Gadishullin Ilirik ka etni  e komb gjerësisht shqiptar”.

Opinioni i autorit Seremb Gjergji, i botuar më  3 shtator 2020:, me titull “Kisha Orthodokse e Kosovës”, e shoqëruarme foton Manastiri i Deçanit  para një shekulli- përreth shqiptarët me veshje kombëtare”.

Opinioni i autorit Agim Morina, i botuar mw 5 shtator 2020, me titull “Zbulohet plani  shekullor: Serbia në det, Shqipëria shtet islamik” (Traktati i fshehtë, Londër 1915), i shoqëruar me një hartë.

Teksti i autorit Eugen Shehu, i botuar më 5 shtator 2o20  në Lajme “Bota Sot”, histori, me titull “Gjenocidi barbar  serb ndaj shqiptarëve në vitet 1920/25, sëbashku me një fotografi ku shkruan:Dëbimi i shqiptarëve  nga rrethinat e Karadakut nga ushtria serbe 1921”.

Kisha Orthodokse Serbe fenë orthodokse nuk po e përdor për edukim shpirtëror për jetë të denjë  njerëzore  e fisnike, por për urrejte e luftëra për  zgjerim territoresh dhe dominim në Kosovë.

Kisha Orthodokse Serbe, kishat, manastiret dhe patriarkanat e  përvetësuara  në Kosovë, po i  përdor si Kuaj të Trojës për pushtimin e Kosovës.

Kisha Orthodokse Serbe të njejtën metodë  dhe veprim po e përdor për të shkaktuar trazira dhe dominim edhe në Malin e Zi.

Kisha Orthodokse Greke të njejtën metodë dhe veprim  e ka përdorur dhe po e përdor  ndaj popullatës Çame, një pjesë të së cilës e ka dëbuar me eksod  nga Greqia, ndërsa pjesës tjetër të popullatës shqiptare në Greqi nuk i lejohen ti gëzojë as të drejtat më elementare të njeriut.

Për ti demaskuar para botës dhe për ta ndaluar këtë ekspansion të Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë dhe në Malin e Zi, dhe të Kishës Orthodokse Greke në Greqi e Shqipëri,  mund të shfrytëzohen edhe dokumentarët filmikë të autorit Marin Mema lidhur me objektet e Kishës Orthodokse Serbe në Kosovë dhe në Malin e Zi, si edhe të Kishës Orthodokse Greke në Greqi.

Marin Mema në emisionin “Gjurmë Shqiptare”  përgatiti dokumentarin me titull “Mashtrimi serb  me objektet e kultit të krishterë në Kosovë, i shfaqur nga TOP CHANNEL në fillim të qershorit 2020.

Marin Mema në emisioni  “Gjurmë Shqiptare” përgatiti dokumentarë të ngjashëm edhe për eksodin e Çamëve nga Greqia, edhe për Kishat Orthodokse Serbe të ndërtuara në trojet shqiptare në Malin e Zi, të dy këto dokumentarë janë shfaqur nga TOP CHANNEL-i në Tiranë.

Redaksia “Bota Sot” me punën e saj përkushtuese profësionale është bërë ambasadore çeshtjes mbarëshqiptare nëpër botë, në mungesë të angazhimit të domosdoshëm dhe efektiv që duhej ta bënin  Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat