Loja “ingjimonash” e Trump dhe Grenell me delegacionin e Kosovës

Opinione

Loja “ingjimonash” e Trump dhe Grenell me delegacionin e Kosovës

Nga: Reshat Nurboja Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:04
Reshat Nurboja

Me 04 shtator në Washington është nënshkruar një Marrëveshje të quajtur nga nënshkruesit dhe përkrahesit e tyre si Marrëveshje historike, e që në të vertetë nuk ka asgjë të bej me historinë…Pse…?

Së pari, teksti i Marrëveshjës nuk është identik. Marrëveshjen me tekst ndryshe e ka nënshkruar Hoti e me tekst ndryshe e ka nënshkruar Vuçiq…

Të dy, veçmas, individualisht e kanë nënshkruar Marrveshjen e tyre e jo një marrëveshje të përbashkët dhe identike…

Image

Nuk ekzistojnë nënshkrimet e përfaqësuesit të Kosovës e të Serbisë në një dokument – marrëveshje të përbashkët e aq më pak nënshkrimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në atë Marrëveshje “historike”… Hoti e Vuçiq janë kënaqur me nga një letër me përmbajtje të njejtë me të cilen presidenti Trump iu dhuron nga një letër ku i përgëzon për trimërinë (e budallakinë, shtesë e imja) e treguar me nënshkru një marrëveshje të tillë simbolike e duke e shitur për fushatë si historike për çka iu dhuron edhe nga një Çelës të Shtepisë së Bardhë me porosinë kur kanë deshirë, edhe në gjysmë nate kur vijnë në Washington e nuk kanë ku me flejtë, lirishtë mund të vijnë në Shtepinë të Bardhë e të flejnë. Tani Çelsinë e shtepisë e kanë…!

Ku ndryshon teksti i Marrëveshjëve në mes asaj marrëveshjeje që e ka nënshkruar Hoti e të asaj që e ka nënshkruar Vuçiqi…

Në tekstin e Marrëveshjës të nënshkruar nga Hoti, pika e fundit, figuron se Kosova (Prishtina) dhe Izraeli (jo Jerusalemi) pajtohen të njohin njëra tjetrën…Ky tekst në Marrëveshjen e nënshkruar nga Vuçiq nuk ekziston sepse po të ekzistonte, Serbia në një fare mënyre inderekte do ta pranonte pavarësinë dhe shtetin e Kosovës sepse si shtet i pavarur ka nënshkruar njohjen me një shtet tjetër…Por, as Grenell e as Trump nuk kanë deshiruar të ia luajnë ketë lojë Serbisë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat