Serbia dhe Kosova po afrohen përsëri

Opinione

Serbia dhe Kosova po afrohen përsëri

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 6 shtator 2020 Në ora: 14:40
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në SHBA

Presidenti i SHBA Trump vazhdon të përpiqet për sukses diplomatik. Pas Izraelit dhe Emirateve, ai tani dëshiron të sjellë Serbinë dhe Kosovën përsëri afër. Sidoqoftë, ai merr koncesione për një çështje tjetër nga të dy palët - të cilat me sa duket nuk janë menjëherë të qarta për të gjithë.

Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord, për afrimin ekonomik dhe duan të forcojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin. Në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, në prani të Presidentit të SHBA Donald Trump, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri kosovar Avdullah Hoti, nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve. Serbia gjithashtu, do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael, nga Tel Aviv në Jeruzalem. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Kosova dëshiron të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Trump në ceremoni foli, për një "ditë me të vërtetë historike". "Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Të dy vendet kanë bërë, një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik, për një numër çështjesh," tha Republikani. Sidoqoftë, fillimisht nuk u dha informacion mbi përmbajtjen e marrëveshjes.

"Guximshmëri Historike"

Trump e përshkroi vendimin e Presidentit serb Vuçiç, për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem, si "të guximshëm dhe historik". Fakti që Kosova, e cila është e banuar kryesisht nga myslimanë, dëshiron të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin, do të thotë "një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme". Ndërkohë, në Twitter, një pjesë video e vogël, po bën xhiron, gjatë njoftimit të Trump për përmbajtjen e kontratës. Në këtë, Vuçiç jep përshtypjen se, jo e gjithë përmbajtja ishte e qartë për të, – veçanërisht dhënja e mesazhit për zhvendosjen e ambasadës.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi Vucic për lëvizjen e ambasadës. Kritika e ashpër, megjithatë, erdhi nga palestinezët: "Palestina është një viktimë e ambicieve të fushatës zgjedhore të Trumpit", deklaroi kryenegociatori palestinez, Sajeb Erakat. Presidenti i SHBA planifikon të rizgjidhet për një mandat të dytë në 3 nëntor. Në një lëvizje të diskutueshme, administrata e Trumpit njohu Jeruzalemin, si kryeqytetin e Izraelit, në fund të vitit 2017 dhe ambasada u zhvendos atje në maj 2018. Kjo shkaktoi protesta të zemëruara nga palestinezët.

Grenell ndërmjetësoi për afrimin

Një ditë më parë, Presidenti serb Vuçiç dhe Kryeministri kosovar Hoti u takuan në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar afrimin ekonomik. I dërguari special i SHBA për rajonin, Richard Grenell, i cili ishte ambasador i SHBA në Berlin deri në verë, shërbeu si ndërmjetës. SHBA e sheh normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës si një hap drejt afrimit politik.

Kosova u shkëput nga Serbia në 2008. Qeveria në Beograd ende nuk e njeh pavarësinë dhe e konsideron Kosovën si një provincë të shkëputur. BE është ndërmjetësi kryesor në konflikt, por SHBA gjithashtu ka ndërhyrë kohët e fundit. Në korrik, pas një ndërprerje gati një vit e gjysmë, të dy palët patën bisedime të drejtpërdrejta përsëri nën ndërmjetësimin e BE për herë të parë. Brukseli e kushtëzon pranimin e Serbisë në BE, me pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Kritikët kanë frikë se ndërmjetësimi i Uashingtonit mund të pengojë bisedimet paralele nën ndërmjetësimin e BE - dhe se Trump është i interesuar vetëm për një sukses diplomatik, para zgjedhjeve presidenciale. Republikani, i cili aktualisht në sondazhe është prapa sfiduesit të tij Joe Biden nga Demokratët e opozitës, gjithashtu dëshiron të marrë pikë në fushatën zgjedhore me çështje të politikës së jashtme.

Burimi: ntv

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat