Kosovë, a të mungoi mërgata

Opinione

Kosovë, a të mungoi mërgata

Nga: Gjevat Berisha Më: 15 shtator 2020 Në ora: 19:57
Gjevat Berisha

Mund t’thuhet lirisht se ne shqiptarët jemi popull i rrallë në botë, që e duam atdheun në mënyrë të organizuar, sidomos në periudha të vështira.
Ky dimension i dashurisë është magjik, dhe i pakuptueshëm, është dashuri hyjnore që rritet nga largësia që nuk ndryshohet kurrë.

Sepse ne n’kurbet sado që bëjmë jetë normale; ndjehemi të huaj, numra serik, të ndarë në dy kultura, “as me shehër as me Barilevë”. Fatkeqësisht që nga pavarësia e Kosovës e këndej, nga pjesa dërmuese shoqërisë kosovare, ne mërgimtarët nuk shihemi me një sy edhe aq të mirë.!

Mosmirënjohja për ndihmat që ne mërgimtarët kem ndarë si për të afërmit, ashtu edhe për shoqërinë n‘përgjithësi është shqetësues. Ky perceptim negativ, ku futemi t’gjithë mërgimtarët me ni “thes”, nuk është edhe aq i drejtë.

Një këmishë t’bardh, me ja pa veshë mërgimtarit bëhet zhurmë e pa kuptimtë, se le më ndonjë veturë që e kemi fituar me mund dhe djersë.
Poashtu nuk është e drejtë që t’fajsohën vetëm mërgimtarët me akuza se sa here vijnë shkaktojnë tollovi dhe aksidente n’trafik. Duhët kuptuar se numri i veturave në trafik gjatë pushimeve dyfishohet, e që është e natyrshme që t’shtohën edhe aksidentet, natyrisht që nuk përjashtohen edhe të atillë që thyejnë rregullat për t’cilat në perëndim dot sanksionoheshin.

Ardhja e jonë me vetura, rrugëve t ‘Serbisë ku plaçkitemi pamëshirshëm nga pushteti serb, nuk bëhet edhe me aq dëshirë, por; alternativa tjetër me fluturu me aeroplana, nuk është edhe aq e thjesht, sepse, Kosova i ka bërë çmimet ma të lartat në rajon, e ndoshta edhe n’botë, duke harruar se ne mërgimtarët jemi shfrytëzuesit ma të mëdhenj të këtij lloj udhëtimi...!
Thuhet se, rreth një miliard € n’vit hyjnë nga Mërgata në Kosovë, për ta ushqyer Kosovën, si shtet me shumë telashe, që mbetën nga pasojat e luftës, dhe shkatërrimit total nga armiku.

E që fatkeqësisht pas luftës u gjunjëzua, edhe nga klanet e nëntokës që e patën ngulfatur çdo pore të shoqërisë kosovare, dhe e prunën popullin buzë greminës, i cili qe dy decenie krye-fjalë e ka vizën, dhe këqyrë vetëm qysh me ikë sa ma larg Kosovës...!

Mos s’harrojmë edhe një, se ne si kurbetçar jemi të destinuar të ndjejmë pikëllim të përhershëm në shpirtin e tonë. Zërat siç vijnë nga “analisti” Valon Syla duhet të ngulfatën nga shoqëria, sepse fryrjet që ai i lanson në adresë të Mërgatës, dalin jashtë kornizës së shprehjes së lirë.!
Zhvatja e pasurisë shoqërore, mos-respekti ndaj atyre që u flijuan për liri, stigmatizimi dhe përbuzja e skajshme, e rritë mërzinë edhe zemërimin te t’gjith të mërguarit që her-herë ngritëm zërin.

Megjithatë dashuria obsesive e shqiptarëve ndaj atdheut, përveç që është e dukshëm ajo admirohet, edhe nga të tjerët, e që ky si fenomen vërtetë meriton një studim t’veçant.
A nuk është për tu lartësuar fakti se ne, ndërtojmë shtëpi në atdhe, e jetojmë në mërgim...!
A nuk meriton vallë; që çdo shtëpi e mërgimtarit t’merret si vend i shenjtë.

Unë thëm po! Se pse, ne mbjellim dashuri në oborrin e shtëpisë, mbjellim lule, verë më verë, mbjellim pemë, të cilat nuk i mbjellim për vete, se ne shkojmë nga këtu, nuk i shohim kah rriten, nuk presim ti hamë, as të pushojmë nën hijet e tyre.
Unë sa herë që vijë në Janjevë, më “këputen” këmbët në dy gjunjët kur ndahem nga të afërmit, dhe gjithmonë kthehem i përlotur, sepse çdo ndarje e përjetoji si ditën e fundit.

A besoni ju se ka shumë prej nesh që nuk e kemi askënd n’vendlindje, askush nuk na pret kur t’vimë, dhe askush nuk na përcjellë kur t’shkojmë. Ne vijmë edhe për t’i vizituar kujtimet, dhe varret e atyre që janë ndarë qysh moti nga ne...!

Çdo përqafim i ndarjes me të dashurit, përjetohet si përqafimi i fundit, prandaj t’përbuzesh mu nga ata, me të cilët e ke ndarë kafshatën e gojës, dhe t’ua prishësh pushimin atyre që kurrë nuk pushojnë përveç një herë në vit, kur vijnë në Kosovë – është ligështim i skajshëm.
E që fatkeqësisht ky ves i keq, viteve t’fundit po shtrihet anë e mbanë Kosovës. Kjo dukuri jo e mirë i pikllonë zemrat e atyre që e treguan vetin kur Kosova përjetonte golgotën dhe tmerrin...! Besoni se ne mërgimtarët përmallohemi edhe për thërret e vendlindjes, për këtë arsye flasim edhe për rrjedhat në Atdhe, ditë e natë... Mos u mundoni me na heshtë, nuk keni të drejtë.!

Dashuria që ne t’mërguarit e kemi për atdheun, është si një dashuri mistike, sikur nëna që e mbanë në duar fëmijën e saj dhe ndërkohë e përqafon, disi e frikësuar se mos po i rrëshqet nga dora. Po, po. besoni, se kjo ndjenjë është prezentë të çdo mërgimtar, ku si dëshirë dhe stacion të fundit e kemi, dheun e Kosovës që dot bie mbi në. Bëhuni të sinqertë mos e përmbysni sofrën e Mërgatës.
Dëgjon edhe zërin tonë, kjo juve u bënë Nderë, kurse neve na i lehtëson vuajtjet për Atdhe...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat