Cinizmi me vend i Edi Ramës

Opinione

Cinizmi me vend i Edi Ramës

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 13:34
Kimete Berisha

Cinizmi me vend i Edi Ramës.

E përcolli Besën, me kafe turke dhe nën tingujt 'haydi soyle' të Ibrahim Tatlises.

Come on! M'i cakërru filxhanat nuk është e preferuar.

Besa e ka shkatërruar arsimin në Shqipëri.
Definitivisht.
Kanë treguar banorët e Kamzës, të cilit kanë qenë më të zëshmit kundër saj.
Jo kundër saj por kundër qëllimit të saj të errët për shkatërrimin dijen dhe shkencës shqiptare.

Për ta shkatërruar shkencën, nevojitet që të ketë shkencë, prandaj fati i shqiptarëve që s'kanë shkencë dhe shpëtuan pa ua shkatërruar Besa edhe shkencën.

Urrejtja shqiptare kundër 'padijes'msë Besës ishte urrejtje e organizuar.

'Padija' e Besës nuk ka qenë e qëllimshme.
Ajo nuk ka qenë qëllimisht e 'padijshme', por ec e bindi ti shqiptarët.
Kur merr kry shqiptari me t'urrejt kush që e ndal
s'ka.
Shqiptarët e Shqipërisë gjithmonë janë në vetëmbrojtje, tutën
mos po i vjedh diçka.
Mos po ua vjedh dijen.

E sheh ti shqiptarin në foto të profilit i shoqëruar me lopë, por që në 'Jeta osh qef' shpreh hidhërimin e tij të thellë për shkatërrimin e arsimit nga ministrja kosovare. 'Na çoi dëm kjo malokja'.

Besa ishte e tërbuar, kur i tha lamtumirë Ramës.
Por jo aq e tërbuar sa të harroj ta kombinoj fustanin e bardhë me maskën e bardhë.

Kurse Rama shihet që është fajtor, sepse sillej mirë me të si me një fëmijë që ende nuk ec me këmbët veta.
Fajtori gjithmonë sillet butë. Fajtori ose hesht ose sillet butë.

Kurse, ne të pasherrët këqyrim me shkumu tuj u mundu m'u arsyetu për fajin që s'e kemi

S'e di arsyen pse Edi Rama e ka zgjedhur bash Besën për ministre të Arsimit, por e di arsyen pse e ka 'shkarkuar', se Rama e ka stilin e katundarëve të ktyneherit kur e braktis dikë, ia bën punën që ai apo ajo të lodhet nga injorimi dhe cinizmi, të largohet dhe në fund ti duket asaj se ajo ka vendosur të ikë, e jo që ky ia ka pru punën deri aty.

Besa e nervozur (jo e mërzitur, se mërzia është burim i poezisë, kurse nervoza gjithmonë është e vrazhdtë dhe arrogancë), në fjalën e saj lamtumirëse ishte aq e rreptë me Ramën sa që la
përshtypje sikur ajo po e përjashton Edi Ramën (i cili i rrotullonte sytë, kështu bën Edi Rama kur i pengon budallallēku. Këtë prirje e kemi të përbashkët me Edi Ramën, nuk na pengon poshtërsia edhe aq, por budallallëku s'durohet hiç).

Besa iu drejtua Ramës si pasardhësit të saj, që po ia lë amanet partinë, ia dha instrukcionet si të vazhdojë tutje ta udhëheq partinë.
Kujdes me femrat, i tha!
Rama ia miratoi kërkesën me një rrethrrotullim të kokës dhe i tha 'amaneti yt do të shkojë në vend'.

Dhe, në fund Besa u nis nga Shqipëria për në Kosovën e largët.

Sa më përket mua, të isha në vendin e Besës e kisha rrotullu filxhanin e i kisha thënë Edi Ramës 'kqyrma bile edhe fallin e parashikoma të ardhmën, se më zi s'behet'.

P.S. Rrezikova me marr pak Like duke shkruar për Edi Ramën, sepse duket se ka dalë nga moda, por kujdes se Rama është i 'errët' si ngjyra e zezë, ka rrezik që kurrë s'del prej mode.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat