Kur sanksionohen motivuesit dhe përkrahësit krimineli detyrohet në vetëvrasje

Opinione

Kur sanksionohen motivuesit dhe përkrahësit krimineli detyrohet në vetëvrasje

Nga: Afrim Tahiri Më: 7 shtator 2020 Në ora: 17:00
Afrim Tahiri

Nuk vlenë vetëm pendesa por edhe gatishmëria deri në vdekje për ta vrarë e thyer kohën në të cilën i shërbyen diktatorit kriminel si dhe nëpërkëmbësit të personalitetit dhe dinjitetit të tyre. Shoqëria jonë nuk ka më kohë për Sulejman Rexhepa e Shaqir Fetaha.

Sapo u botua një lajm, i cili, në shikim të parë, duket tejet paradoksal. Por, në esencë, paraqet shtyllën e drejtësisë të shoqërive të mirëfillta demokratike. 

BE paska sanksionuar 31 zyrtarë Bjellorusë, por paskan "shpëtuar" diktatorin dhe superkriminelin, Lukashenko!

Porosia: të vetmit fajtorë që ia zgjatën jetën dhe që vazhdojnë ta ushqejnë Lukashenkon me koncentrat që shton nevojën e tij për krim, diktaturë, antikombtarizëm dhe smirë të pakontrolluar për pushtet të përjetshëm, janë zyrtarët, bashkëpunëtorët e ngushtë dhe besnikët e tij.

Ky hap diplomatik mëton që t'i vetëdinësojë të varshmit nga diktatori se po i shërbejnë një karrieristi të verbuar të cilit kurrë nuk i intereson as kombi, as feja dhe aq më pakë bashkëpunëtorët e tij marionetë, por i intereson vetëm pushteti për të cilin është në gjendje të shkelë mbi çdo gjë. Ndryshe, një prijës i sinqertë e i devotshëm, nuk do të lejonte të dëmtohen e të damkosen bashkëpunëtorët e vet dhe, për hirë të tyre do të vetëflijohej!

E njëjtë është situata edhe me ish-uzurpatorin e BFI-së, Sulejman Rexhepi, dhe me pushtuesin aktual të BFI-së, intrigantin Shaqir Fetai. Që të dy kërkuan vëmendje, bashkëpunim të kriminalizuar dhe nënshtrim prej bujkërobi. Kërkuan bashkëpunëtorë që do ta pranojnë depersonalitetin e tyre, do ta pranojnë rolin e mashës por edhe të putrës që ta kruan shpinen, këmbët...

Bashkëpunëtorët e tillë i shkaktojnë kënaqësi diktatorit kriminel, ndërsa vetë kënaqen me rritën që e presin nën hijen e këllqeve të diktatorit, duke mos kuptuar se ky status të sjell vetëm tharje, fishkje dhe hudhje në pleh. 

Bashkëpunëtorët e deridjeshëm, ata që vetëdijësohen dhe nuk pranojnë më tej që t'i shërbejnë pronarit të tyre në krime, tërhiqen, vetësanskionohen, vetëburgosen, vetëtorturohen por, pa dyshim, ndjehen krenar se trishtimin e tyre e bashkëndjenë krejt bota normale. Urrejta bie mbi diktatorin. Prandaj, të gjithë diktatorët kriminelë, në fazën e demokratizimit, kanë të njëjtin fund: ose vriten, ose vetëvriten. Të nderuar dalin vetëm bashkëpunëtorët që flijojnë gjithçka për paqe në shoqëri. Pas periudhës së depersonalizimit të tyre, si fazë rehabilitimi mund të bëhet vetëm dashuria e popullit të cilën gjithqyshë që duhet ta meritojnë. Nuk vlenë vetëm pendesa por edhe gatishmëria deri në vdekje për ta vrarë e thyer kohën në të cilën i shërbyen diktatorit kriminel si dhe nëpërkëmbësit të personalitetit dhe dinjitetit të tyre. Shoqëria jonë nuk ka më kohë për Sulejman Rexhepa e Shaqir Fetaha.

Nuk është strategji që të veprohet mbi diktatorin kriminel, sepse, pa dashje mund të shndërrohet "hero kombëtar", por strategji është që "bashkëpunëtorët kombëtar" ta shkarkojnë e ta gurëzojnë duke shpresuar, të paktën, në ndonjë sevap.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat