Për shqiptarët më shumë kanë peshë fjalët e Vuçiqit sesa të Trumpit e SHBA-së që e lindi R. e Kosovës

Opinione

Për shqiptarët më shumë kanë peshë fjalët e Vuçiqit sesa të Trumpit e SHBA-së që e lindi R. e Kosovës

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 6 shtator 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Se ne jemi inferior ndaj Serbisë, kjo u vërtetua edhe në Uashington, se jemi alergjik ndaj udheheqësve tanë, po se po, më shumë i dëgjojmë dhe ju besojmë rrenave të Vuçiqit sesa pjesëmarrësve të delegacionit të Kosovës në SHBA. Se çdogjë që thotë Vuçiqi është e vërtetë e çdogjë çfarë thotë Hoti për Kosovën është gënjeshtër.

Problemi psikologjik i yni është, se, te ne është verbuar syri i së mirës e ky verbërim i së mirës i ka dhënë  forcë të keqes sonë, argumete kemi shumë, se ne më shumë i besojmë veshit e syrit të keq të delegacionit serb në krye me Vuçiqin sesa Trumpit, SHBA-së e delegacionit të Kosovës në krye me Hotin, se çdogjë çfarë është e keqe për ne e pranojmë  dhe i besojmë e çdogjë që është e mirë nuk e pranojmë e nuk i besojmë. Të keqen e shohim sepse e duam, të miren nuk e shohim assesi pse nuk e duam. Veshët e shqiptarëve duan të dëgjojnë dhe të ju besojnë deklaratave serbe te lyera e të pudrosura me gënjeshtra, për shkak se na vjen mirë sepse ushqehemi me të keqen, kënaqemi me të keqen, e keqja për ne është vitaminoze, të mirën se duam se na bën dëm.

Pa hajde tani të shohim të këqijat serbe që ju ka dhënë Trumpi në Ushington:

- me 5G ka larguar nga Serbia ndikimin dashuror kinez komunist;

- Me anë të marreveshjes ekonomike amerikane, Trumpi ka larguar nga Serbia ndikimin e vëllat të madh Rusinë;

- Me pranimin e njohjes me dhunë të shtetit të Izrailit Serbia ka humbur diplomacinë shtetërore me perëndimoret, BE-ne që janë kundër njohjes së Izrailit;

- Trumpi me marrëveshjen ekonomike Serbinë e ka larguar tërësisht nga ndikimet ruse e kineze duke bashkëpunuar me shtetet shqiptare me anë të minishengenit, ky minishengen në njërën anë bashkon të gjitha trojet shqiptare në një, që do jetë një parapergatitje për bashkimin e trojeve shqiptare, në anën tjetër dëmtohet Serbia rëndë me largimin e ndikimeve serbe e ruse, do mbetet e vetmuar në mes shteteve shqiptare.

- Simbolika e bisedës telefonike e Hotit me Natayahun për njohjen e Kosovës nga Izraili, në zyrën e Trumpit në prezencë të Vuçiqit është simbolikë e fitores së madhe diplomatike kosovare, kundër nençmimit diplomatik të delegacionit serb në krye me Vuçiqin, telefonata e Hotit me Natayahun para Trumpit është debakël diplomatik serb.

Për shqiptarët më shumë kanë peshë fjalët e Vuçiqit sesa të Trampit e SHBA-së që e lindi R.e Kosovës me armë më të sofistikuara kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat