Një këshillë politike për dr.Vjosa Osmanin - kalo direkt në Vetvendosje mos themelo parti të re

Opinione

Një këshillë politike për dr.Vjosa Osmanin - kalo direkt në Vetvendosje mos themelo parti të re

Nga: Nue Oroshi Më: 7 shtator 2020 Në ora: 21:52
Nue Oroshi

Largimi i kryetarës së Kuvendit të Kosovës dr.Vjosa Osmani nga LDK ka qenë një çështje e ditur edhe e pritur.Vetëm është pritur koha se kur ajo do të deklarohet se nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Meqenëse të gjithë ata të paknaqurit e LDK-së që e kanë lëshuar këtë parti tash e 30 vjet me radhë në një mënyrë apo tjetër asnjëri prej tyre nuk ja ka arritur që të themelojnë një parti të re politike dhe të kenë sukses me partitë e tyre.Të gjithë radhazi kanë dështuar.Të themelosh një parti të re politike duhet ta kesh edhe një kauzë të re politike.

E Vjosa të vëtmen kauzë politike e ka korrupcionin,familjarizimin,keqeverisjen e partive politike që kanë keqeverisur tash e 20 vjet në Kosovë.Meqenëse këtë kauzë tani më e ka partia e Albin Kurtit VV-ja çdo parti tjetër e themeluar për ti luftuar këto dukuri nuk do të ketë sukses.Nuk do të ketë sukses për faktin që edhe Vjosa e cila tani kërkon që të gjej përkrahës të rinj të saj mbrenda LDK-së por që edhe ata që do ti gjejë shumica prej tyre në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës tash e 20 vjet.

Shembull nëse kësaj iniciative ju bashkohet dr.Fatmir Sejdiu ish-President i Kosovës tash më ai është një figurë e djegur politike,pikërisht nga Hashim Thaqi, që ishte afruar shumë afër me Thaqin,sa që gjatë krejtë kohës sa ishin në koalicion punonte me urdhërat e tij, e që Vjosa është kundërshtare e Hashimit.Meqenëse Vjosa është e re në LDK por i din ndarjet që kanë ekzistuar dhe mënyrën se si kanë përfunduar të paknaquritë e kësaj partie,po ja kujtoj një kronologji të shkurtër.Ndarja e parë në këtë parti është bërë më, 25 shkurt 1998 në Kuvendin e tretë të LDK-së që ka qenë mbajtur në Restorant "Dora" në atë periudhë kohore.

Nga ky kuvend nga LDK janë ndarë:Jakup Krasniqi,Hydajet Hyseni,Mehmet Hajrizi,Zenun Pajaziti,Ramë Buja dhe shumë të tjerë.Këta themeluan LBD-Lëvizjen e Bashkuar Demokratike të Kosovës,zgjodhën Rexhep Qosjen kryetar i cili madje në emër të këtij fraksioni politik mori pjesë edhe në Konferencën e Rambujës.Pas përfundimit të Luftës ky fraksion politik doli në zgjedhje dhe mori 0.14 % të votave të votuesve të Kosovës.Rexhep Qosja dha dorëheqje dhe nuk u pa kurrë në politikë në mënyrë direkte,se indirekt i ka futur gjithmonë hundët.Të paknaqurit e LDK-së përfunduan dikush në PDK, e dikush më vonë në Vetvendosje, e ndonjëri në Nisma.

Me kaq ju shkym oxhaku kësaj partie politike.Pas kësaj nga LDK u ndanë edhe dy grupe të reja politike.Fillimisht u themelua Partia e Re e Kosovës në krye me dr.Bujar Bukoshin.Bujar Bukoshi pësoj nokaut politik që në zgjedhjet e para kur doli me partinë e tij në zgjedhje.Më pas u mundua të bëj ndonjë lëvizje politike pa elektorat duke ecur dhe duke ju bindur komplet urdhërave të Hashim Thaqit,por që dështoj komplet në politikë. Kjo parti vetëm thuhet që ka ekzistuar.Tani rinia e Kosovës as që e di për këtë parti politike.Pas Bujar Bukoshit edhe grupi i Edita Tahirit e themeloi një parti të re politike në Kosovë.Kjo parti është quajtur Alternativa Demokratike e Kosovës.

Edhe për këtë parti tash nuk dihet a ekziston apo është shuar.Edita dështoi komplet dhe përpos ndonjë pozicioni që i dha Hashimi, si ndërmjetsuese në bisedime dhe ndonjë pozicioni në Qeveri, ajo nuk u pa fare nga elektorati i Kosoves.Përpjekjet për ta marrë LDK-në pas vdekjës së presidentit historik të saj Dr.Ibrahim Rugovës rezultoi në qarjen më të madhe politike që ka pasur kjo parti.Ky kuvend që njihet si kuvendi i karrikave e ndau LDK-në gati përgjysmë.Zyrtarisht kryetar mbeti dr.Fatmir Sejdiu, i cili pjesën e mbetur të LDK-së e orjentoj në bashkëpunim me Hashim Thaqin, kurse pjesa tjetër e zgjodhi kryetar akademik Nexhat Dacin me emrin LDD. Edhe kjo parti vetëm në një palë zgjedhje pati një sukses të vogël relativ duke marrë dikund 10 përqind të votave dhe më pas në zgjedhjet tjera nuk u pa më dhe dështoi komplet.

Por akademik Nexhat Daci më pas me një vendim e shkriu partinë e vet duke iu bërë thirrje elektoratit të mbetur që të kthehët në shtëpinë e vjetër në LDK dhe u largua nga politika.Këto dështime i kishte vërejtur shumë mirë ish -kryetari i LDK-së dr.Fatmir Sejdiu i cili mbas humbjes për postin e kryetarit të LDK-së në përballje me dr.Isa Mustafën nuk themeloi parti të re politike,duke ditur faktin se themelimi i një partie politike të re pa pasur një kauzë të re politike do të shkon drejtë dështimit.

Themelimi i një partie të re politike nga ana e juaj,në formën e një partie Socialdemokrate me të paknaqurit e VV, apo të një partie të tipit të Mimoza Kusari Lilës që në çdo palë zgjedhje kalon prej një partie politike në një parti tjetër politike duke i lutur ata që ta bëjnë pjesë të listës sa për tu zgjedhur deputete është një dështim i plotë politik.Kalimi i juaj në Vetvendosje do ta forcon VV me kuadro politike për shkak të mungesës së kuadrove intelektuale mbrenda VV, dhe do t´iu hapë rrugën edhe juve që ta vazhdoni kauzën e njëjtë politike me VV.

Të mos pajtohesh me partinë që ke qenë deri dje me qëndrimet politike të nëjta, është krejtë legjitime dhe normale.Por gabimin që po e bëjnë të larguarit nga partitë politike është fakti se ata pas largimit krejtë kohën po e hargjojnë duke kritikuar partinë që deri dje kanë qenë aty, të njëjtin gabim po e bëjnë edhe partitë ku deri dje kanë vepruar politikisht këta politikanë apo politikane duke kritikuar ashpër ata dhe duke harruar faktinë se në një të ardhme të afërtë pas zgjedhjeve mund ti lidhë ndonjë bashkëpunim politik për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ajo është gabim.Në momentin që do të largohesh nga partia politike që i ke takuar deri tani, është mirë të krijosh një kauzë tënden politike si dhe të kesh ide e koncepte politike se si duhet ecur përpara.Çdo marrje me partinë që i ke takuar është vëtem një rreth viciozë që sillet rreth vetvetes pa krijuar ndonjë dobi për shoqërinë se si duhet të dilet nga ky hendek politik që e ka kapluar Kosovën.Prandaj shumë më e frytshme do të ishte që ju dhe përkrahesit tuaj të kaloni direkt në Vetvendosje që tani dhe jo pas disa kohësh përmes ndonjë liste të ndonjë partie të re politike, që do ta ketë fatin e një PSDK, në Listën e AAK së Ramush Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat