Çfarë po synohet, apo po përgatitet me dërgimin e pakos me 4000 dosje të Gjykatës Speciale, në Zyrën e OVL të UÇK-së!

Opinione

Çfarë po synohet, apo po përgatitet me dërgimin e pakos me 4000 dosje të Gjykatës Speciale, në Zyrën e OVL të UÇK-së!

Nga: Petrit Dibrani Më: 7 shtator 2020 Në ora: 19:01
Petrit Dibrani

Të nderuar qytetar,

Është bërë publike, se sot në mëngjes ka mbërritur një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale në zyrën e OVL - të UÇK-ës.

Në shekullin XXI, dërgohet një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale, nga një person i pa identifikuar, thuajse jetojmë në kohët e lashta kur letrat janë dërguar, nga njerëzit me shtazë që janë përdorur për të udhëtuar.

Duke qenë të njoftuar se në Republikën e Kosovës, operojnë disa shërbime të huaja sekrete, që për fat të keq shumë nga këto shërbime e duan Kosovën e trazuar.

OVL - të UÇK-ës dhe zyrtarët shtetëror, të Republikës së Kosovës DUHET, si asnjëher më parë të bashkërendohen dhe të bashkohen karshi kësaj sfide, apo nxitje për ndarje në mes të qytetarëve dhe përqarje që po i kanoset Kosovës.

Pakoja me 4000 dosje dhe letra brenda ku thuhet, se ditëve në vijim do merrni edhe 7000 dosje tjera duhet, të jetë një sinjal se me dërgimin e këtyre dosjeve me emra të dëshmitarëve të mbrojtur dhe nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serbë, se në Kosovë po synohet, apo janë duke u pregaditur trazira.

Mos harroni!

Shkurt e shqip dhe troç.

“Vetëm të bashkuar dalim të fituar”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat