Bota gjithmonë ka qenë në luftëra për interesa sundimi, pushteti dhe politiko-ekonomike

Opinione

Bota gjithmonë ka qenë në luftëra për interesa sundimi, pushteti dhe politiko-ekonomike

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 6 shtator 2020 Në ora: 13:20
Skënder S. Kapiti

Historia botërore që nga lashtësia është mbushur me luftra e konflikte për interesa politike, ekonomike e sundimi , ashtu si brënda fiseve në lashtësi, e pastaj edhe në organizime principatash, qytet-shtetesh, mbretërish , perandorish dhe tani prej 200 vitesh mes shtetesh kombëtare.

Në këtë rrugëtim të gjatë historik më të humburit në Europë kanë qenë shqiptarët.

Shqiptarët kanë qenë jasht angazhimeve për interesin kombëtar, dhe gjatë historisë kanë qenë subjekt, vasal dhe i të bindurit urdhërzbatimit dhe në shërbim të të huajve, herë perandorisë latino-romake, pastaj asaj Bizantine, venedikasve, anzhuinëve  dhe mbetërve e carëve serbë e  bullgarë në Mesjetë, Perandorisë Osmane më pastaj, dhe shqiptarëve iu shkaktua tragjedia më e madhe në fundin e shekullit të 19-të dhe gjatë shekullit të 20-të me coptimin dhe me pazaret që Europa bëri me trojet shqiptare.

Nuk është faji i brezit të sotëm për këtë gjëndje të shqiptarëve, por janë të huajt ata të cilët kanë vendosur për shqiptarët gjithmonë.

Kështu kanë vepruar të huajt kundër shqiptarëve sepse atyre u kanë interesuar gjithmonë interesat e tyre dhe fakti që kombet e tjera edhe kanë ditur të organizohen dhe të mobilizohen në kohë.

Kombet e mirëorganizuara pavarësisht se edhe të vogla për nga numri dhe nga territori falë aftësisë organizuese kombetare të energjive politike, ekonomike e ushtarake mundën të pushtojnë globin dhe të ndërtojnë Perandoritë e tyre milionëshe me kilomatra katrorë territore , dhe qindra milionëshe me popullsi si: romakët, arabët, mongolët,  Anglia, Franca, Spanja, Austro-Hungaria, Turqia, e deri edhe Holanda, Danimarke e Portugalia që ishin shumë të vogla.  

E gjithë kjo histori sundimtarësh perandorakë është motivuar vetëm prej interesave politike, ekonomike ,strategjike dhe materialiste.

Është i kotë pretendimni i konflikteve fetare, luftra fetare të mirëfikkta nuk ka pasur,   ato vetëm kanë qenë përdorur për  motive mashtrimi për të angazhuar popujt dhe për të justifikuar pushtimet për qëllimet kolonialiste.

Fatkeqësisht shqiptarët epoka e Rilindjes e fundit të shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të,  i gjeti të vetëm në përpjekjet e tij kombëtare dhe kundër të gjithë pjesës tjetër të Europës. 

Është për t’u falenderuar sot puna e shumë studiuesve, historianëve dhe patriotëve shqiptarë të cilët janë angazhuar me punën e tyre për një Rilindje të Madhe Kombëtare, dhe në përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme intelektuale për ndërgjegjsimin e Europës dhe Botës për atë se kush kanë qenë dhe kush janë shqiptarët.

Mirëpo bota tjetër joshqiptare vetëm maskën ka ndërruar, pasi është po ajo e interesave politike, ekonomike, ekspansioniste dhe materialiste, dhe sado që do të mundohen shqiptarët e  të përpiqen për t’i treguar Europës e Botës se shqiptarët janë kombi më i vjetër europian , që ka nxjerrë mbretër, perandorë e vezir  për perandoritë e mëdha por fatkeqësisht jo ilire dhe jo shqiptare, luftëtarët  legjendarë eupianmbrojtës, pashallarë dhe pashallëqe shqiptare antiosmane, si dhe shënjtorë e papë, përsëri Europa do shumë kohë që të ndryshojë karakterin imperialist, ekonomk, hegjemon dhe e ka të vështirë që ta korigjojë veten nga gabimet dhe krimet që kanë bërë paraardhësit e tyre me padrejtësitë e tmerrshme kundër shqiptarëve.

Në këto përpjekje e vetmja shpresë e shqiptarëve janë SHBA-të, te ato është siguria dhe shpresa e shqiptarëve, pasi të gjitha fuqitë e mëdha europiane nuk janë realisht proshqiptare,  por tashmë edhe ato aziatike si Kina dhe India, edhe ato nuk janë me shqiptarët.

Duhet të kemi kujdes, sepse armiqt e shqiptarëve do të bëjnë maksimumin ashtu si edhe më parë që  të përcajnë dhe t’i ngatërrojnë shqiptarët me SHBA-në , por edhe me Gjermaninë e Turqinë sepse një nga stratergjitë kryesore të tyre është që shqiptarëve t’u pamundësojnë miq dhe aleatë, pra ata synojne gjithmone që t’i izolojnë. Shqiptarët duhet të maten politikisht dhe t’i mirëpeshojnë veprimet politike dhe ato diplomatike sepse bota sot është bërë më gllabëruese dhe më e rrezikshme për kombet dhe popujt e vegjël, në disa raste është mirë që politikanët shqiptarë edhe të qëndrojnë indiferent karshi ngjarjeve të mëdha globale sepse nuk kemi takat për të ndikuar dhe as për  t’u përzier fort në to.  

Të ndërtojmë marrëdhënie politike, ekonomike dhe ushtarake e strategjike me gjithë ato kombe që na duan dhe na respektojnë në mënyrë që të jemi edhe të besueshëm ndërkombëtarisht.

Shqiptarëve u janë rrëmbyer troje, territore,lumenj, det, male dhe nuk ka pse t’i falin të tjera vetë sot atyre që kanë ngritur shtetet  mbi trojet shqiptare; nuk ka pse Shqipëria t’i japë Serbisë daljen në Adriatik. Kujdes se Bota duke parë se shqiptarët janë tolerant ndaj të huajve, ata, pra bota,  nuk e kanë për gjë që t’u  bëjnë akoma edhe sot dëme, pazare dhe pabesi e tradhti Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat