Presidenti Donald Trump do ta njeh Mitrovicën kryeqytet të Kosovës, sikurse Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Opinione

Presidenti Donald Trump do ta njeh Mitrovicën kryeqytet të Kosovës, sikurse Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Hysen Ibrahimi Nga Hysen Ibrahimi Më 7 shtator 2020 Në ora: 07:10
Hysen Ibrahimi

Kërkesë: Kuvendit të Republikës së Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare, Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z. Abdulla Hoti, kryeministër,

Që: Mitrovica të shpallet kryeqytet i Republikë së Kosovës

Jemi dy popuj më besnik në botë, shqiptarë dhe hebre (izraelit) ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si të tillë do të mbetemi përjetësisht. Ndaj, ne do ta kemi çdo herë mbështetjen e SHBA-ve dhe aleatëve të saj. Duke u nisur nga kjo, është koha që institucionet e Republikës së Kosovës, Kuvendi e Qeveria, të marrin insiativë për nismën e procedurës, për të shpallur Mitrovicën kryeqytet të Republikës së Kosovës.

Janë shumë arsye për këtë inisativë, e cila do t’a kishte përmbyllur njëherë e përgjithmonë temën e ndarjes së Kosovës.

Për t’i treguar Serbisë, se populli shqiptar, nuk ka tokë për të dhënë, sepse mjaft jemi t’kurrur nëpër shekuj për kah teritorri, por edhe për kah popullata. Jemi ne shqiptarët që ndodhemi në mërgim të detyruar për t’i leshuar trojet e tona, përmes dhunës, terorrit, vrasjeve, burgosjeve, maltretimeve, helmosjeve. Deri më tani jemi afër 1.000.000 (një miljon) shqiptarë në Evropë, Amerikë, Australi, Kanadë e vende të tjera të botës të shpërngulur. E Serbija, ankohet për disa qindra serb, të cilët kanë kryer krime që të kthehen në Kosovë.

Me shpelljen e Mitrovicës kryeqytet të Kosovës, jam i bindur se në këtë kohë, Presidenti Donald Trump, i pari do t’a kishte shpërngulur ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e më pastaj, Shqipëria, Izraeli dhe shumë vende tjera mike.

Arsyetimi:

Në Mitrovicës janë zbuluar gjurmë ndërtesash, një nekropol[1] ilir, statuja të ndryshme prej balte e prej plumbi, një sarkofag[2], figura e Terpsikorës (Muzës së vallëzimit).

Pozita strategjike e gjeografike në mes dy lumenjve Ibrit e Sitnicës, e bënë të pëlqyer dhe të mundur shtrirjen e ndërtimeve të shkëlqyera deri në Albanik;

Trepça si vendburim i madh i plumbit, klima e përshtatshme, kushtet e mira për t’u marrë me bujqësi, blegtori, tregti dhe Albaniku (Monte Argentarum), i pasur me argjend e plumb prej kohës antike deri në Mesjetë e bënë të mundur hapjen e vendeve të punës dhe tërheqjen e investitorëve të botës;

Kosova dhe Izraeli, duhet thelluar sa më parë bashkëpunimin si do vende mike për të shkëmbyer ide të ndërsjella për zhvillimin dhe ndërtimin e dy vendeve tona, të Kosovës dhe Izraelit si dy popuj më besnik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, kërkoj nga Kuvendi e Qeveria e Republikës së Kosovës respektivishte, Znj. Vjosa Osmani, Kryetare dhe Z. Abdullah Hoti, Kryeministër, t’a marrin në shqyrtim me seriozitet këtë kërkesë timen, e që jam i bindur se do të përkrahet.

Kultura dhe sporti është mjaft i zhvilluar.

Hysen Ibrahimi,

Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

[1] Varrezë e kohëve të vjetra, e zbuluar pas kërkimesh arkeologjike. Nekropoli i Durrësit (i Apolonisë). Gërmimet (zbulimet) në nekropol.

[2] Arkë prej guri, mermeri etj. me kapak, ku vendoset trupi i të vdekurit për t'u varrosur ose për t'u ruajtur i balsamosur. Sarkofag egjiptian. Sarkofag i gdhendur. Sarkofag merme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat