Reagim, Skënder Hysenit!

Opinione

Reagim, Skënder Hysenit!

Petrit Dibrani Nga Petrit Dibrani Më 6 shtator 2020 Në ora: 17:43
Skënder Hyseni

I nderuar,

z. Skender Hyseni Kordinator, shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë.

Na thoni sot nga Brukseli, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

Jemi afër, thoni..! 

Citoj;

Sot, kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. 

Ju lutem, më shumë se qesharake është kjo, ç’farë thoni ju. 

Ç’doher, në ç’do takim mundoheni vetëm vota të fitoni, mosni ju lutem!

a-1. S’thuhet palës kosovare, ju jeni Kordinator i Republikës...

a-2. Thuhet, delegacioni i Republikës së Kosovës, o Kordinator shtetëror, ju jeni i zgjedhuri i Republikës....

Pak për.....

I nderuar, z. Skender Hyseni Kordinator, shtetëror i Republikës së Kosovës.

Diplomacia – sipas mendimit tim është mirëmbajtja e marrëdhënieve në mes të dy apo më shumë shteteve, nëpërmjet marrëveshjeve si dhe metodave të zbatuara deri tek marrëveshja. Përndryshe diplomacia, ndryshe thirret edhe një lloj arti së mundurës, i marrëveshjeve.

Shtetet kuvendojnë, bisedojnë ndërmjet veti, i mbrojnë interesat e tyre, njoftojnë njëra tjetrën, nxisin përparimin e marrëdhënieve kryesisht, nëpërmjet të dërguarve dhe pranimin e të dërguarve nga shteti përkatës. Të dërguarit janë misionar, ambasadorë ose grupe të dërguara dhe sipas rastit në rast. Shefat e misioneve, udhëheqës të grupeve dhe personat diplomatik d.m.th. Diplomatët gëzojnë imunitet dhe të drejta të veçanta.

S’do ketë njohje reciproke në Bruksel...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat