Një teknoburokratizëm dhe mungesë e përgjegjësisë funksionale

Opinione

Një teknoburokratizëm dhe mungesë e përgjegjësisë funksionale

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:19
Prof. Dr. Riza Smaka

Dje, në datën 7 shtator 2020, në Kuvendin e RK-së, ka qenë organizuar një solemnitet i rastit për hir të 30 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së RK-së, në Kaçanik ,në datën 7 shtator 1990.

Në atë solemnitet të rastit , aktualisht të gjallë , ishin të ftuar ish anëtarët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së , z. Prof dr Ismet Salihu, Prof dr Riza Smaka dhe z Halit Muharremi si dhe ish delegatët e delegatet ( deputetët e deputetet) e legjislaturës së vitit 1990.

Seancën solemne të Kuvendit e RK-së e kryesoi z Vjosë Osmani, kryetare aktuale e Kuvendit të RK-së me z Iljaz Ramajlin ish kryetar të Kuvendit të RK-së, kur në datën 7 shtator 1990, në Kaçanik ka qenë miratuar Kushtetuta e RK-së.

Për diskutim me disa propozime të rastit , në procedurë të rregulltë ka qenë paraqitur z Halit Muharremi dhe unë, Riza Smaka, por asnjëri nga kryesuesit e sipërthënë ,nuk qenë dënjësuar as nuk na e patën dhën oportunitetin e diskutimit konkret e përmbajtësor. Ignorimi dhe neglizhimi i tillë e kryesuesëve në fjalë ishte teknoburokratik, i papërgjegjëshëm funksionalisht dhe shpërfillës ,të cilët ,në vijim, vetëm ish delegateve dhe delegatëve ju ndanë mirënjohje të formës më të thjeshtë dhe në një organizim të improvizuar. Ndërkaq , në atë rast, ishin anashkaluar, ignoruar dhe lënë në harresë ish anëterët e Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së, të miratuar në Kaçanik në datën 7 shtator 1990!

Në këtë kontekst , vlenë të theksohet se ,përgatitja e tekstit të Kushtetutës në rrethana të regjimit sërb të egër kundër shqiptareve dhe shqiptarëve të Kosovës si dhe të kanosjes juridike – penale me burgosje afatgjate të anëtarëve të ish Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së ‘’ për shkak të aktivitetit armiqsor për ndryshimin e sistemit kushtetutar të ish YU II”, ishte akt vetësakrifikues, i guximshëmsi dhe i mburrjes për një kontribut kombëtar të caktuar.

Pasi që , ishte ditë jubilare e Kushtetutës së RK-së,të parës në historinë e shtetit dhe të drejtës së Kosovës, të miratuar në datën 7 shtator 1990 , do të ishte e rendit dhe e nderit që të hapej një diskutim i rastit , të interesuarëve tu jepej oportuniteti për të propozuar nder të tjera qe, data 7 shtator 1990 ,me akt ligjor, të caktohej Ditë e Kushtetutës përkatësisht Ditë e Republikës dhe, ish anëtarëve të Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së RK-së ,sikundër ish delegateve dhe delegatëve, tu jepeshin mirënjohje të merituara.

Pasi që , dje , në ditën jubilare të 30 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së parë të RK-së , është vepruar në mënyrën e sipërthënë,duke u ndjerë i indinjuar, i injuruar dhe padrejtësisht i anashkaluar sikundër edhe kolegët e mi, vlerësoj se z. Vjosë Osmani dhe z. Ilaz Ramajli, thënë më së buti, janë sjelluar teknoburokratisht dhe me një papërgjegjësia funksionale elementare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat