Misteri i “Dosjeve” të Gjykatës Speciale dhe njeriu fantazmë, kush tentoi të frikësojë dëshmitarët!?

Opinione

Misteri i “Dosjeve” të Gjykatës Speciale dhe njeriu fantazmë, kush tentoi të frikësojë dëshmitarët!?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 shtator 2020 Në ora: 14:04
Njeriu

Akoma mbetet mister se si “Dosjet” e Gjykatës Speciale shkuan në zyrët e Organizatave të dala nga lufta e fundit e Kosovës.

OVL-UÇK, u befasu nga një njeri me maskë dhe kapelë. Njeriu anonim me mbi 4 mijë dosje të aluduara që janë të Gjykatës Speciale, pa u frikësuar nga askush, trokiti në derën e këtyre organizatave në kryeqytet.

Ai me një paku të madhe në duart e tij, si ‘fantazmë’ hyri në zyrët e OVL-UÇK-së, i dorëzoi dosjet dhe u lëshua poshtë shkallëve pa u pyetur nga askush se kush je dhe pse ka shkuar aty?

Madje ai nuk u pyet as se çfarë po dorëzon – çfarë ka në pakon e tij.

Megjithatë, kjo bëri që OVL-UÇK-ja të mbanë një konferencë për shtyp, ku treguan se u ‘pasuruan’ me mijëra dosje të Gjykatës Speciale.

Këto dosje, ndonëse janë konfidenciale, dikush i mori ato, dhe me asnjë brengë ua dorëzoj ‘njerëzve të luftës’.

Ata u ‘befasuan’ nga njeriu ‘fantazë’ i cili kishte një maskë në gojë për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe një kapelë në kokë. Ndoshta kapelën e ka vendosur për shkak të motit të nxetë që mo mbretëron në këtë fillim shtatori në Kosovë!

Së këndejmi, OVL-UÇK-ja, në vend që t’i ranin ato dosje apo t’i dorëzonin në Prokurorinë e Kosovës, ata i bënë disa kopje të tyre, dhe ua dërguan disa mediave në Kosovë.

Kjo është fakteqësia e gjithë kësaj, por jo vetëm!

Një ditë pas, hetues të supozuar të Gjykatës Speciale vërshuan zyrët e OVL-së.

Ata konfiskuan të gjitha këto dosje dhe materialet që ishin aty.

Pas kësaj, një ditë pas, këta hetues që thuhet që janë të Gjykatës Speciale kanë vërshuar edhe në Infokus – media kjo që ka përfituar nga OVL-UÇK-ja, dosjet që priteshin të bëheshin publike në ditët në vijim.

Mbi katër mijë dosje! Asnjë më pak! Kështu është thënë nga krerët e kësaj organizate.

Edhe pse kaluan disa ditë nga e gjitha kjo, njeriu që mori dhe dorëzoi dosjet në këtë organizatë mbetet misterioz. Ashtu sikurse hetuesit e Specialës!

Publikimi i këtyre dosjeve, apo më mirë të themi, janë apo nuk janë të vërteta, ose kenë apo nuk kenë të Gjykatës Speciale është një fakteqësi që ndodhi në Kosovë.

Me ato dosje, dikush tentoti të frikësoj, apo shantazhoj edhe dëshmitarët.

Jo vetëm kaq. Ata tentuan të mos zbulohet e vërteta. Tentuan edhe 20 vjet pas luftës të mos zbulohen vrasësit e viktimave shqiptare.

Kësaj radhe s’po flasim për vrasjet politike, sepse po thuhet që po supozojmë se ato nuk janë vrasje të tilla. Megjithatë, njerëzit kanë vdekur, dhe familjet e tyre po vuajnë.

Ata presin të gjenden një nga një vrasësit, urdhërdhënësit dhe gjithë ata që fshehën për vite me radhe të vërtetën.

Ndoshta në ato dosje mund të jetë e vërteta!

Edhe pse ato thuhet që u morën nga hetuesit e Gjykatës Speciale, kush garanton që emrat e dëshmitarëve nuk janë ruajtur një nga një?

Kush garanton që këta dëshmitar nuk e kanë jetën në rrëzik?

Kush garanton që nuk mund të vriten apo shantazhohen nga kriminelët që enden të lirë në rrugët e Kosovës?

Kjo është edhe një fakteqësi që i ndodhi Kosovës, sidomos dëshmitarëve dhe familjeve të të vrarëve.

Dikush duhet me dhënë përgjegjësi për këtë.

Familjet e të vrarëve presin që të zbardhet e vërteta, edhe nëse shantazhohen nga këto grupe kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat